Sëmundja e refluksit të gastroezofagut, shenjat dhe trajtimi
Share This Article
Sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD) do të thotë kalimi spontan i përmbajtjes së stomakut në ezofag. Refleksi fiziologjik i stomakut, ajo që në të përditshme e njohim si gromësimë, është për shkak të relaksimit kalimtar dhe spontan të sfinkterit të poshtëm ezofagut i ndjekur nga shtensionimi i stomakut.
Bëhet fjalë për një shqetësim që ndikon në cilësinë e jetës. Megjithatë për ta konsideruar patologji, simptomat duhet të jenë të rënda përsa i përket intensitetit dhe përsëritjes.
GERD në përgjithësi ka natyrë kronike, por me një prognozë të mirë. Simptomat janë të intensiteteve të ndryshme dhe me periudha ndërprerje.
Cilat janë shkaqet?
Shfaqja e GERD mund të shkaktohet nga një numër faktorësh. Por shkaku kryesor është një keqfunksionim i sfinkterit të poshtëm ezofagut. Faktorë të tjerë që favorizojnë refluksin gastrit janë :
Levizshmëria e ezofagut
Sfinkteri i sipërm i ezofagut
Mekanizmat e pastrimit (clearance) të ezofagut dhe përmbajtjes në stomak
Në çdo rast ajo shoqërohet me një hernie hiatal.
SIMPTOMAT
Kjo sëmundje ka një gamë të gjerë simptomash dhe ndryshueshmëria e tyre varet nga faktorë të tillë si kohëzgjatja e episodeve, niveli i agresivitetit i materialit refluks. Për më tepër duhet pasur parasysh dhe koha e kontaktit të materialit refluks dhe mukozës së ezofagut.
Simptomat më të zakonshme janë
Djegie në stomak (Urthi)- Një ndjesi djegie që vjen nga epigastri.
Aciditeti– Konsiston në kalimin spontan të përmbajtjes së stomakut në gojë. Favorizohet ndonjëherë dhe nga pozicioni i qëndrimit apo një rritje e presionit në bark.
Dhimbje në toraks– shfaqet në një mënyrë akute apo papritur dhe prodhohet nga spazmat e ezofagut. Dyshohet se origjina e dhiumbjes lidhet me marrjen e ushqimit dhe jo ndonjë sforcim.
Disfagia– apo siç njihet ndryshe vështirësi në gëlltitje.
Odinofagia– gëlltitja e dhimbshme. Nuk është një simptomë që shfaqet shpesh, por mund të tregojë praninë e ezofagitit.
Shenjat tipike të kësaj sëmundje kanë një besueshmëri të lartë diagonstike. Me praninë e tyre, mund të tregohet me siguri një diagnozë dhe të bëhet një trajtim pa qenë nevoja e një testi diagnostik si endoskopia.
Por kur pacienti ka simptoma alarmante dhe nuk mund të ketë një përgjigje me trajtim konencional, duket të ndiqet me endoskopi të pjesës së sipërme të aparatit tretës.
TRAJTIMI
Masat higjineo-sanitare, përmirësimi i stilit të jetës, marrja e ilaçeve dhe në disa raste të rralla dhe kirurgjia.
Masat higjieno-dietike
Ajo që duhet pasur parasysh është edhe ndryshimi që duhet ti nënshtrohet trupi. Si fillim këshillohet të mos pihet duhan dhe të reduktohet alkooli, si dhe dietat e humbjes në peshë të personave obezë. Një tjetër masë e nevojshme është ajo e lehtësimit të kokës së krevatit në rastet kur simptomat janë më intensive gjatë natës. Gjithashtu rekomandohet:
Vaktet e bollshme. Më mirë hani pak dhe shpesh
Të gjeni dhe të shmangni ushqimet që ju shkaktojnë simptomat
Menaxhoni më mirë stresin
Mos ndiqni aktivitet të rënda fizike
Dedikojini më shumë kohë përtypjet gjatë vakteve
Ilaçet
Trajtimi me ilaçe bazohet në ndalimin apo netrualizimin e prodhimit të lëngut të stomakut. Ndër ilaçet me të zakonshme që përdoren për GERD janë parandaluesit e pompës protonike. Këto ilaçe shkaktojnë frenim të plotë të lëngut të stomakut, lehtësojnë simtpomat, trajton ezofagitin dhe mbajnë nënkontroll përsëritjen.
Gjithashtu përdoren dhe antiacidet që qetësojnë shumë shpejt djegien në stomak. Prokinetika gjithashtu është e dobishme kur mbizotëron aciditeti. Gjithmonë në konsultim me mjekun. /MeMjekun.com