Kategorite

Me te lexuarat

Mikroelementët në organizëm, roli jetik për metabolizmin

mikroelemente

Roli i tyre në organizëm është jetik për metabolizmin. Ato shërbejnë si katalizatorë në procesin e zbërthimit të ushqimeve që hamë. Le ti njohim disa prej tyre në këtë artikull të përgatitur nga doktoresha Zerina Sheme.

JODI

Jodi është elementi kimik bazë që balancon të gjithë hormonet dhe metabolizmin. Mungesa e jodit shkakton vonesë të zhvillimit fizik dhe mendor të fëmijës. Ushqimet që përmbajnë jod janë arrat, patëllxhanët, patetet, hurma, prodhimet e detit, kripa e jodizuar etj.

FLUORI

Merr pjesë në strukturën e kockës dhe tek zmalti i dhëmbëve. Deficiti i tij shkakton prishjen e shpejtë të dhëmbëve te fëmijët. Profilaksia fillon në muajin e shtatë të barrës. U jepet grave shtatzëna si suplement nga 1 mg në ditë. Gjendet tek prodhimet e detit.

MAGNEZI

Magnezi si mineral është thelbësor për të gjitha funksionet e mësipërme. Gjendet në grurë, arra dhe farra (sidomos farat e kungullit) sojë, çokollatën e zezë, perimet jeshile, bishtajore, peshk, kos dhe produkte të tjera të qumshtit.

Sidoqoftë sasia e magnezit në ushqim ndikohet nga përmbajtja e tokës në të cilën është rritur. Fakti është që përqindja e magnezit në tokë është ulur ndjeshëm gjatë shekullit të kaluar.

KALCIUMI

Kalciumi është përbërësi kryesor i kockës, merr pjesë në kontraksionet muskulare. Luan rol të rëndësishëm në co-enzymë, në sintezën e disa proteinave. Ajo është pjesë e sistemit imunitar neurotransmetues. Rregullon potencialet e membranës së qelizës. Merr pjesë në proceset e koagulimit të gjakut. Niveli i tij në gjak rregullohet nga hormoni i paratiroides. Prishja e balancës së kalciumit mund të çojë në tromboza, çarje të enëve të gjakut, gurë në veshka, osteoporozë, konvulsione etj. Gjendet në bulmet.

HEKURI

Hekuri merr pjesë në formimin e hemoglobinës e cila transporton oksigjenin në indet. Deficiti i hekurit shkakton aneminë sideropenike. Një në dy fëmijë vuan nga mungesa e hekurit deri në moshën 5 vjeç. Gjendet në të gjitha perimet me ngjyrë jeshile. Gjithashtu dhe tek mishi (mioglobina, pjesa e muskulit të gjedhëve).

NATRIUMI DHE KALIUMI

Janë dy mikroelementë shumë të rëndësishëm në nivelin qelizor. Ato ruajnë ekuilibrin e membranës qelizore. Kaliumi qëndron brenda membranës së qelizës, ndërsa natriumi jashtë. Kjo balancë mund të prishet kur fëmija ka të vjella ose bark. Humbja e kaliumit sjell pasojë dobësi muskulare, çrregullime të ritmit të zemrës etj.

FOSFORI

Fosfori është një element kimik që gjendet në muskuj, kockë, sy. Ai lidhet me aminoacid dhe merr pjesë në formimin e adenozinë trifosfat, e cila siguron energjinë bazë të qelizës. E marrim nëpërmjet ushqimeve bimore dhe shtazore. E pasur me fosfor është qepa.

Për funksionimin imunitar janë të rëndësishme vitaminat A, D, B6, C, Zinku, acidi folik, riboflavin (vitamina B2), magnezi dhe seleni. Funksioni i sistemit nervor përmirësohet nga natriumi, kaliumi, magnezi, kalcium, vitamina B6.

ZINKU

Pamjaftueshmëria e zinkut prek 2 miliardë njerëz në botë. Zinku është thelbësor për aktivitetin e të paktën 300 enzimave, në përbërjen e ADN. Ndihmon kujtesën dhe shikimin. Gratë shtatzënë duhet patjetër të kenë kujdes me nivelet e zinkut sepse ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fetusit.

Zinku përftohet nga burime shtazore. Meshkujt mbi moshën 19 vjeç kanë nevojë për 11 mg zink në ditë, ndërsa gratë kanë nevojë për 8 mg në ditë. Gratë shtatzënë kanë nevojë për 11 mg zink në ditë ndërsa ato lehonë duhet të synojnë për 12 mg zink në ditë.

Njerëzit që vuajnë nga ulcera, zorra e trashë dhe diarrea, mëlçia, diabeti, sëmundjet e veshkave, etj, kanë më shumë nevojë për zink. Sistemi imunitar ka shumë nevojë për zink, i cili nxit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të nevojshme për të luftuar bakteret dhe viruset.

Zinku ndihmon në parandalimin e inflamacionit që shkakton sëmundjen si astma, alergjitë, sëmundjet e zemrës, tumoret, plakja. Thonjtë dhe flokët janë të parët që preken nga mugnesa e zinkut. Nëse vini re njolla të bardha dhe çarje të thonjve, atëherë me siguri vuani nga mungesa e zinkut. Ndikon tek depresioni. Zinkun mund ta gjejmë tek midhjet, mishi i viçit, derrit, kungulli, farat e susamit, çokollata e zezë, fasulet, spinaqi dhe qiqrat.

Per me shume ndiqni videon: