Simptomat e dehidratimit tek fëmijët
Share This Article
Fëmijët dehidratohen shumë shpejt, për këtë është e rëndësishme që ti vëzhgoni me kujdes. Dehidratimi do të thotë të humbasësh lëngje më shumë se sa të marrësh. Fëmijët, përfshi dhe të porsalindurit, janë pjesa më e rrezikuar nga dehidratimi bashkë me të moshuarit. Por fëmijët peshojnë më pak se të rriturit dhe metabolizojnë ujin më shpejt.
Për më tepër më të vegjëlit shpesh harrojnë të pijnë apo nuk kanë etje duke u marrë me lodra. Ndër shkaqet më të zakonshme të dehidratimit tek fëmijët janë të vjellat, dizenteri, patologji si gastronteriti akut, djersitja e tepërt nga vapa apo sforco fizike, ethe. Dehidratimi tek fëmijët është në stade të ndryshme: mund të jetë i lehtë ose të marrë përmasa serioze deri në shtrimin në spital.
Prandaj është shumë e rëndësishme të identifikojmë situatat në rrezik dhe të japim shpesh lëngje fëmijëve.
SIMPTOMAT
Nervozizmi i tepërt tek fëmija
Një nga simptomat e mundshme të dehidratimit tek fëmijët është nervoziteti . Kur ankohet pa shkak, nuk e qetëson asgjë dhe është veçanërisht nervos, në rastet e situatat të riskut si vapa, ethet, diarrea e të vjellat, është mirë të konsideroni hipotezën se bëhet fjalë për dehidratim.
Zakonisht, në këto rrethana, janë të pranishme pak lot, apo në rastin më të rëndë të dehidratimit e qara pa lot.
Tharje të mukozave
Qoftë dhe në nivelin e fytyrës, dehidratimi tek fëmijët mund të tregohet qartë. Mjafton të vëzhgosh fëmijën, sidomos në raste me mundësi të larta dehidratimi, si ethe, gastroenterite etj. Cilat janë shenjat e mungesës së mundhsme të hidratimit? Lëkurë dhe buzë të thara, sy të fryrë dhe tek i porsalinduri fontanella, ajo pjesa e butë e kokës e fryrë. Në prani të këtyre simptomave duhet të jepni fëmijës ujë apo qumësht gjiri, dhe të shkoni menjëherë tek pediatri.
Nëse fëmija nuk bën urinën
Një nga sinjalet që pediatrët e konsiderojnë të rëndësishëm, nëse dyshojnë për dehidratim është urina apo dhe mungesa e saj. Kjo verifikohet kur panolino i bebit është i thatë për orë të gjata, apo kur fëmijët e rritur nuk e bëjnë urinën prej më shumë se 8 orësh.
Mungesa e gjatë e urinës mund të tregojë dehidratim të rëndë. Në rast mungese hidratimi, urina do të jetë më e errët se normalja.
Rraskapitje dhe përgjumje
Një tjetër simptomë e mundshme e dehidratimit tek fëmijët është lodhja dhe përgjumja e papritur e fëmijëve. Sigurisht, gjumi tek fëmijët lodhja nuk janë gjithmonë të lidhura me dehidratimin, por në prani të vapës, të vjellave apo dezinterisë, është e nevojshme të konsiderohet dhe ajo për të ndërhyrë në kohën e duhur. Prandaj është e rëndësishme të vëzhgosh fëmijën me kujdes madje dhe me sjelljet e tij të zakonshme.
SI TA PARANDALOJME
Më shumë ujë nëse është vapë, edhe pse fëmija nuk kërkon
Sidomos kur është shumë nxehtë dhe djersitja është dyfish, është e nevojshme të zëvendësohen lëngjet e tepërta. Ky rregull vlen sidomos për fëmijët.
Lëngjet dehidratuese
Nëse fëmija ka humbur shumë lëngje është e nevojshme të riintegroni menjëherë edhe kripëra minerale të humbura dhe kjo bëhet përmes integratorëve idrosalinë specifik sipas moshës. Është pediatri ai që do ju përshkuajë përdorimin dhe dozën.
Kontrolli te pediatri
Nëse fëmija vuan dhe simptomat e dehidratimit nuk zgjidhen për një kohë të shkurtër duke i ofruar ujë dhe lëngje të nevojshme atëherë duhet ti drejtoheni menjëherë pediatrit./ MeMjekun.com