PSIKOLOGJI/ “E kam në majë të gjuhës”, çfarë është lapsusi frojdian
Share This Article
Lapsusi frojdian mund të përcaktohet si një farë gabimi i pavullnetshëm i shkaktuar nga një konflikt psiqik tek individ. Në gjuhën e zakonshme, termi “lapsusi frojdian”- përdoret për të treguar gabime gjuhësore të bëra gjatë një bisede. Në të vërtetë, në fushën psikoanalitike, domethënia e “lapsusit frojdian” është më e gjerë dhe përfshin dhe mugnesë të papritur të kujtesës, gabimet e lexiit (të lexosh diçka ndryshe nga ajo që është shkruar), gabimet e shkrimit (shkrimi i një fjale ndryshe nga ajo që do të duhej të shkruaje realisht), gabimet e dëgjimit dhe deri në humbje të objekteve të ndryshme.
Këto gabime e mugnesa, të konsideruara më tepër nga mungesa e vëmendjes, marrin një kuptim krejtësisht të ndryshëm sipas psikoanalizës e cila i konsideron ato çdo gjë por të rastësishme dhe që i atribuohet kontrasteve të brendshme të individit mes dëshirës së vetëdijshme dhe tendencës së pavetëdijshme.
Siç e keni vënë re lapsusi merr emrin nga babai i psikoanalizës, Sigmund Freud, i cili foli i pari për natyrën e të pavetëdijshmes.
KARAKTERISTIKAT
Pavarësisht llojit të lapsusit frojdian që mund të shfaqë personi karakteristika kryesore mbetet e njëjtë. Një lapsus frojdian ka tëndencën të shfaqet gjithmonë papritur dhe me frekuencë rastësore. Prandaj, mendimi i vërtetë dhe qëllimi real i personit që ndodhen në nivelin e të pavetëdijshmes shfaqen në mënyrë të paparashikueshme dhe të pavullnetshme.
PATOLOGJI DHE NORMALITET
Lapsuset frojdiane normalisht nuk konsiderohen si shprehje e një patologjie, por megjithatë janë një tregues i pranisë së një konflikti në nivelin e të pandërgjegjshmes. Në fushën e psikoanalizës ky konflikt i brendshëm i individit mund të jetë në bazë të patologjive të ndryshme psikiatrike por në të njëjtën kohë mund të jetë e pranishme dhe në individë të shëndetshëm. Konflikti i brendshëm mes të ndërgjegjshmes dhe të pandërgjegjshmes mund të shfaqet në forma të ndryshme që mposhtetn në një situatë normaliteti derisa arrijnë në forma që në fakt janë tregues të çrregullimeve psikiatrike të vërteta (mbi të gjitha nervozizmit dhe histerisë)
Pra, mund të themi se lapsus frojdian dhe mekanizmat në bazë të tij konsiderohen nga psikoanaliza si aspekte të zakonshme si në normalitet dhe në kuadrin patologjik.
LLOJET DHE KLASIFIKIMI
Siç e përmendëm, në të përditshme kur flasim për lapsus frojdian duam të tregojmë gabimet gjuhësore që ndodhin gjatë një bisede duke shqpituar një fjalë pa domethënie apo më keq, fjalë pa vend në vend të një tjetre.
Në të vërtetë lapsus frojdian konsiderohet edhe:
Ngatërrimi i emrit të një personi me një tjetër;
Leximi i një fjale ndryshe nga realiteti dhe e sjellë në tekstin që po e lexoni;
Kuptimi i një fjale tjetër nga ajo që është shqiptuar realisht nga bashkëbiseduesi;
Mungesë e papritur dhe e përkohshme e kujtesës;
Pamundësia për të kujtuar propozimet e bëra;
Pamundësia për të përcaktuar qartë një kujtim të caktuar;
Humbja e një sendi dhe ruajtja e tij në një vend ndryshe nga ai ku mendoje se e kishe lënë;
Veprime të rastësishme dhe të përsëritura pa e vënë re (si për shembull të luash me monedhat që ke në xhep)
Pakujdesi e llojeve të ndryshme që shpesh i atribuohet mungesës së vëmendjes.
Klasifikimi
Llojet e përmendura më sipër të lapsusit frojdian mund të klasifikohen në mënyra të ndryshme. Ndarja më e madhe është ajo mes lapsuseve gjuhësore dhe ato të veprimit.
Një tjetër lloj klasifikimi bëhet mbi bazë të kontekstit në të cilin ndodh lapsusi. Në këtë kuptim një shembull i klasifikimit më të njohur të lapsusit frojdian është më poshtë:
Lapsus gjuhësor: gabimi gjuhësore që bëhen gjatë një bisede kur shqipton një term apo emër në vend të një tjetri.
Lapsus calam: Përkthimi nga latinishtja e “calam” mund të jetë “gabimi për shkak të lapsit”, pra bëhet fjalë për gabimin në të shkruar.
Lapsus memoriae: Pra i korrespondon një zbrazëtie të menjëhershme memorieje ndaj një fjale të caktuar, apo një konfuzioni momental dhe vështirësi në kujtimin e diçkaje.
Një kuriozitet
Shumë njerëz në prani të një lapsusi frojdian të karakterizuar nga një mungesë e menjëhershme e kujtesës për një fjalë të veçantë gjaë një bisede janë mësuar të thonë “e kam në majë të gjuhës”./ MeMjekun.com