Regjimi ushqimor nëse vuani nga divertikuloza e zorrëve
Share This Article
Divertikulat janë xhepa të vegjël që rriten përgjatë zorrës së trashë, ose në pjesën e fundit të zorrëve. Në pjesën më të madhe të rasteve prania e tyre nuk shkakton probleme, ndërkohë që disa pacientë mund të shfaqin dhimbje e djegie, kapsllëk dhe fryrje.
Në rastet kur nuk ka inflamacion dhe në mungesë të simptomave, apo simptoma të lehta, flitet për divertikulozën, që në vetvete nuk është një patologji, por një ndryshim i thjeshtë anatomik. Nëse ka inflamacion aktiv flitet për divertikula, një gjendje shumë e rëndë që mund të çojë edhe në peritonit, inflamacion i përhapur në bark që nëse nuk trajtohet nga ana kirurgjikale bëhet shumë shpejt fatal për jetën.
Dhe pse shkencërisht nuk është përcaktuar qartë shkaku i divertikulozës, pjesa më e madhe e komunitetit shkencor hedh hipotezën se bëhet fjalë për një presion në brendësi të zorëve, një dietë e varfër me fibra, që çon në formimin e materialit të fortë fekal dhe kështu rritet presioni brenda zorrëve.
Rezultati fillestar është kapsllëku, ndërsa mungesa kronike e fibrave çon në mundësinë e zhvillimit të divertikulave.
Faktorë rreziku janë obeziteti, mungesa e ushtrimeve fizike, duhanpirja, familjariteti dhe përdorimi i antiinflamatorëve.
Në këtë kontekst vihet re qartë rëndësia e një regjimi ushqimor të planifikuar dhe korrekt, për të parandaluar apo trajtuar këtë patologji.
REGJIMI USHQIMOR
Si mund të ndihmojë fibra kalimin intestinal dhe të ulë tensionin, duke shmangur kështu zhvillimin e patologjisë? Ka dy lloje fibrash: të tretshme dhe të patretshme.
Fibrat e tretshme vijnë nga perimet dhe frutat dhe kanë aftësinë të përthithin ujin dhe fermentohen nga bakteret e zorrëve të vogla (pjesa e parë e zorrëve). Kjo zhvillon një florë të zorrëve të favorshme për shëndetin njerëzor.
Fibrat e patretshme vijnë kryesisht nga drithërat integrale, ndryshe nga fibrat e tretshme kanë më pak ujë në zorrën e vogël, e duke mos u fermentuar ngarkesa hidrike shkon deri në zorrën e trashë, duke e bërë feçen më voluminoze dhe të butë, e për rrjedhojë favorizojnë kalimin në zorrë.
E dukshme është se si të dy llojet e fibrave bashkëveprojnë pozitivisht mbi një gjendje të divertikulozës, një florë intestinale më e mirë shkakton më pak fryrje dhe e bën më të lehtë kalimin përmes zorrës:
Uln tensionin,
Lufton kapsllëkun
Parandalon formimin dhe inflamacionin e divertikulave.
Prandaj duhet të theksohet se gjatë fazës së inflamacionit regjimi ushqimor duhet të jetë i ndryshëm. Teprimi me fibrat mund të përkeqësojë situatën prandaj, derisa gjendja nuk është stabilizuar sasia e frutave, perimeve, drithërave integrale dhe legumeve reduktohet. (në rastin e divertikulozës akute kalojët në përgjithësi në një regjim ushqimor të lëngshëm, dhe pacienti shtrohet ndonjëherë në spital)
Mes ushqimeve me përmbajtje të lartë fibrash kujtojmë makaronat dhe orizin integral, drithërat e tjera integrale si tërshëra, dardhat, fasulet, qiqrat, bajamet, soja, karçofi, lakra e Brukselit, brokoli dhe lulelakra.
Vihet re gjithashtu se në momentin që ndiqni një dietë të varfër në fibra, këshillohen të rriten gradualisht për të shmangur fryrjen apo bezdisjen e zorrëve. Qëllimi është të konsumoni të paktën 25-30 gramë fibra në ditë, nga burime të ndryshme. Rekomandohet të pini shumë lëngje për të qëndruar të hidratuar, për të krijuar një feçe të butë që të kalojë me lehtësi.
Gjithashtu ushqimi duhet të përtypet mirë pasi gjithashtu ndihmon procesin e tretjes. Pirja e shumë lëngjeve ndihmon punën e fibrave dhe lehtëson funksionin e zorrëve, por shmangi pijet me gaz pasi mund të japin efektin e kundërt.
Nuk ka kufizime për ushqimet me bazë mishin, apo peshkun, djathin, vezën e qumështin dhe pas për makaronat dhe bukën.
E fundit, vetëm nëse e keni të rekomanduar, por më mirë të shmangni laksativët, të cilët “dembelosi” zorrën, me pasojë që shkaktojnë kapsllëkun në momentin kur nuk i merrni më. /MeMjekun.com
https://www.facebook.com/memjekun/videos/390058901839951/