Çfarë është Periodontiti? Sëmundja e mishrave të dhëmbëve që plak trurin
Share This Article
Periodontit, sëmundja e mishrave që çon në humbjen e dhëmbëve përshpejton plakjen natyrale të trurit.
Kështu thotë një studim i mijëra individëve të moshës 20-59 vjeç, i botuar në revistën shkencore Clinical Periodontology dhe bazuar në analizën e bazës së të dhanave amerikane NHANES (Anketimi i Shëndetit Kombëtar dhe Ushqimit).
Periodontiti është menduar se është një nga faktorët e zakonshëm të rrezikut për zhvillimin e demencës. Dhe studimit që e vërtetoti këtë iu nënshtruar 4663 pacientë që i janë nënshtruar vizitave tek dentisti dhe analizave për të vlerësuar funksionin konjitiv.
Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe sipas shkallës së vuajtjes nga periodontiti dhe që nuk kishin sëmundje të mishrave të dhëmbëve. Rezultatet e testimit treguan një zvogëlim të aftësive mendore tek pacientët me periodontit të lehtë apo të rëndë, krahasuar me individët e shëndetshëm, me faktorë të barabartë si mosha, nivelin e arsimimit, sëmundjet kardiovaskulare dhe veset si duhanpirja.
“Studimi ynë tregon se një gjendje e keqe parodontale është e lidhur me reduktimin e aftësisë njohëse në një kampion të konsiderueshëm të individëve”, thonë autorët. / MeMjekun.com