Kategorite

Me te lexuarat

Ortodontia interceptive (zbuluese), çfarë është dhe kur është i nevojshëm

ortodontia interceptive

Ortodontia interceptive (zbuluese) është një trajtim që parashikon përdorimin e aparateve për të korrigjuar problemet e daljes së dhëmbëve gjatë fëmijërisë, fazë ku kockat janë ende në rritje. Të kujdesesh për dhëmbët që në moshë të vogël është shumë e rëndësishme për shëndetin e më të vegjëlve.

Për këtë arsye këshillohet që të çoni fëmijën te dentist sa më shpejt për të zbuluar në kohë çdo anomali dhe të kryeni trajtimin e duhur. Ortodontia interceptive vepron në mënyrë të shpejtë për të zgjidhur problemet e keqpozicionimit së dhëmbëve që kanë dalë tashmë.

Në këtë mënyrë shmangin përkeqësimin ndër vite të situatës jonormale, duke shmangur kështu trajtimet më të komplikuara, invazive dhe të kushtueshme. Por ku konsiston ortodontia interceptive?

ÇFARË ËSHTË ORTODONTIA INTERCEPTIVE

Ortodontia interceptive është trajtimi që përfshin vendosjen e një aparati dentar gjatë fëmijërisë. Qëllimi i saj është pikërisht të ndërhyjë në rritjen jonormale të strukturës maksilo-faciale për të drejtuar zhvillimin e duhur kockor.

Përdoret për të korrigjuar zhvillimin kockor, muskular dhe dentar para se të përfundojë procesi i daljes së dhëmbëve. Duke monitoruar madhësinë dhe pozicionin e dhëmbëve në fazën e zhvillimit, shmangen problemet më të rënda në të ardhmen.

Pra, shmang kështu trajtimet komplekse, të gjata dhe të kushtueshme që bëhen kur kocka ka arritur tashmë tërësisht rritjen e saj. Ka lloje të ndryshme aparatesh që përdoren:
Aparate të lëvizshëm (pllaka e Schwarz)
Pajisja tërheqëse ekstraorale
Aparatet e padukshme
Aparatet funksionale me elastik ose të fiksuar.

Çdo aparat është dizenjuar dhe përshtatuar sipas nevojës dhe veçorisë së secilit pacient.

KUR ËSHTË I NEVOJSHËM?

Pasi dentisti të ketë diagnostikuar një anomali të dhëmbëve është e nevojshme ndërhyrja e ortodontisë interceptive. Është shumë e rëndësishme të theksojmë se vizitat e rregullta te dentisti gjatë fëmijërisë ndihmojnë në zbulimin e hershëm të çdo problemi.
Ideale është të lihet një takim tek dentisti para se fëmija të mbushë një vjeç, dhe të kryeni izita periodike çdo gjashtë muaj për të monitoruar zhvillimin dhe gjendjen e gojës. Vetëm kështu mund të vlerësohet nëse zhvillimi kockor është normal apo ka nevojë për ndërhyrje.

Vlerësimi i anomalive të mundshme mund të nisë duke nisur që gjashtë vjeç, kur nis ndërrimi i dhëmbëve. Më poshtë janë disa probleme që mund të rregullohen përmes përdorimit të ortodontisë interceptive:

Me natyre skeletore: Ndryshime të lidhura me rritjen jonormale kockore, që mund të japë probleme si kafshimi i kryqëzuar, qiellza dhe mosvendosja në vijë të njëjtë e harkut dentar të poshtëm krahasuar me atë të sipërm.

Me natyrë funksionale: bëhet fjalë për probleme të lidhura me zakone jofunksionale, si frymëmarrja me gojë, mbajtja e gishtit në gojë, përdorimi i zgjatur i biberonit dhe gënjeshtarit dhe deglutimi (gëlltitja) tipik.

Të trashëguara: bëhet fjalë për ndryshime të lidhura me gjenet që ndikon në rritjen e nofullës. Një formë e caktuar apo përmasa e kockës shfaqet e njëjtë në anëtarë të ndryshëm të familjes. Në këto raste, trajtimi bëhet më i gjatë dhe më kompleks.

Zgjedhja e modelit të aparaturës do të jetë në funksion të nevojës së çdo pacienti. Qëllimet janë këto më poshtë:
Zgjerimi i nofullës nëse harku është i ngushtë
Nxitja e rritjes së nofullës nëse është shumë e vogël, apo ndalimi i rritjes së saj nëse është i dukshëm
Krijimi i hapësirës së nevojshme për daljen e saktë të dhëmbëve të pjekurisë apo për të shmangur daljen e asaj që në përditshmëri e quajmë dhëmb mbi dhëmb (katarrosh)

SA ZGJAT TRAJTIMI I KËTIJ LLOJI?

Në përgjithësi, kohëzgjatja e trajtimit të ortodontisë interceptive shkon nga 6 në 18 muaj, dhe pse ndryshon sipas rastit klinik. Mund të nevojitet më shumë kohë për të kompletuar trajtimin dhe për të marrë rezultatet e duhura.

Gjithashtu, kohëzgjatja varet edhe nga kohëzgjatja që fëmija mban pajisjen. Do ishte mirë të mbahej në pjesën më të madhe të ditës, në mënyrë intensive dhe të vazhdueshme. Vetëm kështu trajtimi do të jetë i mjaftueshëm dhe do të zgjasë për një kohë të caktuar, sidomos në rastin e aparaturave që mund të hiqen.

Është e rëndësishme të theksojmë se trajtimi i ortodontisë interceptive përbëhet nga dy faza. E para është diagnoza dhe fillimi i trajtimit me aparatin.

Në këtë fazë, i vogli ka ende pjesën më të madhe të dhëmbëve të qumështit. Qëllimi është korrigjimi i përtypjes, zakoneve disfunksionale dhe pengimi i zhvillimit jonormal të strukturave kockore. Përveç kësaj, rritja e kockave bëhet e drejtuar në mënyrë që dhëmbët e përhershëm të dalin në pozicionin e duhur.

Faza e dytë, jo gjithmonë e nevojshme, ndodh kur fëmijë është rritur dhe ka përfunduar trajtimin interceptiv. Kështu mund të kalohet në ortodontinë korrigjuese për të përfunduar dhe integruar trajtimin.
Kjo procedurë është pa dyshim më e thjeshtë dhe efikase nëse realizohet hapi paraardhës. Në këtë fazë përdoren braketat për të përmirësuar funksionalitetin e gojës, estetikën dhe për të drejtuar disa dhëmbë.

PËRFITIMET E ORTODONTISË INTERCEPTIVE

Përfitimi kryesor i ortodontisë interceptive është pikërisht korrigjimi i pozicionit, formës dhe përmasave të dhëmbëve në fazën e rritjes. Kjo përmirëson funksionin dhe estetikën e zgavrës gojore, aspektin estetik të fëmijës por dhe vetëvlerësimin e tij, cilësinë e jetës dhe shëndetin në përgjithësi.
Shërben edhe për të parandaluar anomali më të rënda dhe ndërlikime në të ardhmen. / MeMjekun.com

 

Dr. Klodiana Horeshka Dyrmishi
Klinika dentare “Klodi”, Unaza e re, Tiranë
Nr Tel: +355696012601