Kategorite

Me te lexuarat

Kanceri kolorektal/ Analiza e feçe gjak okult (FOB) që sinjalizon hemorragjinë e aparatit tretës

fob fece gjak okult

Analiza e feçe gjak okult është një analizë që përdoret për të vlerësuar praninë e asaj që quhet gjaku okult në feçe. Quhen “okulte” gjurmët e rruazave të kuqe të gjakut të pranishme në jashtëqitje, të padukshme për syrin e lirë, si për shembull në letrën higjienike apo në muret e tualetit pasi keni dalë jashtë.

Arsyeja kryesore e kësaj analize është depistimi për kancerin kolorektal. Ndryshe nga patologjitë e tjera që shfaqen me gjurmë gjaku të dukshme, karcinoma e zorrëve shfaq humbje të vogla të vështira për tu parë me një sy të shpejtë. Kjo pasi gjakosja nuk është një lëndim voluminoz, por një polip i vogël që në mënyrë potenciale tregon nisjen e një procesi neolpazik.

American Cancer Society (Shoqëria Amerikane e Kancerit) rekomandon që analiza e feçe gjak okult të bëhet një herë në vit duke nisur nga mosha 50 vjeç, por mund të përshpejtohet në 40 vjeç në rastet kur ka raste familjare.

Rezultati pozitiv i analizës së feçe gjak okult nuk duhet të alarmojë pacientin në radhë të parë: pasi ka shumë gjendje që mund të çojnë në një ndryshim të saj dhe në këtë sens ato malinje janë në pakicë. Nga ana tjetër, rezultati negativ nuk përjashton domosdoshmërish praninë e një sëmundje )që mund të jetë në fazën fillestare) apo një rikthim të saj.

Dobia analizave depistuese është në fakt e dukshme në një shkallë të gjerë (në nivelin e popullatë, më shumë se të individit); por nuk duhen të konsiderohen mjete diagnostikuese në kuptimin e ngushtë, por dobia e tyre në rastet më të rënda është padiskutim shumë e madhe.

VLERAT NORMALE

Rezultati i analizave në popullatën e shëndetshme është negative, prania e gjakut në jashtëqitje në fakt sugjeron një proces patologjik të vazhdueshme.

Duke qenë se bëhet fjalë për një analizë depistimi për të bërë vlerësime jospecifike, një rezultat pozitiv nuk duhet konsideruar si shfaqje e një patologjie neoplazike; gjendjen që mund të tregojnë një prani minimale të feçe gjak okult janë të shumtë dhe vetëm një pjesë e tyre ka konotacion malinj.

REZULTATI POZITIV

Rezultati pozitiv i analizës së feçe gjak okult është për shkak të gjakderdhjes në sistemin gastrointestinal. Disa nga gjendjet që mund të çojnë në prani të gjakut në jashtëqitje (feçe) janë:

Kanceri kolorektal
Ulçera e zorrëve
Polipet intestinale me natyre beninje
Patologjia hemorroidale
Divertikuloza
Sëmundje inflamatore intestinale (koliti ulceroz, sëmundja e Crohn)
Kryerja e ekzaminimeve të tilla si kolonoskopia apo Tomografia e barkut mund të vlerësohet si e nevojshme nga mjeku kurues për të gjetur burimin e gjakderdhjes.

KUR KËRKOHET ANALIZA

Depistimi për feçe gjak okult është pjesë e analizave të kontrollit të bëra rutinë në popullatën në rrezik; kriteri me të cilin zgjidhet popullata është mosha:

Popullsia e përgjithshme: depistim i këshilluar duke nisur që nga mosha 50 vjeç
Popullatë me anamnezë pozitive për kancerin kolorektal: depistim i këshilluar që nga mosha 40 vjeç.

Ekzaminimi kërkohet pavarësisht simptomave që mund të ketë pacienti, pasi në fazat e hershme të saj sëmundja neoplazike mund të jetë “e heshtur” (dhe është pikërisht kjo pjesa ku depistimi merr rëndsi të madhe) . Në Shqipëri feçe gjak okult është i parashikuar në Check Up tek femrat dhe meshkujt mbi 40 vjeç. Përveç depistimit për kancer, feçe gjak okult mund të kërkohet dhe për të parë në nivelin intestinal ndonjë humbje të mundhsme gjaku të shkaktuar nga anemia me kalimin e kohës (mungesa e hemoglobinës në gjak).

SI BËHET ANALIZA?

Analiza për feçe gjak okult parashikon fillimisht marren e një kampioni që bëhet në shtëpi. Pacientit i jepet jnë kit që ka mjetet e nevojshme për ruajtjen si duhet të jashtëqitjes bashkë me të cilat dorëzohet informacioni i detajuar.

Para se të merrni mostrën këshillohet të kontrolloni që keni gjithçka që ju nevojitet; zakonisht kiti përmban:
Furçën
Vasketën
Qese që mbyllet
Etiketë

Përsa i përket etiketës në veçanti duhet të keni parasysh ta plotësoni para se ta vendosni në kit. (vijon poshte fotos)

kolektori fob

Për marrjen e mostrës duhet të keni parasysh disa masa të thjeshta paraprake:

Do të mblidhni material nga tre evakuime të ndryshme, sa më afër të jetë e mundur; kryesisht mostrat merren tre ditë rresh (ka dhe programe depistimi që kërkojnë vetëm një mostër)

Mostra e feçes pozicionohet në kontenitorin steril që nuk duhet të jetë i kontaminuar as me urinë e as me ujë.
Mostra e feçes nuk duhet të prekë muret e tualetit dhe as ujin në të; me letër higjenike mund të krijoni një si formë ‘shporte’ për të lehtësuar marrjen e mostrës.

Përdoret furça që përmban kiti për të marrë një mostër të feçes dhe për ta vendosur në pozicionin e duhur të vasketës ku do të thahet.

Pasi të thahen mostrat mund të ruhen për disa ditë në temperaturë mjedisi.
Kur të keni të tre mostrat ato do të futen në zarf të mbyllur dhe do të dorëzohen në laboratorin e analizave.

PËRGATITJA

Një ditë para analizës së feçes gjak okult këshillohet që:

Të konsumoni fruta e perime të gatuara mirë
Mundësisht një regjim ushqimor të pasur me fibra, duke preferuar ushqime me bazë integrale mundësisht

Shmangni marrjen e antiinflamatorëve jo-steroidë pasi ato mund të shkaktojnë mikro-gjakderdhje gastrike që do të ndikonin në rezultatin e analizës. Disa Shembuj të AIJS janë aspirina, ibuprofeni, ketoprofeni, deksketoprofeni, diclofenac, piroxicam dhe naproksen.

Shmangni marrjen e ushqimeve apo ilaçeve të pasura me vitaminë C pasi mund të ndikojë në rezultat fals negativ të analizës.

Shmangni ushqime si mishi i kuq apo mishi në përgjithësi, pasi kjo do të ndikonte në një rezultat fals pozitiv.

Gjithashtu shmangni konsumin e repës së kuqe, panxharit të papërpunuar etj, pasi ndikon në rezultat fals negativ të analizës./ MeMjekun.com

Burimi: MedlinePlus