Kategorite

Me te lexuarat

PSIKOLOGJI/ Nga “duhet” tek “do të ishte më mirë”, si të zbusim nivelin e ankthit

ankthi

“Duhet” na imponon përtej mundësive tona dhe si rrjedhojë shkakton stres dhe ankth.

“Ato çfarë i shqetësojnë njerëzit nuk janë gjërat në vetvete, por gjykimi që ata vetë shfaqin rreth këtyre gjërave.” Epitektusi

Teori të shumta pohojnë që emocionet janë të lidhura ngushtë me mendimet, konceptimet paraprake apo bindjet e individit janë vendimtare për ecurinë e jetës. Mendimet e njëjta konceptohen dhe përjetohen ndryshe nga individ të ndryshëm, e shpjeguar më thjeshtë; dy individ të ndryshëm e përjetojnë ndryshe një ngjarje të njëjtë, përshëmbull: dy studentë një natë përpara provimit, njëri e kalon gjithë natën pa gjumë prej ankthit dhe kur hyn në sallën e provimit në mëngjes ai është tejet i shpërqëndruar për shkak të përgjumjes. Ndërsa studenti tjetër i cili ka kaluar një natë të qetë dhe me gjumë të mirë edhe pse orët e studimit mund të kenë qënë më të pakëta se të studentit të parë ka gjasa që ai të jetë me produktiv. Ankthi që individët i krijojnë vetes vjen si pasojë e induktimit të sedrës dhe moralit gjatë edukimit të tyre. Nocioni “duhet” duket mjaft detyrues dhe gjykues.

“Duhet” të jem i suksesshëm apo dikushi në jetë shpesh krijon ankth sepse jo gjithmonë realizohen pikësynimet e vendosura. Shumë persona krijojnë bindjet e tyre fikse që nëse nuk e bëjnë mirë një gjë, ata mendojnë që nuk vlejnë. Albert Ellis i cili është edhe themeluesi i Terapisë Treminutëshe thoshte“ndrysho mënyrën e të menduarit, ndrysho jetën tënde”. Shumë individë përjetojnë dhimbje dhe trishtim për shkak të mendimeve të tyre. Ata krijojnë ose kanë një ngjarje reale e cila u aktivizon atyre bindje irracionale e më pas pasojat emocionale. Ngarje reale është kur individi nuk arrin dot të kryejë pagesat e faturave në kohë. Ndërsa ngjarje jo reale është kur edhe pse anjëherë nuk e vonon pagesën e tyre, kjo ndodh sepse ata janë mësuar me idenë që punët apo detyrimet DUHEN kryer në kohë, frika bën që t’i krijojnë vetes këto mendime. Nën presionin e idesë që “Duhet” t’i paguajë faturat në kohë ai kështu i krijon vetes stres dhe ankth pa ardhur akoma data e pagesës. Gjatë kësaj kohe humbet përqëndrimin në punë dhe kështu mund të humbasë punën për shkak të performancës së ulët e cila i vjen për shkak të presionit të vetshkaktuar.

– Një teknikë e mirë dhe e thjeshtë për t’u përdorur është duke i zbutur pak mendimet nga ato negative në ato pozitive, pra nëse e zëvendëson fjalën “duhet” me “do të ishte mirë” atherë niveli i ankthit do te ishte më i pakët ose aspak.
“Duhet të dal shkëlqyer në provim”!
“Duhet të jem i/e dëshiruar kudo që shkoj dhe nga të gjithë ata që takoj”.
“Duhet të kem shumë shokë/shoqe përndryshe unë nuk jam i/e mirë”
“Duhet te jem ne peshe te mire te dukem bukur, “Duhet te jem korrekt.”
“ Duhet te dal shkelqyer ne provim.”
“ Duhet te kem shtepine ne rregull kur tme vije dikush per vizite.”
“ Duhet te jem i/e mireorganizuar.”
“Jeta Duhet te jete pa telashe.”
Duhet Duhet Duhet…

Artikull nga psikologe Juliana Dulla

Nr. Tel +355 69 823 2247