Kategorite

Me te lexuarat

Studimi i ri/ Shëndeti mendor dhe COVID-19, si të përballojmë stresin

stresi covid

Një studim i fundit mbi COVID-19 tregoi se tek të rriturit, simptomat e depresionit dhe të ankthit janë tre herë më të larta si pasojë e pandemisë – një tregues i rëndësishme i ndikimit që COVID-19 ka pasur në shëndetin tonë mendor dhe mirëqenien psikologjike.

Pandemia e COVID-19 ka pasur një efekt të madh në jetën tonë. Shumë prej nesh po përballen me sfida që mund të jenë stresuese dhe të shkaktojnë emocione të forta tek të rriturit dhe fëmijët.

Veprimet e shëndetit publik si distancimi shoqëror janë të nevojshme për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, por ato mund të na bëjnë të ndjehemi të izoluar dhe të vetmuar, si dhe mund të rrisin stresin dhe ankthin.

Mësimi i përballimit të stresit në një mënyrë të shëndetshme do t’ju bëjnë ju, njerëzit e afërm dhe ata përreth jush që të bëheni më elastikë.

ÇFARË SHKAKTON STRESI

Stresi mund të shkaktojë:

Ndjenjën e frikës, zemërimit, trishtimit, shqetësimit, frikës, mpirjes ose zhgënjimit
Ndryshime të oreksit, energjisë, dëshirave dhe interesave
Vështirësi në përqëndrim dhe marrje të vendimeve
Vështirësi në gjumë apo makthe
Reagime fizike, si dhimbje koke, dhimbje trupi, probleme në stomak dhe skuqje të lëkurës.
Përkeqësim të problemeve kronike shëndetësore
Shtim të përdorimit të duhnit, alkoolit dhe substancave të tjera.

Është e natyrshme të ndjesh stres, ankth, pikëllim dhe shqetësim gjatë pandemisë së COVID-19. Më poshtë janë disa mënyra që ju mund të ndihmoni veten, të tjrët dhe komunitetin tuaj në menaxhimin e stresit:

MËNYRA TË SHËNDETSHME PËR TË PËRBALLUAR STRESIN

Bëni pushim nga shikimi, leximi ose dëgjimi i lajmeve, duke përfshirë dhe ato në mediat sociakle. Sigurisht që është mirë të informohesh, por të dëgjosh për pandeminë vazhdimisht mund të jetë e mërzitshme.
Kini parasysh kufizimin e lajmeve në vetëm disa herë në ditë dhe shkëputjen nga ekrani i telefonit, TV-së, dhe kompjuterit për një kohë

Kujdesuni për trupin tuaj

Merrni frymë thellë, shtrihuni ose meditoni

Përpiquni të hani ushqime të shëndetshme dhe të ekuilibruar mirë

Ushtrohu rregullisht

Flini shumë

Shmangni përdorimin e tepërt të alkoolit, duhanit dhe substancave

Vazhdoni me masat parandaluese rutinë, siç ju rekomandon mjeku ofruesi i kujdesit shëndetësor

Vaksinohuni me një vaksinë COVID-19 kur është në dispozicon

Qendroni në kontakt me të tjerët. Bisedoni me njerëzit që keni besim në lidhje me shqetësimet tuaja dhe si po ndiheni.

Qendroni të lidhur me miqtë dhe komunitetin tuaj. Ndërsa në fuqi janë masat e distancës sociale lidhuni përmes internetit, mediave sociale, telefonit apo postës.

NDIHMA PËR TË TJERËT

Kujdesi për veten ju ndihmon të kujdeseni për të tjerët. Gjatë kohëve të distancimit shoqëror, është veçanërisht e rëndësishme të qëndroni të lidhur me miqtë dhe familjen tuaj. Ndihma për të tjerët për të përballuar stresin përmes telefonatave apo bisedave video mund tju ndihmojë ju dhe të dashurit tuaj të ndiheni më pak të vetmuar ose të izoluar.

NDIHMA TË TJERA

Nëse jeni duke luftuar ër të përballuar situatën ka shumë mënyra për të marrë ndihmë. Së parti telefonin kujdesin shëndetësor nëse stresi ju pengon në aktivitetet tuaja të përditshme për ditë me radhë.

Gjatgë kohës së stresit të fortë njrëzit mund të kenë mendime për vetëvrasje. Ajo është e parandalueshme dhe ndihma është në dispozicion.

Burimet konfidenciale gjithashtu mund tju ndihmojnë ju apo të dashurit tuaj duke u lidhur me një psikolog./ MeMjekun.com

Burimi: CDC