Të sëmurët me tumor dhe COVID-19, masat që duhet të marrin
Share This Article
Ekziston një besim i gabuar se koronavirusi prek vetëm të moshuarit, por nuk është kështu. Kushdo që ka një sistem të dobët imunitar ka rrezikun të ketë një formë agresive të COVID-19. Dhe në këtë kategori futen dhe personat të sëmurë me kancer apo që po bëjën trajtimin kemioterapeutik.
Të gjitha viruset, përfshi dhe SARS-CoV2 apo koronavirusi i ri nuk bën përjashtin, duhet të detyrojnë mbrojtjen e sistemit imunitar që të mund të vendosen në trup dhe të shkaktojnë sëmundjen. Kjo mbrojtje mund të jetë më e dobësuar tek të sëmurët me tumore apo kushte të tjera kronike apo që po ndjek një trajtim me ilaçe që ndikojnë në sistemin imunitar.
Duhet theksuar fakti se kanceri nuk e rrit mundësinë e infektimit nga virusi. Rreziku është i njëjtë si tek çdo person tjeter. Në rastin e tumoreve mund të ndodhë që në momentin kur pesroni infektiohet virulenca të jetë më e madhe dhe të nxisë simptoma më të rënda.
TE SEMURET ME KANCER DHE COVID-19, PARANDALIMI
Rekomandimet për parandalimin e COVID-19 për personat me kancer janë në thelb të njëjtat që njohim, por duhen ndjekur me rigorozitet më të madh. Mënyra më e mirë për ti mbrojtur nga infektimi është distancimi social. Të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë distancë me botën e jashtme janë për momentin masat më efektive për këtë kategori,
Distancimi social shtrihet dhe tek familjarët dhe ata që janë pjesë e ambientit të përditshëm. Nuk këshillohet që të përqafohen, ti jepet dora apo ti puthësh për sa kohë nuk jeni të sigurt nëse jeni apo pozitiv me virusin COVID-19. Gjithashtu është e domosdoshme vendosja e dorashkave njëpërdorimshe kur ata marrin një pako apo dalin nga shtëpia për çfarëdo arsye. Ky udhëzim motivohet nga një arsye: më i vogël të jetë ekspozimi ndaj virusit, më i ulët është rreziku i infektimit.
HIGJIENA, NJË ELEMENT I RËNDËSISHËM
Virusi është ekstremisht vulnerabël ndaj sapuni i cili i shkrin shtersën e lipideve apo yndyrnave që e mbulon.Pa këtë riveshje, virusi shpërbëhet. Kjo është arsyeja pse këmbëngulet për larjen e shpeshtë të duarve.
Përballë kësaj mase shumë njerëz mendojnë se nevoja për të larë duart ka të bëjë me aftësinë e virusit për të depërtuar lëkurën. Përgjigja është JO.
Për të kuptuar më mirë domethënien e kësaj këshille imagjinoni sikur një postier të dorëzon një pako por që më parë ka tështirë apo kollitur mbi të. Duke e menaxhuar pakon pa masat e duhura hyjmë në kontakt me virusin.
Virusi mund të ngelet në duar, por megjithatë kjo nuk është e mjaftueshme për të nxitur infeksionin. Por nëse prekim me duar fytyrën, gojën, hundën apo sytë, virusi do të hyjë në organizëm dhe kështu infektohemi.
Nga momenti që jemi vigjilentë mbi atë që prekim, zgjidhja më e mirë është të lani shpesh duart. Nëse virusi është në duar, e eliminojmë dhe nuk rrezikojmë. Nëse nuk është virusi, nuk ka rëndësi. Fituam një zakon të mirë që është i vlefshëm gjithmonë
MASA TË TJERA SHTESË PËR TË SËMURËT ME TUMOR
Instituti i Kërkimit Nevv England Complex Systems Institute këshillon të krijohet në shtëpi një mjedis apo një dhomë ku mund të mos ketë prani të virusit. Mënyra më e mirë për të arritur këtë objektiv është të kontrollohet se të gjithë ata që jetojnë në shtëpi, apo hyjnë në këtë zonë të respektojnë këshillat e higjienës dhe distancimin social. Pra, mos prisni vizita, apo nëse do të duhet të hyjnë duhet të vendosin maskën, të lajnë duart dhe të mbajnë distancë.
Gjithashtu është mirë të bëhet një furnizim i mjaftueshëm me ilaçe për një apo dy muaj. Nëse sistemin shëndetësor do të kolapsohej, mund të ketë parregullsi në shpërndarje, që në rastin e këtyre të sëmurëve ka pasoja të rënda. Në të njëjtën mënyrë, e rëndësishme është higjinezimi i sipërfaqeve dhe objekteve me të cilët hyn shpesh në kontakt. E mjaftueshe është të kalohet një lekcë me ujë dhe zbardhues, sidomos dorezat dhe çelësat.
Të sëmurët me kancer duhet të kenë një vcëmendje të madhe ndaj masave parandaluese, por sigurisht që nuk duhet të përfshihen nga paniku. Pra bëhet fjalë për përshtatjen e zakoneve të reja që në pak ditë bëhen zakone të përditshme./ MeMjekun.com