E vjella gjatë udhëtimit, si të kujdesemi për të vegjëlit
Share This Article
Të vjellat gjatë udhëtimit ndodhin për shkak të impulseve, ngacmimeve që stimulohen nga lëvizja e shpejtë e syve, ose nga aromat brenda në makinë. Nën moshën dy vjeç rekomandohet të mos e ushqesh shumë para udhëtimit. As me stomakun bosh, por në përgjithësi ushqime të thata të cilat thithin lëngjet e stomakut. Mundohuni për ta vënë në gjumë fëmijën, ose mësoje t’i mbajë sytë mbyllur. Çfarë duhet të përdorim?
Gravol -Përdoret në formë sirupi ose tableta, mbi dy vjeç.
Ky medikament perdoret per te parandaluar sëmundjen e udhëtimit dhe gjithashtu të vjellat ose nauze ( të përziera ) që shoqërojnë situata të ndryshme, sindromi vertiginoz etj.
Dimenhydrinate-vepron për lehtësimin apo parandalimin e të përzierave dhe të vjellave duke ndikuar në qendrën e të vjellave.
Doza e zakonshme e të rriturve që përdorin tabletat është 50 mg deri në 100 mg çdo 4 orë, sipas nevojës.
Nëse jeni duke marrë Dymenhidrinat për sëmundjen e udhëtimit, doza e parë duhet të merret së paku 30 minuta dhe mundësisht 1 deri në 2 orë para nisjes.
Lexo edhe- Kinetoza (kur të zë makina, deti, avioni…), simptomat dhe trajtimi
Për fëmijë 2 deri në 6 vjeç doza e sirupit ose tabletës është 15 mg – 25 mg çdo 6 deri në 8 orë sipas nevojës për një maksimum prej 75 mg në një periudhë 24-orëshe. Për supostet doza në këtë grup-moshë është 12,5 mg – 25 mg. Mos e përdorni më shumë se një herë në 24 ore dozën e caktuar të supostit pa këshillën e mjekut.
Artikull nga doktoresha pediatre Zerina Sheme