Çfarë është Bursiti dhe si trajtohet
Share This Article
Bursiti është një çrregullim që prek një burse, apo një qese e mbushur me lëng që ndodhet nën lëkurë, në përgjithësi në nyje, që vepron si një kushinetë mes tendinës dhe kockës.
Simptomat kryesore të saj janë dhimbje, ënjtje dhe irritim i zonës së prekur. Bursiti mund të shfaqet në çdo bursë por kryesisht tek ato kyçe që lëvizin shumë dhe në mënyrë të përsëritur, si shpatull, bërryla, gjuri dhe ijet. Por nuk përjashtohet as kavilja, këmbë apo tendina e Akilit.
Trajtimi zakonisht kërkon një pushim të kyçit të prekur dhe mbrojtje nga trauma të tjera. Në pjesën më të madhe të rasteve dhimbja zhduket pas disa javësh dhe trajtimi, por përsëritja e tyre për fat të keq nuk janë të rralla.
SHKAQET
Bursiti mund të shfaqet për tre shkaqe kryesore:
Traumë
Infeksion
Pasojë e një gjendje shëndetësore para-ekzistuese.
Trauma
Për shkak të një lëndimi, indet në brendësi të bursës mund të irritohet dhe pezmatohet, për këtë shkak shfaqet ënjtja.
Në pjesën më të madhe të rasteve janë strese të përsëritura në kohë, kur kyçi, muskuli apo tendina më e afërt i nënshtrohet një përdorimi të tepër; lëvizjet e përsëritura janë faktorë rrëziku më tipik për këtë lloj lëndimi. Për shembull shpatulla, kur ngrejmë krahun për të arritur një objekt që është shumë lart,përkula dhe drejtimi i bërrylit në mënyrë të përsëritur, lëvizja e gjurit apo gjunjëzimi në mënyrë të përsëritur. Ecja e tepërt, sidomos me këpucë jo të përshtatshmë apo aktivitete si patinazhi në akull, dëmtojnë kaviljen, vrapimi për ijet, mbështetja në bërryl apo gjunjëzimi në sipërfaqe të forta.
Një bursë mund të dëmtohet dhe pas një goditje të papritur, si përplasja e bërrylit, apo rëndimi i peshës mbi gjunjë.
Infeksioni
Bursa pranë sipërfaqes së lëkurës, si ajo afër bërrylit, mund të infektohet për shkak të penetrimit të baktereve përmes një plage. Bursiti që ndodh për shkak të një infeksioni quhet bursit septik.
Kushtet shëndetësore
Kushte të ndryshme shëndetësore mund të shkaktojnë një inflamacion të bursës. Në veçanti:
Përdhes, apo pseudoPërdhes (Gota siç njihet rëndom), gjendje e shkaktuar nga grumbullimi i acidit urik në gjak,
artriti reumatoid, një patoligji ku sistemi imunitar sulmon kyçet,
sklerodermia, një sëmundje që shkakton fortësim të lëkurës,
spondiliti ankilozues, një formë e artritit kronik që prek zonat e shtyllës kurrizore
lupus eritrematoz sistemik
Faktorët e rrezikut
Mosha: Bursiti shfaqet më shpesh tek personat e moshës së mesme,
Mbipesha
Puna dhe hobet: nëse bëni një punë apo keni një hobi që bëni lëvizje të përsëritura apo ushtroni presion mbi një bursë, rrezikni më shumë për të vuajtur nga bursiti. (Vijon poshte fotos…)
SIMPTOMAT
Ashpërsia e bursitit varet nga shkalla e inflamacionit të bursës, por simptomat më të zakonshme përfshijnë dhimbje, inflamacion, ënjtje, ashpërsi, skuqje, nxehtësi.
Dhimbja në përgjithësi është e llojit të shurdhët, e përkeqësuar nga lëvizja apo presioni. Për shembull, mund të jetë e dhimbshme nëse mbështet peshën e trupit, apo bursiti në ije mund të japë dhimbje nëse shtrihet në atë anë.
