Kategorite

Me te lexuarat

Këshillat e psikologes/ Çrregullimet e ankthit, të zgjedhësh trajtimin e duhur

ankthi

Çrregullimet e ankthit ndikojnë ndjeshëm dhe sigurisht që ç’ekuilibrojnë jetën e individit, por nëse kërkohet ndihmë që në momentet e para të shfaqjes së simptomave normalisht që edhe trajtimi do të jetë më i lehtë dhe siguron më tepër sukses gjatë terapisë,. Ёshtë parë që 80 % erasteve të cilët vuajnë nga ankthi i përgjigjen shumë mire kombinimit të terapisë me medikamente dhe psikoterapi.

Gjithmonë e më shumë po kryhen studime për të parë dhe krahasuar njëkohësisht rezultatet e trajtimit me strategji e teknika të ndryshme me qëllimin për t’u ardhur në ndihmë këtyre individëve. Për arsye se crregullimet e ankthit kanë mjaft veçori të përbashkëta, ato mund të trajtohen nga të njëjta teknika dhe sisteme terapeutike duke vepruar mjaft mirë tek të gjitha tipat e këtyre çrregullimeve. Përshembull terapia kognitive-bihejviorale vepron shumë mirë tek; çrregullimet e panikut, ankthi social, çrregullin e ankthit të përgjithësuar, çrregullimi obsesiv kompulsiv dhe fobinë e tjeshtë.

Kjo terapi është kombinim i strategjive me teknika të ndryshme për të ndihmuar personat të cilët vuajnë nga ankthi. I ndihmon ata të ndryshojnë mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit duke ju përgjigjur frikës që kanë. Mendimet kanë ndikim të madh në jetën e çdo kujt, ato ndikojnë në mënyrën se si ndihet dhe se çfarë bën në të përditshmen një individ. Terapia përqëndrohet në pikën më kryesore e cila është ndihma që i jep klientit të mësojë si të njohë mendimet dhe besimet e paarsyeshme dhe t’i zëvendësojë ato me mendime e besime të arsyeshme. Gjatë seancave terapeutike mund të përdoren mjaft teknika e strategji për të përfunduar një terapi me sukses.

Ai mund t’i kërkojë dhe inkurajojë klientin që t’u kushtojë vëmendje mendimeve negative të cilat i shfaqen gjatë ditës dhe t’a përjetojë ndjesinë e tyre në vend që t’i shmangë apo represojë. Një pikë tjetër kryesore është ku klienti përqëndrohet për të identifikuar se kush janë nxitësit, të cilët mund të jenë; mendimet, situatat apo ndjesitë fizike, që e çojnë në situata paniku apo ankthi, me qëllim që t’u kushtojë sa më pak rëndesi atyre. Individët që vuajnë nga obsesionet (mendimet) i mësohet si t’i ndalojë këto mendime e gradualisht e përball me “mikrobin” në rastin e obsesivëve. Dikush që vuan nga fobia specifike mund të imagjinojë takime me objektin ose situatën e frikshme deri në momentin që është në gjëndje të përballet realisht me frikën. Si strategji tjetër mund të përdoret edhe zëvëndësimi i shprehjes shqetësuese që ngrenë shpesh këta klientë; “Po nëse”? Dhe për t’a zhvlerësuar këtë shprehje atyre u mësohet t’a zëvendësojnë. Pëshembull; Po nëse më zë paniku në radhë duke pritur? Unë mund të iki gjithsesi. Po nëse më bie të fikët? Nëse kjo më ndodh do më ndihmojë dikush.

Terapia konjitiv-bihejviorale konsiston në fuqinë e të menduarit për një ndikim sa më pozitiv te ndjenjat dhe veprimet e individit. Teknikat dhe strategjitë e CBT-së gjithmonë pëdoren dhe përshtaten në varësi të rasteve dhe problemit që klienti ka.Çdo rast trajtohet në mënyrë të veçantë.

Artikull nga psikologe Juliana Dulla

Nr. Tel +355 69 823 2247