Kujdesi ndaj epilepsisë në moshën pediatrike
Share This Article
Ndër sëmundjet kronike të fëmijëve, vendin e dytë e zë Epilepsia, pas Asthmës. Shkaqet janë të panjohura. Epilepsia është një çrregullim i valëve elektrike të trurit.(shpërthim i papritur)
Ajo mund të trashëgohet. – – ka shkaqe të tjera gjenetike.
-nga infeksionet e trurit nga mikrobet por edhe disa infeksione parazitare.
-traumat e lindjes,
-goditje të trurit”
– Faktorët që mund të provokojnë sëmundjen janë temperatura, traumat e kokës, infeksionet, pagjumësia.
Epilepsia mund të shfaqet në çdo moshë
Ndër krizat konvulsive që hasen më shpesh tek fëmijët, janë ato të provokuara nga temperatura. Këto hasen në 5% të fëmijëve.
Shenjat: i grupojmë në tre shkallë:
– të gjeneralizuara,
– krizat e vogla
– krizat e pjesëshme.
Njerëzit që kanë epilepsi kanë episode të përsëritura krizash. Disa lloje të zakonshme të krizave janë:
Krizat e përgjithshme toniko-klonike (grand male)
Gjatë krizës, muskujt në trup bëhen të ngurtë, pastaj dridhen dhe kontraktohen. Personi që ka krizë zakonisht humbet ndjenjat për pak sekonda ose edhe minutë, kafshon gjuhën, mund ta humbë kontrollin e urinës.Në fund nxjerr pak sekrecione nga goja.
Kriza e vogël (petit mal): zakonisht zgjat vetëm disa sekonda. Gjatë krizës, një person mund të ketë përhumbje, nuk njeh ambientin, ka ndryshime të vogla në lëvizjet e muskujve.
Kriza të pjesshme (fokale): Kjo ndikon vetëm në një pjesë të trurit. Simptomat mund të ndryshojnë, në varësi të cilës pjesë të trurit ndodh kriza. Për shembull, një krizë e pjesshme mund të shkaktojë ndryshime në emocione ose në shqisa. Këto mund të përfshijnë halucinacione, mpirje, ndjesi shpimi, ose ndryshime të tjera në shikim, shije, erë, prekje apo dëgjim.
Kjo lloj i krize mund të shkaktojë edhe kontraktime të muskujve (për shembull, mund të detyrojë personin të lëvizë kokën në mënyrë të pazakontë. Ose, kriza mund të shkaktojë përhumbje, ndonjëherë me lëvizje të përsëritura të kokës, anësive. Këto mund të përfshijnë lëvizjen e gojës ose buzëve, përtypjen, gëlltitjen ose lëvizjet e dorës.
Para se të fillojë një krizë, disa njerëz përjetojnë marramendje ose ndryshime emocionale. Disa të tjerë mund të përjetojnë aura.
Për të diagnostikuar epilepsinë, mjeku juaj do të shqyrtojë historinë tuaj mjekësore dhe do të kryejë një test neurologjik. Mjeku juaj gjithashtu mund të rekomandojë testet e gjakut. elektroencefalogram (EEG), tomografi kompjuterike (CT) ose imazhe rezonancë.
Epilepsia nuk prek zhvilliminin intelektual të fëmijës. Mjekimi zgjat 2-3 vjet.
– Si të sillemi me fëmijën më momentin e krizës?
Nuk duhet bërë një përpjekje për t’i vënë asgjë në gojë. Thjesht lërohet me kujdes nga veshjet e shtërnguara. Pacienti duhet të shtrihet, t’i vihet diçka poshtë qafës dhe koka të kthehet pak anash në mënyrë që të largohen sekrecionet, Kriza mund të zgjasë deri në 5 minuta dhe ndalon vetë. Në rast se zgjat më tepër, duhet kërkuar ndihmë.
Sot ekzistojnë një sërë ilaçesh për trajtimin e epilepsive.
Diagnostikimi i sëmundjes në faza të hershme do të bëjë që mjekimi të fillohet në kohë të përshtatshme, Vonesat në mjekim bëjnë që sëmundja të bëhet rezistente ndaj mjekimeve. Mjekimi jepet në përputhje me llojin e epilepsisë, moshën e pacientit, peshën.
Shpesh prindërit e heqin mjekimin me dëshirën e tyre. Kjo është e gabuar, pasi heqja e mjekimit bëhet në mënyrë shumë të ngadalshme sipas skemave të përcaktuara nga mjeku kurues. Në format rezistente të epilepsive një vëmendje në rritje i kushtohet dhe trajtimit dietetik.
Rreth 85% e pacientëve me epilepsi shërohen plotësisht nëse mjekohen me kujdes. Pjesa tjetër mbetet me mjekime për gjithë jetën.
Prindër, mbani një diazepam në shtëpi. Vendosjani në zorrën e trashë, siç ju ka rekomanduar mjeku, që kur dyshoni se fëmijës mund ti fillojë një krizë.
asnjëherë mos e lini fëmijën vetëm, në vende të rrezikshme, sidomos afër zjarrit, ujit( në plazhe) as ta mbyllni në shtëpi me çelës, të vetëm!
Informoni mësuesin mbi sëmundjen e fëmijës suaj.
Çfarë ushqimesh duhet të evitojë një pacient me epilepsi?
Kafeina është provokues i krizave konvulsive. Po kështu pijet me gaz, teprimet me çokollatë, erëzat e forta, ushqimet pikante etj.
Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme