Kategorite

Me te lexuarat

Mësim nga natyra/ Këshillat për pandeminë nga specialisti i bimëve Ylli Merja

Ylli merja kura covid

Emri i Ylli Merja, specialistit të bimëve u përmend në Kuvend nga deputeti Adriatik Alimadhi i cili foli për një “ilaç me pika” të tij. Vetë dr. Merja ka folur më tepër mbi këtë kurë duke dhënë edhe këshillat e vlefshme.

Ai ishte i ftuar në “Vila 24” ku theksoi se ilaçi është testuar, është provuar dhe janë futur bimët e fuqishme antivirale.

“Nuk mund të them që unë apriori arrita tek ai ilaçi, kështu kot dmth. Ai është testuar, është provuar, janë futur këto bimët më të fuqishme antivirale, dhe sigurisht ai ilaçi me pika ishte një kompozim i pak vajrave esenciale në propolisin me rigon. Që në momentin e parë ne e kemi provuar dhe tek njerëz të tjerë që kanë qenë si të thuash në atë presën e briskut që mund të vdiste, por shpëtonte. Dhe kemi patur njerëz dhe në klinikë që i ulej oksigjenimi i trupit dhe ne duke vendosur oksimetrin në gisht, i provonim disa nga vajrat esencialë dhe kishte shumë nga ata për shembull që e merrnin 80 dhe e çonin 95 brenda 1-2 minutash. Këto selektime ne i bëmë, të gjitha këto i hodhëm tek ai propolisi”, tha dr. Merja.

INTERVISTA

Ky ilaç që ju përmendët ishte për rregullimin e frymëmarrjes, për të cilën kanë shumë persona nevojë apo jo?

Ishte funksioni i këtij propolisi me ato esencat e shtuara që iu bënë, kishte si mision të vriste virusin dhe ta shkatërronte atë. Pra të ishte si një antiviral. E dyta, të zgjeronte alveolat e mushkërisë, të hapte bronket. Dhe e treta kishte një përbërës që këto bronket, bronkiola dhe deri të alveolat, pra këto rrugët e frymëmarrjes të ishin sa më të zbutura. Pra të krijonin dhe vetë ato një farë zbutjeje në mënyrë që një mushkëri e bllokuar, ndoshta nga virusi, nga uji që mund të prodhohet në mushkëri, nga një pneumoni, të marrë dhe të veprojë fuqishëm për ti nxjerrë këto toksina që ka mushkria brenda vetvetes së saj.

Ju keni sjellë kurën anti- COVID që ju e keni rekomanduar që në mars dhe që vazhdon të përdoret. Për ta rikthyer dhe njëherë çfarë i keni shtuar kësaj kure dhe pse duhet ta mbajmë këtë në shtëpi dhe pa na kapur si të thuash virusi por që të jemi të parapërgatitur.

Çfarë mund të marrë një njeri që ndjen për shembull shenjat e para, pa e bërë fare atë testin sepse nuk është ndonjë dominuese në këtë drejtim, se bëra testin unë e u zgjidh problemi. Jo. Nëse kemi shenjat, pak ethe, pak temperaturë, një si djegie të lehtë të fytit dhe kjo djegie fillon e shtohet, një ngjethje në pjesën e kokës, sikur flokët nuk i ndjen si të tuat, një dhimbje të pjesës së veshkave, një shtrëngim në zemër, një vështirësi në frymëmarrje, nuk ka nevojë të bësh testin. Atëherë shiko gjurmueshmërinë nga mund ta kesh marë dhe merr masa të qëndrosh në shtëpi i diferencuar.

