Kategorite

Me te lexuarat

Regjimi ushqimor për hipertiroiden, çfarë duhet të konsumoni?

hipertiroidja

Në diagnostikimin e hipertioridizmit është e nevojshme të bëjmë ndryshime në regjimin tonë ushqimor. Tiroidja është gjëndra e gjatë rreth 5 cm, por keqfunksionimi i saj përfshin një varietet të gjerë simptomash. Arsyeja është sepse kjo gjëndër e vogël në formën e fluturës sekreton hormonet që kanë një veprim direkt në pjesën më të mirë të funksioneve fiziologjike.

Kur ka probleme, është e pashmangshme ndryshimi i ushqimit për të moduluar aktivitet e saj dhe për të parandaluar komplikacionet.

ÇFARË ËSHTË HIPERTIROIDIZMI?

Tiroidja është një gjëndër e vogël që gjendet në pjesën përparme të qafës. Funksioni i saj është të sekretojë hormone të ndryshme, disa prej të cilave thelbësore për organizmin. Funksionimi korrekt i kësaj gjendje pra është thelbësor për shëndetin, pasi këto hormone ndikojnë në qelizat e të gjithë trupit. Në veçanti, mes funksioneve të saj mund të përmendim: rregullimin e konsumit energjetik, sintezën proteinike, aktivitetin enzimatik dhe rregullimin e temperaturës së trupit.

Hipertioridizmi është çrregullimi i tiroides e cila nuk sekreton sasinë e duhur të hormonit të tiroides. Në këtë rast, për arsye të ndryshme sekretohet sasi e tepërt e hormoneve T3 dhe T4.

Në këto çrregullime përfshihen patologji të tjera të mundshme mes të cilave sëmundja e Basedow-Graves (Lexo ketu), adenoma toksike e tiroides etj.

Në rastin e hipertiroidizmit, funksionet e trupit kanë tendencën të përshpejtohen. Shfaqen kështu një sërë simptomash si dobësim, nervozizëm, shqetësime të gjumit, të dridhura, rritje të djersitjes, palpitacione.

Kur vuan nga patologji të tiroides, si hipertiroidizmi, është e nevojshme ti drejtoheni mjekut endokrinolog, derisa të vendosë trajtimin e duhur për rastin.

REGJIMI USHQIMOR PËR HIPERTIROIDIZMIN

Siç bëjnë të ditur ekspertët e British Thyroid Foundation, nuk ka një protokoll ushqyerje për sëmundjet e tiroides. Megjithatë, ndjekja e një regjimi të duhur ushqimor është thelbësore, ashtu si mbajta në kontroll e simptomave dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së pacientit.

Nutrientë të ndryshëm ndikojnë në aktivitetin e kësaj gjendje, pra sekretimin optimal të hormoneve. Mes tyre, ato kryesoret janë jodi dhe seleni, dhe pse janë objekt studimi dhe substanca të tjera të ushqimeve si soja apo perimet e familjes kryqëzore.

Nuk duhet të harrojmë se hipertiroidizmi është një sëmundje që zgjat gjithë jetën. Sipas specialistëve dy janë aspektet që duhet të merren në konsideratë:

Ndjekja e një regjimi ushqimor të varfër me ushqyesit që nxisin prodhimin e hormoneve tiroide, si jodi.

Përmirësimi i furniziit me lëndë ushqyese me aftësi antioksidante, që i gjenerojnë qeliza të shëndetshme. Si në rastin e Selenit.

Si të rregullomë sasinë e marë të jodit?

Në regjimin ushqimor për hipertiroidizmin është e nevojshme të monitorohet niveli i jodit, pasi merr pjesë në prodhimin e hormoneve tiroide.
Burimet kryesore ushqimore të jodit janë: kripa e jodizuar, disa lloje peshqish apo algash, produktet e qumështit, e verdha e vezës, disa drithëra dhe farëra.

Ushqime të ndryshme të familjes kryqëzore si brokoli, lulelakra, lakra e Brukselit, kanë një substancë që ndalon përthithje e jodit nga ana e gjendrës tiroide.

Rëndësia e Selenit

Seleni është një përbërës kryesisht i lidhur me gjendrën tiroide. Një publikim shkencor ka treguar rolin specifik të këtij oligoelementi në funksionimin e saj. Seleni gjendet në organe të ndryshme të trupit, në veçanti në tiroide, ku është e pranishme në formën e seleno-proteinës.

Këto proteina kanë një veprim antioksidant shumë të rëndësishëm, arsyeja që konfirmon se seleni ka një veprimtari mbrojtëse ndaj tiroides, përveçse përmirëson shëndeti në përgjithësi. Më specifikisht, është objekt studimi ndërhyrja e selenit në sëmundjen e Basedovv-Graves.

Këtë ushqyes mund ta marrësh përmes ushqiimt. Gjendet në fakt në ushqime si salmoni, drithërat integrale dhe veza. Por janë arrat e Brazilit që janë burim kryesor.

Një racion prej dy apo tre arrash Brazili polotësojnë nevojën e përditshme të rekomanduar.

HIPERTIROIDIZMI DHE VITAMINA D

Hormonet e tiroides ndikojnë në qeliza dhe funksione të ndryshme të trupit, përfshi kockat, që mund të dobësohen nëse hipertiroidizmi nuk trajtohet si duhet.

Sipas British Tyroid Foundation, analizat e personave të prekut nga sëmundja tregojnë nivel të ulët të vitaminës D dhe pse kërkohen studime të thelluara për të njohur shkakun dhe pasojat e mundshme.

Gjithësesi i duhet kushtuar vëmendje dhe sasisë së vitaminës D të pranishme në trup për të forcuar shëndetin muskulo-skeletrik.

Kjo mund të arrihet në këto mënyra:

Bëni rregullisht aktivitet fizik për të forcuar muskujt

Ekzpozimi në diell për 10 miuta në ditë gjatë orëve kur ai nuk është shumë i fortë për të shmangur efektet negative të rrezatimit diellor.

Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë D, kalcium dhe fosfor për të përmirësuar shëndetin e kockave. Këta ushqyes i gjejmë tek produktet e qumshtit, peshku ne kaltër, bajamet, qiqrat perimet dhe farat.

NJË REGJIM I MIRË USHQIMOR NDIHMON TRAJTIMIN E HIPERTIROIDES

Megjithëse trajtimi kryesor i hipertiroides është terapia me ilaçe apo ndërhyrja kirurgjikale, nuk duhet nënvlerësuar rëndësia e ushqimeve specifike për hipertioriden.

Ndjekja e një regjimi ushqimor të ekuilibruar dhe të shëndetshëm, dhe zvogëlimi i ushqimeve që përmbajnë jod dhe selen janë një ndihmë ndaj ilaçeve dhe garantojnë një cilësi jete më të mirë. /MeMjekun.com