Kategorite

Me te lexuarat

Atelektaza polmonare, shkaqet dhe simptomat

mushkeria

Termi Atelektaza polmonare vjen nga greqishtja dhe do të thotë “zgjerim i papërsosur”, duke përshkruar një çrregullim në të cilën një pjesë e mushkërive nuk ka ajër dhe për këtë arsye pëson kolaps.

Mund të prekë të gjithë mushkërinë apo një pjesë të saj. Përgjithësisht shkaktohet nga pengesa në rrugët e ajrit apo nga presion i jashtëm i mushkërive, arsye për të cilën alveolat shfryhen ose mbushen me lëng.

Atelektaza është një komplikacion i shpeshtë i disa problemeve respiratore. Mund të ndodhë përshembull për shkak të një fibroze cistike, tumor të mushkërive, ndërhyrjeve kirurgjikale në kraharor etj. Por mund të ndodhë dhe si pasojë e thithjes së trupave të huaj. Kjo gjendje shkakton probleme të ndryshme respiratore.

SIMPTOMAT

Para së gjithash ky shqetësim duhet të dallohet nga pneumotoraksi. Kjo e fundit ndodh kur ka një rrjedhje të ajrit nga mushkëritë dhe shkon në pleurë, ndërsa atelektaza plomonare konsiston në zvogëlimin e sasisë së ajrit në mushkëri me pasojë humbjen e vetë vëllimit.

Ajo mund të mos shfaqe simptoma të dukshme. Kur prek një pjesë të vogël të mushkërive apo zhvillohet ngadalë nuk ka simptoma të dukshme.

Përkundrazi, kur zhvillimi i saj është shpejtë dhe prek alveola të ndryshme, personi ka simptoma të rënda mes të cilave janë:
Vështirësi në frymëmarrje
Frymëmarrje të irrituar dhe sipërfaqësore
Kollë
Fishkëllimë në frymëmarrje
Dhimbje në gjoks: sidomos në rastet e traumës apo polmonitit
Takikardi dhe hipotension
Cianozë për shkak të hipoksemisë, ose më pak shkëmbim gazi

Kur frymëmarrja bëhet vazhdimisht e vështirë duhet patjetër ti drejtoheni mjekut.

SHKAQET

Atelektaza polmonare mund të shkaktohet nga një pengesë e bronkeve apo bronkioleve, por dhe për shkak të një presioni në pjesë të jashtme të mushkërisë.

Anestezia e përgjithshme është gjithashtu një shkak i shpeshtë pasi ndryshon ritmin e rregullt të frymëmarrjes, duke ndryshuar shkëmbimin e gazrave të mushkërisë. Pas anestezisë alveolat mund të fryhen. Pothuajse të gjithë personat që i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale zhvillojnë një farë shkalle të atelektazës.

Për të folur për shkaqet më të shpeshta të atelektazës, duhet të dallojmë mes atelektazës polmonare obstruktive dhe jo obstruktive.

Shkaqet e atelektazës obstruktive
Trupat e jashtëm: më i shpeshtë tek fëmijët, kur gëlltisin objekte të vogla, si pjesë lodrash.

Tapat e mukozës: konsiston në grumbullimin e mukusit në rrugët ajrore. Në përgjithësi shfaqen gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi është më e vështirë të nxjerrësh mukusin, shto dhe faktin se shumë ilaçe që merren zvogëlojnë thellësinë e frymëmarrjes. Këto tapa gjenden më lehtë tek të prekurit nga fibroza cistike apo astma.
Tumoret: Një tumor në rrugët e ajrit bën që ato të tkurren e për rrjedhojë të bllokohen.

Shkaqet e atelektazës joobstruktive

Traumat: në këtë rast dhimbja redukton thellësinë e frymëmarrjes duke shkaktuar një ngjeshje të mundshme të mushkërive.
Eufuzioni pleural: konsiston në grumbullimin e lëngjeve mes pleurës polmonare dhe pjesës së brendshme të murit të gjoksit.

Polmoniti
Shenja në indin polmonar: lëndime, sëmundje polmonare apo ndërhyrje kirurgjikale që lënë shenja.

DIAGNOZA

Për të formuluar diagnozën e atelektazës në përgjithësi janë të mjaftueshme vlerësimi klinik dhe analizat radiologjike të rastit. Megjithatë, mund të përdoren teknika të caktuara për të konfirmuar diagnozën apo për të vlerësuar shkallën e saj.

Mes tyre përmendim tomografinë e kompjuterizuar, bronkoskopinë, ekografinë dhe oksimetrin. Bronkoskopia vëzhgon llojin e bllokimit dhe mundësinë e eliminimit.

TRAJTIMI

Trajtimi sigurisht që varet nga shkaku. Një episod i shkurtër i atelektazës mund të zhduket pa asnjë trajtim. Nëse është e nevojshme megjithatë gjejmë:

Heqja e obstruksionit (bllokimit) përmes bronkoskopisë
Goditje të toraksit për të holluar tapat e mukusit
Ilaçe të thithura përmes rrugëve të ajrit. Të nevojshmë janë edhe fluidifikuesit
Trajtim të tumorit kur është i pranishëm.

Në raste të tjera, përdoret presioni iv azhdueshëm pozitiv në rrugët e ajrit (C-PAP). Kjo është e dobishme tek pacientët që nuk mund të kolliten apo vuajnë nga hipoksemia, zakonisht pas operacionit.

ÇFARË DUHET TË KEMI PARASYSH

Atelektaza është një shqetësim që mund të kalojë pa u vënë re. Megjithatë mund të kthehet në problem serioz apo të jetë rezultat i një sëmundje themelore. Megjithatë është e rëndësishme të njohim shkaqet e simptomat për të pasur kështu trajtimin e duhur. Në rasti e vështirësisë në frymëmarrje, gjithmonë duhet ti drejtoheni mjekut./ MeMjekun.com

Burimi referues: NCBI