Psikologji/ Sindroma e këmbëve që nuk pushojnë
Share This Article
Sindroma e këmbëve që nuk pushojnë(angl: RLS- Restless LegsSyndrome) është një çrregullim tipik neurologjik i gjumit. Pacienti i prekur percepton dëshirën e pandalshme për të lëvizur këmbët, si ilaç i vetëm për të gjetur lehtësim dhe rehati nga dhimbja e këmbëve.
Kjo sindromë njihet edhe si sindroma e Ekbom, një sëmundje neurologjike e karakterizuar nga simptoma shqisore dhe shqetësime në nivelin e këmbëve, që shfaqen sidomos gjatë qetësisë apo gjumit. Për këtë arsye quhet sindroma e këmbëve të pashkodhura e vendosur në listën e çrregullimeve të gjumit.
Simptomat janë disi të vështira për tu përcaktuar por pjesa më e madhe e pacientëve të prekur nuk arrijnë ta përshkruajnë si duhet këtë çrregullim.
Gjithësesi mund të identifikojmë tre karakteristika kryesore që gjejmë në mënyrë të vazhdueshme:
Shqetësime të pakëndshme të ndjeshmërisë së këmbëve
Lëvizje të pavullnetshme të këmbëve, ndonjëherë dhe të krahëve
Nevojë urgjente për të lëvizur këmbët, lëvizja jep lehtësim të përkohshëm dhe menjëhershëm.
Për sa i përket trajtimit për momentin nuk ka asnjë ilaç në gjendje të zhdukë këtë çrregullim, por ka terapi që lehtësojnë simptomat.
KLASIFIKIMI
Ka dy variante të sindromës së këmbëve që nuk pushojnë:
Forma primitive (idiopatike): me një fillim përgjithësisht të ngadaltë, varianti primitiv i sindromës nuk është e lidhur me një shkak specifik dhe të identifikueshëm. Simptomat karakteristike mund të fshihen për muaj e vite dhe përkeqësohen në pleqëri. Mendohet se forma primare e RLS transmetohet gjenetikisht përmers një mekanizmi dominues autosomal.
Forma sekondare: tipike tek pacientët që kalojnë 40 vjeç, dhe është shprehje e veçantë e gjendjes klinike, apo pasojë e një terapie me ilaçe në veçanti. Shfaqja nuk është ngadalë si në rastin e parë, por shfaqet papritur dhe peroni i prekur ankohet shpesh nga simptomat karakteristike gjatë ditës./ MeMjekun.com