Bursiti septik
Kjo formë e bursitit shkaktohet nga një infeksion dhe mund të ketë simptoma shtesë si temperatura e lartë, ethe, infeksion i shtresave të thella të lëkurës (celuliti), lëndime të lëkurës mbi zonën e infektuar.
KUR LAJMËROHET MJEKU
Rekomandohet të konsultoheni me mjekun apo specialistin nëse:
Dhimbjet e kyçeve zgjasin për më shumë se dy javë
Nëse zona e prekur shfaq enjte, skuqje apo mavijosje,
Dhimbja shfaqet papritur dhe është e padurueshme, sidomos nëse bëni ushtrime fizike dhe sforconi kyçet,
Pavarësisht se keni ndjekur trajtimin që ju është dhënë nuk keni përmirësim pas dy javësh,
Nëse keni temperaturë.
Në veçanti duhet ti drejtoheni mjekut nëse keni simptoma të bursitit njëkohësisht me temperaturë, pasi bëhet fjalë për një ngjashmëri me infeksionin.
DIAGNOZA
Për diagnozën në përgjithësi mjafton një ekzaminimin i pjesës së prekur dhe analizave të simptomatologjisë. Informoni mjekun nëse keni rënë mbi një kyç, apo keni një punë apo hobi që parashikon lëvizje përsëritëse në zonën e prekur.
Kampioni i lëngut
Në rastin e temperaturës më të lartë se 38, mund të merret një kampion i lëngut të bursës së prekur. Lëngu përthithet përmes një age e më pas analizohet në laborator në kërkim të bakterit, (bursiti septik). Analiza mund të bëhet dhe për të identifikuar kristale, që çojnë më pas në gjendjen e sëmundjes së Përdhes.
Pas përthithjes zona mejkohet dhe duhet të shmangen aktivitetet për disa ditë.
Analiza të tjera
Mund të kërkohet dhe analiza shtesë nëse simptomat nuk i përgjigjen trajtimit. Në këtë rast është e nevojshme të shmangen gjendje të tjera që shkaktojën simptoma të ngjashme. Këto analiza mund të jenë ajo e gjakut për të përjashtuar mundësinë e një patologjie si artriti reumatoid apo rezonanca magnetike për të përjashtuar dëmtinin e indeve, si një tendinë e këputur për shembull.
TRAJTIMI DHE TERAPIA
Pjesa më e madhe e bursitit mund të trajtohet në kushte shtëpie dhe me analgjezikë që nuk kanë nevojë për recetë.
Dhimbja në përgjithësi përmirësohet pas disa javësh dhe pse ënjtja mund të zgjasë më shumë para se të zhduket tërësisht. Koha e shërimit varet nga vendi ku është krijuar bursiti dhe shkaku, sidomos në rastin e bursitit septik.
Trajtimi në shtëpi
Pacienti mund të marrë një sërë masash për të zvogëluar ënjtjen e kyçit të prekur.
Duhet të mbajë pushim kyçin derisa të përmirësohen simptomat dhe të shmangë aktivitetet lodhëse, si për shembull vrapi.
Veshja mbajtëse ndihmon të mbrojë kyçin nga dëmtime të tjera. Për shembull, jastëket e gjurit ndihmojnë në rastin e burstit në gju.
Dhe pakot e akullit janë një ndihmë e vlefshme për të zvogëluar inflamacionin dhe dhimbjen. Vendosja e një pakoje akulli, apo perime të ngrira, në një peshqir vendoseni në zonën e prekur për 10-20 minuta. Përsëriteni këtë disa herë në ditë.
Shmangi qëndrimin shtrirë apo të flini me peshën mbi nyjen e prekur. Nëse është e mundur ngrijeni pjesën e prekur te trupit mbi nivelin e zemrës për të ndihmuar në reduktimin e inflamacionit. Për shembull këmba mund të mbështetet në një jastëk për të ngritur pak kaviljen.
Nëse janë të prekura gjuri, kavilja apo ijet, përpiquni të mos qëndroni gjatë në këmbë. Mund të ndihmojë qëndrimi në këmbë në një sipërfaqe të buta, apo vendosja e një jastëku mes gjunjve kur shtrihen në njërën anë. Mbipesha mund të shkaktojë bursit, prandaj dobësimi do ju ndihmonte.
Analgjezikët si aspirina, paracetamoli apo ibuprofeni mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve dhe ënjtjes. Ilaçet të tjera AIJS (ilaçe antiinflamatore josteroide), si naproxene, ketoprofene apo diclofenac që janë një alternativë e mirë.
Përthithja
Në rastin e ënjtjes e rëndësishme është të përthahen pjesë të lëngut. Kjo procedurë (drenazhimi apo përthithja) lehtëson dhimbjen dhe përmirëson lëvizshmërinë e kyçit.
Përthithja bëhet përmes tërheqjes së lëngut me një agë, dhe mjekimin e zonës më pas. Sigurisht duhet shmangur aktivitet intensiv për ditët në vijim.
Kortikosteroidët
Nëse simptomat e bursitit janë të rënda dhe nuk i përgjigjen trajtimit, mund të konsiderohet dhë përdorimi i kortizonit. Këto lloj ilaçesh kanë steroidë, një klasë hormonesh me fuqi të efektshme antiinflamatore.
Mjeku mund të injektojë ilaçin në zonën e prekur. Mund të ketë efekte anësore të mundshme, si hollim i indeve rrethues apo ndryshim të ngjyrës së lëkurës përreth zonës ku është bërë injeksioni
Në rastin e bursitit septik nuk mund të përdoren kortikosteroidë dhe numri maksimal i infiltrimit të tyre në të njëjtën zonë kufizohet në tre.
Antibiotikë
Nëse analizat konfirmojnë diagnozën e bursitit septik, mjeku do ju japë antibiotikë si për shembull, flucoxacillina, eritromicina, claritromicina.
Përgjithësisht merren në formën e kokrave dy ose katër herë në ditë për shtatë ditë. Pas kësaj kohe, mjeku do shohë përgjigjen ndaj antibiotikut. Nëse shenjat e infeksionit vijojnë, mund të vijohet me trajtimin dhe për shtatë ditë të tjera.
Mos harroni në trajtimin me antibiotik është i rëndësishëm përfundimi komplet i ciklit edhe pse simptomat përmirësohen. Kjo parandalon rikthim të infeksionit.
Kirurgjia
Në disa raste është e nevojshme edhe ndërhyrja kirurgjikale e bursës, veçanërisht në bursiti septik rezistent ndaj antibiotikut. Kirurgjia përfshin heqjn totale të bursës apo drenazhimin e lëngjeve përmes një prerjeje në lëkurë.
PARANDALIMI
Për të parandaluar bursitin duhet të ndiqni disa këshilla:
Të mbroni kyçet
Nëse bëni një punë që kërkon të rini gjatë në gjunjë si për shembull punëtorët e tapeteve, duhet të vishni mbrojtëse për to.
Nëse ecni apo bëni vrap në mënyrë të rregullt vishni këpucët e duhura, si modelin dhe prerjen.
Në rastin e problemeve me këpucët, sidoqoftë, ka mjekë të specializuar që japin ekspertizën e tyre dhe bëjnë analizën biomekanike kompleksive të gjymtyrëve të poshtëm.
Pushime të rregullta
Pushimet e herë pas hershme gjatë një aktiviteti që kërkon lëvizje përsëritëse. Kjo ndihmon në shmangien e sforcimit të tepërt në një pjesë specifike të trupit.
Forca muskulare
Nëse një kyç është i prekur nga bursiti, riforcimi i muksujve përreth mbron nga lëndime të reja. Por duhet të keni parasysh të mos praktikoni ushtrime riforcimi para se të keni kaluar totalisht bursitin./ MeMjekun.com
Burimi:
NHS
Mayo Clinic