Pas kësaj fillo hap pas hapi trajtimet për ta sulmuar këtë virus që të ka hyrë në organizëm. Ne kemi përmendur dhe atëherë është konsumi i dy thelpinjve hudhra. Marrim rastin që nuk e keni marrë kurën e COVID-it në shtëpi. Atëherë pas dy thelpinjve hudhër, shpejt e shpejt ai duhet të marrë të përgatisë një çaj mundësisht për të rriturit mund të japim një dozë për shembull: një lugë gjelle rigon, 3-4 gjethe dafine, një lugë çaji piper i zi dhe 3-4 gota ujë. I ziejmë dhe e pijmë. Mund të konsumojë afërsisht qepë të freskët, dhe e marrim një qepë e presim feta feta dhe e hapim në ambientin ku do të qëndrojë i sëmuri, kjo për faktin se qepa na ndihmon që të kapë, absorbojë këto viruse që lundrojnë në ajër.
Mbaruam me këtë çajin që mund ta përdorë në kushte shtëpie. Hudhra mund të përdorë 6-7 në ditë, qepë afërsisht një kokër dhe çaji 3 gota në ditë. Njëkohësisht mund të bëjë një masazh një fërkim të gjoksit, brinjëve, shpatullave përballë një reflektori rreth 20 minuta, duke marrë dhe 1-2 paracetamol ti tresë në raki dhe të lyejë shpinën.

Ndërsa nëse e ka këtë kurën dhe kërkon atë propolisin me kombinacionet që bëhen për raste të vështira dhe ajo përgatitet dhe vazhdohet kështu. Merret çaji antiviral, mund ta zjejmë në 2-2.5 litra ujë, pihet deri në 3 gota në ditë, mund të pihet para apo pas buke, nuk ka rëndësi. Mund të hedhim brenda këtij çaji 10-12 pika propolis me rigon. Në rastet që kemi sulme të djersitjes, sigurisht që duhet të ndërrohet e pastohet. Ne kemi pasur pacientë në shtëpi që duhet të ndërroheshin dhe 20 herë në ditë, nuk ishte problem ajo. Trupi dhe këto i nxjerr përmes djersës dhe gjurmë të këtyre viruseve. Atëherë ndërrohesh pastrohesh dhe qëndron i thatë. Kur kemi gjurmë të djersitjes vaji i dafinës vendoset në hundë nga 1-2 pika dhe kjo na mban hundën dhe të lirë dhe e mban të zbutur dhe ajri, grimcat e këtyre polifenoleve shkojnë dhe depërtojnë në mushkëri. Tjetra është përdorimi i antiseptikut, një antiviral që mund të përdoret 7-8 herë, sa herë të duash në ditë. Mund të marrim maskën, e sprucojmë me 4-5 herë kështu dhe e vendosim në hundë atë maskën.

Pavarësisht se maska është e detyrueshme, sërish ka një numër të rritur të të prekurve me COVID-19, që do të thotë se prekja apo mënyra të tjera të transmetimit masiv të këtij virusi.

Por është e mrekullueshme që asaj maskës ti japim 5-6 sprucime nga kjo dhe ta mbajmë në hundë, dhe mbrohemi dhe rigjeneroj, ngacmoj trupin që ky të çojë atë imunitetin e tij dhe e ndihmon që ato qelizat luftarake të jenë më aktive, jo si të fjetura.

 

Çfarë duhet të konsumojë njeriu?

Të gjitha produktet që ne konsumojmë kanë aminoacide të ndryshme, dikush ka L-argininën, e kështu me radhë. Të gjitha ato që përmbajnë aminoacidin argininë ne duhet ti heqim. Kush janë këto? Të gjitha ato që janë fruta të thata, hiqen sepse këto stimulojnë shtimin e virusit në organizmëm. Ndërsa ato që përmbajnë aminioacidin luizinë bëjnë të kundërtën, rrisin përqindjen e kolagjenit në organizëm, ndihmojnë organizmin të kapë vitaminën C dhe ta fusë në gjak, dhe njëkohësisht ndikon fuqishëm në shtypjen e virusit. Të gjitha produktet e bulmetit, po nga ai bulmet që bagëtitë kullosin në natyrë, ky qumësht është i mrekullueshëm. Pulat që ushqehen në natyrë, lëngu i pulës në këto raste është i mrekullueshëm të jep një rigjallërim të organizmit, ose e nxit që ato leukocitet që luftojnë si të ngadalta të bëhen luftarake. Një lëng mishi, djathi, gjiza, kosi i këtyre produkteve janë të mrekullueshme për këto raste. Një i sëmurë duhet të konsumojë nga këto gjëra më shumë, produkte shtazore, tju largohemi frutave të thata dhe pastaj perimeve të ndryshme të stinës. Në vend të parë është xhinxher, mund të fusim repën, karrotën qepën brokoli e të gjitha këto do të jenë më të mira nëse janë organike bio./ MeMjekun.com

Burimi: News 24