Shkëputja nga gjiri i fëmijës, procesi kompleks i ablaktacionit. Këshillat e pediatres
Share This Article
Një fëmijë që ushqehet me gji, normalisht, kur hyn në muajin e gjashtë fillojmë t’i mësojmë ushqimet me përbërje kryesisht perime. Kjo është formula klasike e shkëputjes nga gjiri, e cila zgjat afro gjashtë muaj.
Nga mosha 5-7 muajsh fëmija ushqehet 5 herë me 6 orë pushim natën. Janë tre vakte të mëdha dhe dy të vogla. Sasia është sipas një formulë orientuese. Numrin e muajve, i vendosim njëshin para. P.sh. fëmija 4 muajsh duhet të marrë afërsisht 140-160 ml në vakt.
Më e lehtë dhe e absorbueshme është patatja. Më pas karrota e zier, bizele, patllëxhani, kungull, speca, qepa, spinaqi etj. Sipas stinës.
Vlen për t’u theksuar që çdo asortiment i ri që shtohet, provohet veçmas, për dy-tre ditë, për të parë pranueshmërinë.
Vlen për t’u theksuar që çdo ushqim i ri që shtohet, provohet veçmas, për dy-tre ditë, për të parë pranueshmërinë.
Kështu marrim një shembull:
Si ushqehet një fëmijë 7muajsh.
Ora 6.00- gji
Ora 9.30 – qumësht me biskota
Ora 13.00 – supë me perime ose pure perime me lëng mishi
Ora 16.30 – kos me banane
Ora 21.00 – gji
Ka edhe alternativa të tjera që provohen nga pak.
E verdha e vezës, e zier (surbull) i jepet 2 herë në javë, duke ja mësuar gradualisht.
Lëngu i mishit fillohet në muajin e shtatë.. Në fund të vitit të parë mishi i jepet i grirë. Më shumë vlera ka mishi i vicit, 2-3 herë në javë nga 30 gram.
Një herë në javë supa me mish pulë të freskët. Një herë në javë supe peshku.
Pas 7 muajsh pureja bëhet më e trashë.
Lëngu i frutave jepet ndërmjet vakteve, paradite 30 ml në ditë, me fruta të stinës. Kur të mbushi 1 vjeç rritet masa 50 ml lëng frutash (baraz me një filxhan kafeje)
Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme