Të njohim ilaçet/ OKI përdoret gjerësisht, por çfarë duhet të dimë për të
Share This Article
Oki në fakt është emri tregtar i një ilaçi antiinflamator, një ilaç që përdoret sidomos në formën e bustinave duke zënë kështu vendin e Aulin. Përbërësi aktiv i Oki është ketoprofeni, një ilaç antiinflamator josteroid (AIJS, pra jokortizonik) ashtu si ibuprofeni me vepri analgjezik dhe antipiretik.
Pra me fjalë të thjeshta: zvogëlon inflamacionin, redukton dhimbjen dhe ndonjë temperaturë të mundshme.
Në veçanti në përbërjen e OKI përbërësi aktiv është i lidhur me aminoacidin lizin, një përbërës kimik për të rritur qëndrueshmërinë dhe për të zgjatur kohën e veprimit.
FORMULIMI I OKI-t
Oki ndodhet në treg në forma të ndryshme farmaceutike, Oki bustinë, supost për të rritur, fëmijë dhe të porsalindur, Oki ampula dhe Oki me pika.
Nuk duhet të harrojmë se tashmë edhe në Shqipëri Oki shitet me recetë, por ka edhe forma të Okit që nuk e kërkojnë këtë, siç është OkiTask apo Oki Spray. Në veçanti OkiTask i cili tretet menjëherë në gjuhë me avantazhin e përthithjes së shpejtë, sasia e përbërësit aktiv është e pranishme në 40 mg, gjysma e një bustine të zakonshme.
Ka shumë bustina të ngjashme me Oki, që kanë të njëjtën përbërës aktiv, të njëjtën dozë, por kujtojmë dhe praninë në treg të formulave me bazë ketoprofenin që mund të blihen me ose pa recetë, të shoqëruara me mbrojtje të stomakut për të reduktuar efektet kolaterale gastrointestinale (si psh. Ketodol).
PËR ÇFARË SHËRBEN OKI
Oki rekomandohet :
Për të rriturit:
Në trajtimin simptomatik të gjendjes inflamatore të lidhur me dhimbje mes të cilave: artriti reumatoid, spondiliti ankilozues, artroza e dhimbshme, reumatizma ekstra-artikolare, inflamacioni post-traumatik, sëmundje të dhimbshme inflamatore si dhimbja e dhëmbit, otolaringologji (trakti i sipërm respirator), urologji (trakti urinar) dhe pneumologji (bronke dhe mushkëri).
Fëmijë
Trajtimi simptomatik me kohëzgjatje të shkurtër të gjendjes inflamatore të lidhur me dhimbje, shoqëruar edhe me temperaturë, të tilla si ato që prekin sistemin osteoartikolar, dhimbje post operatore dhe otit.
Përtej termave teknikë ne mund ta përgjithësojmë duke thënë se tek të rriturit mund të përdoret ilaçi në të gjitha dhimbjes të lidhura apo jo me inflamacionin, përfshi dhe dhimbje muskulare dhe artikolare, dhimbje dhëmbi, dhimbje të rrugëve urinare dhe inflamacioni i aparatit respirator.
Në rastin e fëmijëve udhëzimi është i njëjtë, por theksohet se ka “përdorim afatshkurtër”.
Një aspekt interesant është edhe mundësia e përdorimit të Oki për të trajtuar temperaturë, udhëzim që nuk vlen për të gjithë antiinflamatorët ( për shembull Aulin apo Voltaren nuk mud të përdoren në gjendjet febrile apo patologji të ngjashme me gripin për shkak të rritjes së mundshme të toksicitetit në mëlçi)
Supostat kanë të njëjtat udhëzime, ndërsa format e tjera si spray apo shpëlarës goje është i kufizuar në patologji të vogla të zgavrës së gojës si plagë, dhimbje fyti apo gingivit.
Ampulat janë të kufizuara në trajtimin e dhimbjeve të forta:
Trajtimi simptomatik i përkeqësimeve akute të artritit reumatoid, artrozës (legenit dhe gjurit), spondilitit ankilozues, gjendjes periartikulare siç janë periartriti skapulohumeral, tendoniti dhe tenosinoviti, kapsuliti dhe bursiti, dhimbja mesit me origjinë muskuloskeletore, shiatiku akut.
Kontrolli i dhimbjes pas operacionit.
Trajtimi i dhimbjes neoplazike.
OKI TASK
Oki Task
OkiTask është formulimi më i fundit i ketoprofenit përparësia e të cilit është veprimi i shpejtë. Merret duke e shkrirë direkt në gjuhë përbërjen e saj, pa qenë nevoja e ujit. Duke kaluar fazën e përthithjes dhe metabolizmit në hapin e parë arrin të japë efektin e saj më shpejtë se bustinat e zakonshme, duke reduktuar kështu dhe ndikimin në stomak dhe pse këshillohet gjithmonë që të merret me stomakun plot.
