Të njohim ilaçet/ Klorheksidina për pastrimin e gojës
Share This Article
Klorheksidina është një antiseptik që parandalon përhapjen e baktereve, përgjegjësve kryesore për infeksionet e plagëve. Një antiseptik si ajo pengon rritjen baktereve në inde.
Një dezifenktant ndryshon nga një antispektik për shkak të sipërfaqes ku janë efikase. I pari ndalon rritjen e baktereve në materiale të ngurta, si objekte, ndërsa antiseptiku vepron në inde të gjalla, si lëkura.
Në rastet specifike, Klorheksidina përdoret për të parandaluar përhapjen e bakteve në mukozën e gojës. Kështu redukton rrezikun që një plagë të infektohet. Kjo përbërje lidhet me mukozën orale dhe lëshohet gradualisht gjatë tetë orëve, prandaj këshillohet që goja të shpëlahet me të 2-3 herë në ditë.
UDHEZIMET PER PERDORIMIN E KLORHEKSIDINËS
Ky antiseptik përdoret zakonisht në stomatologji, sidomos në trajtimin e lezioneve të lehta të mukozës së gojës. Trajtimi me bazë klorheksidinën mund të jenë të përgjithshme apo të lokalizuara sipas zonës që duhet trajtuar.
Trajtimi i përgjithshëm
Nëse vuani nga ulcera e gojës apo bezdisje të tjera të mukozës së gojës, ju ka ndodhur që të përdorni klorheksidinën. Këshillohet përdorimi pasi të keni larë dhëmbët në formën e shpëlarjes, dhe pse tani është e pranishme në disa pasta dhëmbësh.
Lezione të lokalizuara
Nëse do të duhet të trajtohen lezione të përhapura gjerësisht mund të aplikohet në formën e sprajit. Në këtë format, veprimi i saj është më i saktë. Aplikacioni lokal rekomandohet në këto raste:
Infeksione episodike të gojës
Plagë në gjuhë
Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale
PERDORIMI SPECIFIK PER GOJEN I KLORHEKSIDINËS
Në përgjithësi klorheksidina për trajtimin oral përdoret e hollaur në përqëndrime 0.2, 0.12 dhe 0.10 %. Ajo mund të aplikohet në forma të ndryshme, si xhel, spraj apo pastë dhëmbësh. Shpëlarja e gojës me klorheksidinë duhet të përdoret 30 minuta pas larjes së dhëmëbve, duke e shpëlare me 15 mililitra për 30 sekonda.
Spray zakonisht përdoret për lezione lokale si për shembull ato të një operacioni dentar.
Por ndërkohë nuk duhet përdorur ky antiseptik për një kohë të gjatë pasi mund të njollosë dhëmbët tuaja, të errësojë ngjyrën e mishrave dhe të dhëmbëve. Nëse kjo ndodh nuk duhet të shqetësoheni pasi efekti zhduket pasi të keni ndërprerë përdorimin.
Mënyra e duhur e përdorimit
Pjesa më e madhe e personave që përdorin klorheksidinën e bëjnë menjëherë pasi kanë larë dhëmbët, njësoj si një garë garë (që ne e quajmë shpesh listerine) për përdorim të shpeshtë. Ideale do të ishte të përdorej të paktën gjysmë ore pasi janë larë dhëmbët. Kjo pasi klorheksidina nuk është në përputhje me disa përbërës të pastës së dhëmbëve, si monofluorofosfat natriumi.
KLORHEKSIDINA DHE COVID-19
Në disa shtete klorheksidina përdoret tek pacientët që ndodhen në spitale dhe që nuk mund të kryejnë higjinenën orale si zakonisht. Kjo pasi ajo ndihmon në parandalimin e pneumologjisë bakteriale.
Disa artikuj shkencorë kanë evidentuar se ndihmojnë në uljen ndjeshëm të mikroorganizmave në zgavrën e gojës, duke parandaluar ndërlikim të pneumonisë bakteriale.
Higjiena e mirë e gojës ndryshon shumëçka për një pacient të shtruar në spital, e veçanërisht që marrin frymë me ndihmën e ventilimit mekanik. Pastrimi i zgavrës së gojës me klorheksidinë, si në formën e shpëlarjes dhe të xhelit, zvogëlon me 40% rrezikun që pacientët në sptial të zhvillojnë ndonjë pneumoni bakteriale, veçanërisht ata që luftojnë me koronavirusin. Nuk ka informacion nëse përdoret në spitalet në Shqipëri aktualisht për higjienën e gojës së pacientëve
PËRDORIMI SI ANTISEPTIK TOPIK
Duke pasur parasysh efektivitetin e saj në një spektër të gjerë mikroorganizmash, klorheksidina përdoret dhe si antiseptik topik. Ai ka mjaft përfitime pasi nuk është irritues dhe nuk ndërvepron me gjakun.
Për më tepër kjo përbërje ka një toksicitet shumë të ulët. Mund të përdoret në plagë të hapura si gërvishtje, prerje apo djegie.
Klorheksidina ësht ënjë antiseptik efikas sidomos ndaj baktereve dhe kërpudhave. Përdorimi i tij është i përhapur në të gjithë botën aq shumë sa OBSH e ka futur në listën e ilaçeve thelbësore/ MeMjekun.com