Hemorragjia e brendshme/ Cilat janë simptomat dhe çfarë duhet bërë
Share This Article
Hemorragjia e brendshme përcaktohet si një gjakderdhje e rëndësishme në brendësi të trupit, por që nuk duket nga jashtë dhe ndodh për shkak të dëmtimit të një vaze të gjakut.
Simptomat e para të saj përfshijnë një dhimbje afër vendit ku ka ndodhur hemorragjia, ankth, rritje të shpeshtësisë së frymëmarrjes, puls i dobët dhe lëkurë e ftohtë në këmbë dhe duar.
Nëse nuk trajtohet tensioni i gjakut do të nisë të bjerë ndjeshëm, dhe si një përpjekje për ta kompensuar rrahjet e zemrës dhe frekuenca e frymëmarrjes do të rriten. Bëhet fjalë për një emergjencë mjekësore, shkalla e së cilës varet nga vendndodhja dhe shtrirja e gjakderdhjes.
SHKAQET
Shkaqet për hemorragjinë e brednshme janë të ndryshme ku mund të përmendim:
Ilaçet, në veçanti holluesit e gjakut mes të cilëve: acenocoumarol dhe warfarin, antikoagulantët e rinj nga goja mes të cilëve apeaban, rivaroxaban, dabigatran dhe edoxaban dhe antiagreguesit si acidi acetilsalicilik, klopidogrel dhe tiklopidina.
Aneurizma apo dilatimi patologjik i një arterie që mund të dëmtohet dhe të rrjedhë gjak, si për shembull për shkak të tensionit të lartë.
Çrregullime hemorragjike të trashëguara, si hemofilia, një sëmundje gjenetike që ndalon koagulimin korrekt të gjakut.
Shkaqe gastrointestinale: një hemorragji e brendshme e aparatit tretës që për pasojë mund të çojë në patologji të ndryshme
Trauma, si aksidentet rrugore, rënie e objekteve të rënda në trup që mund të dëmtojë organet.
Shtatzëni jashtë mitre: mund të shkaktojë hemorragji të brendshme për shkak të prishjes së tubave, duke u bërë një urgjencë mjekësore
Kirurgjia: para përfundimit të operacionit, specialisti duhet të sigurohet se nuk ka asnjë lloj gjakderdhjeje
SIMPTOMAT E HEMORRAGJISË SË BRENDSHME
Hemorragjia e brendshme është një gjendje klinike shpesh delikate, dhe në pjesën më të madhe diagnostikohet në faza të avancuara pasi fillimisht nuk shfaq simptoma.
Shfaqjet klinike varen nga vendi ku ndodhet hemorragjia:
Hemorragjia në tru: simptomat shfaqen shpejt dhe janë varen nga vendi ku ndodh në tru. Në shumë raste shfaqja vjen nga inflamacionet e gjakut, qoftë dhe në sasi të vogël, që ushtron presion mbi indet e trurit. Në këtë rast shfaqet dobësi, mpirje, kërcitje në duar e këmbë, dhimbje koke e papritur, humbje ekuilibri, vështirësi në përtypje dhe gëlltitje, vështirësi në të folur dhe të shkruar, ndryshim i gjendjes së vetëdijes dhe përgjumjes.
Hemorragjia gastrointestinale mund të shfaqet me: dhimbje intensive barku, dyspnea, dhimbje gjoksi, marrje mendsh, të vjella dhe gjak në urinë ose në feçe.
DIAGNOZA
Diagnoza e hemorragjisë së brendshme bazohet në një anemnezë të thellë të pacientit, e ndjekur nga analiza objektive duke u përqëndruar në atë zonë të trupit ku është vërejtur hemorragjia. Për shembull:
Kur bëhet fjalë për hemorragji cerebrale, analiza objektive fokusohet tek sistemi nervor.
Në rast se dyshohet hemorragji gastrointestinale specialistei fokusohet tek barku.
Krahas analizave të gjakut kërkohen dhe analiza të tjera laboratorike.
Tomografia është më e përdorur në kërkim të hemorragjisë cerebrale. Për më tepër identifikon edhe ndonjë frakturë të kafkës. E nevojshme dhe në hemorragji që vijnë nga lezione të organeve dhe enëve retroperitoneale, si veshka, aorta, duodeni etj.
Ekografia mund të jetë e nevojshme në rastet e hemorragjisë në bark, sidomos për problemet obstretike e gjinekologjike.
Nëse dyshohet lezion i ndonjë vaze si arteria, mund të përdoret angiografia që vlerëson fluksin e gjakut arterial.
Në rastet e rënda të hemorragjisë kur pacienti nuk është i vetëdijshëm është e nevojshme një ndërhyrje kirurgjikale për të gjetur burimin e hemorragjisë, (laparotomia eksploruese)
TRAJTIMI
Menaxhimi i hemorragjisë së brendshme varet nga shkaku dhe shkalla e hemorragjisë:
Trajtimi i hemorragjive të lehta bëhet përgjithësisht përmes lëngjeve intravenoze dhe një periudhë pushimi më pas. Në mënyrë tipike do të zhvillohet një mpiksje që kufizon përkohësisht hemorragjinë derisa vaza e gjakut të riparohet vetë.
Në format më të rënda është thelbësore kërkim i hemorragjisë dhe pacienti dërgohet në sallën e operimit për të individualizuar dhe ndaluar hemorragjinë. Ndërkohë është e rëndësishme që pacientit ti jepen lëngje intravenoze të pasura me elektrolite dhe të vlerësohet nëse ka nevojë për transfuzion gjaku. / MeMjekun.com