Përdoret për dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, nevralgji, dhimbje menstruale, dhimbje muskulare dhe osteoartikolare.
RREZIQET DHE KUR NUK REKOMANDOHET
Dhe pse është një ilaç përgjithësisht i tolerueshëm, OKI merret me recetë mjekësore sepse potencialisht mund të ketë efekte anësore, madhe dhe shumë të rënda. Ndër më të zakonshmet kujtojmë:
Ndjeshmërinë ndaj dritës (fotosensibiliteti): këshillohet të shmangi ekspozimin e drejt për drejtë në dritën e diellit, edhe në rast se qielli është i vrenjtur, apo ndaj ambazhureve gjatë trajtimit me Oki deri në dy javë pas ndërprerjes. Rreziku është se mund të shfaqet kruarje, djegie, eritremë, ortikaria dhe skuqje. Në përgjithësi është një problem që lidhet me përdorimin e ketoprofenit në format e përgatitjes gjysmë të ngurta (xhel, krem, vajra, dyll kundër dhimbjes,…)
Rrit rrezikun e trombozës, toksicitet të mëlçisë dhe veshkave, sidomos gjatë trajtimeve të stërzgjatura.
Rrezik i hemorragjisë gastrointestinale në formën e ulçerës (rreziku rritet me dozën)
Çrregullime të shikimit
Oki nuk rekomandohet, apo kërkon kontroll më të madh mjekësor në rastet e pacientëve:
Duhanpirës apo alkooldashës (alkolizmi)
Kardiopatikët (probleme me zemrën)
Nefropatikët (probleme me veshkat)
Asmatikët
Anemikët
Ata që vuajnë nga sëmundje inflamatore kronike të zorrëve, si sëmundja e Crohn apo koliti ulceroz.
Duhet shmangur marrja e Oki me disa ilaçe të tjera si:
Kortizoni
Antikoagulant si vvarfarin
Disa antidepresivë
Aspirinë
Antiinflamatorë të tjerë
Duhet të theksohet se ilaçi duhet të vlerësohet me kujdes në rast të dhimbjes ose sëmundjeve të tjera të dhëmbëve, pasi ketoprofeni mund të shkaktojë mielosupresion (leukopeni, trombocitopeni) dhe të rrisë rrezikun e infeksioneve.
SHTATZËNIA DHE USHQYERJA ME GJI
Përdorimi i OKI ashtu si të gjitha ilaçet e tjera të së njëjtës kategori, nuk këshillohet te gratë që kanë si qëllim të nisin një shtatzëni, pasi përbërsi aktiv është në gjendje të ndërhyjë negativisht në shtatzëni dhe/ose në zhvillimin e embrionit/fetusit.
Rezultatet e studimeve mbi ketoprofenin në shtatzëni thonë se rrisin rrezikun e abortit apo keqformime kardiake dhe jo vetëm.
Përdorimi i Oki në fund të shtatzënië mund të provokojë një vonesë të lindjes dhe ndryshime të tjera në fetus me pasoja të rënda respiratore. Gjithashtu nuk këshillohet për nënat që ushqejnë foshnjet me gji.
DOZA
Oki, sidomos forma e saj me bustina, merret mundësisht gjatë vakteve apo bashkë me antiacidë për të reduktuar mundësinë e efekteve anësore për stomakun. Në rastin e bustinave, deri tani forma më e përdorur, dozat maksimale parashikojnë:
Të rritur: një bustinë e plotë deri në tre herë në ditë gjatë vakteve (afërsisht çdo 8 orë)
Fëmijët e moshave nga 6 në 14 vjeç: gjysmëbustine deri në tre herë në ditë gjatë vakteve.
Nuk duhet të harroni se tek fëmijët, por edhe të rriturit duhet patjetër që përdorimi i Oki të jetë rekomandim i mjekut; si dhe do të theksonim se prania e llojeve të tjera të ilaçit me të njëjtën përbërës aktiv (ketoprofene) por në doza më të reduktuara të cilat mund të shiten pa recetë, siç është vetë OkiTask.
Në këtë rast të rriturit dhe adoleshentët mbi 15 vjeç mund të marrin një bustinë duke e përsëritur nëse është e nevojshme 2-3 herë në ditë. Përbërja e bustinës vendoset direkt në gjuhë.
OKI DHE DHIMBJA E FYTIT
Oki mund të jepet shpesh edhe për forma të dhimbjes së fytit pak a shumë të rënda, sidomos nëse njihet matrica virale dhe antibiotiku është i padobishëm.
Mund të rekomandohet në formëne shpëlarësit të gojës (gar-gar që e njohim), spraj e ndonjëherë edhe bustinë. Në këtë rast rekomandohet ti përmbaheni dozës që mund t’ju japë mjeku, në disa raste mund të jetë e dobishme të kryeni një lloj gargare me tretësirën e përgatitur për të pasur një veprim të menjëhershëm lokal anti-inflamator dhe lehtësues të dhimbjeve./ MeMjekun.com