PSIKOLOGJI/ Sindroma e bletës Mbretëreshë mes femrave, rivaliteti dhe konkurrenca
Share This Article
Në fakt sindroma e bletës Mbretëreshë nuk njihet nga psikologët profesionistë, megjithatë janë shumë femra që i drejtohen terapeutit për të gjetur dhe analizuar disa sjellje të tyre që bazohen kryesisht në konkurrueshmëri.
Në koshere, bleta Mbretëreshë ka një rol protagonist; e rrethuar nga meshkuj të ndryshëm dhe femra të tjera që nuk janë pjellore. Kjo e bën të ndjehet superiore dhe është një pozicion që çdo femër do e dëshironte.
SHOQËRIA DHE KONKURRENCA
Që të vegjël na mësojnë të konkurrojmë me të tjerët. Në të vërtetë, impulsi i kësaj lloj sjellje jepet në këtë mënyrë nga shqetësimi i të rriturve që të përballemi me atë çfarë na rrethon.
Në përpjekjen e tyre për t’u përmirësuar, ata bëjnë që vetëvlerësimi ynë të fundoset. Për këtë arsye, kur duam të jemi më të mirë nuk e bëjmë për të përmirësuar veten, por për tu dalluar, për të shkëlqyer dhe për të bërë për zili të tjerët.
Sindroma e bletës Mbretëreshë përfshin të gjitha këto sjellje, por ndodh vetëm tek femrat që ndjejnë një presion të fortë social. Standardet e pamundura të bukurisë, presioni për të qenë gjithnjë perfekte, të bëjë gjithçka mirë, e mbi të gjitha ti shohë femrat e tjera si konkurrente.
Por pse femrat shohin vetëm femrat e tjera si konkurrente me to dhe jo meshkujt? Sepse ndjehen më të identfikuara dhe se që nga fëmijëria marrin disa zakone që përsëriten dhe kur rriten; kritikojnë femrat e tjera, paragjykojnë duke dashur të jenë më të mira se to. Por këto duhet të jenë sjellje që duhet t’i shmangim.
SI TA NJOHIM SINDROMËN E BLETËS MBRETËRESHË
Për të zbuluar nëse një femër vuan nga sindroma e bletës Mbretëreshe, mjafton të vëzhgojmë sjelljen e saj. Ndonjëherë, mendojmë se ka një ego të madhe, që është shumë konkurruese dhe ziliqare. Megjithatë po të shohim me vëmendje ka më shumë:
Flet gjithmonë keq për një femër tjetër, duke bërë thashetheme mbi atë që bën apo nuk bën. Gjithçka që thotë është gjithmonë negative, degraduese dhe poshtëruese.
Ankthi i saj për tu dalluar e për të qenë gjithmonë mbi të tjerët me çdo kusht e çon atë në humbjen e miqësive dhe shfaq sjellje shqetësuese pasivo-agresive.
Përpiqet që ti bëjë femrat e tjera “objekt” i saj për tu bërë më e fortë. Në këtë mënyrë do të konsumojë vetëvlerësimin dhe moralin e atyre që i konsideron rivale.
Kjo është një sjellje shumë e dëmshme. I bën keq personit që vuan nga ky sindrom. Siqodoftë, çfarë qëndron pas sindromës së bletës Mbretëreshë?
FEMRA SHUMË TË PASIGURTA
Femrat e prekura nga sindroma e bletës Mbretëreshe duhet të shkelin vetëvlerësimin e atyre që i konsiderojnë rivale. E bëjnë sepse ndjehen të sigurta që ia dalin dhe arrijnë qëllimet e tyre.
Në të vërtetë ato projektojnë pasiguritë mbi femrat e tjera. Dhe kështu ato përpiqen në një mënyrë fatkeqe të marrin sigurinë e nevojshme. Sa herë që shohim një person prepotent, i cili përpiqet të vihet në pah dhe të jetë sfiduesnuk duhet të mendojmë se është kështu sepse beson se është më i mirë, më i fortë e i fuqishëm. Në të vërtetë, nën atë mburojë, është një person i plagosur, i dobët me një vetëvlerësim të vrarë dhe shumë pasiguri në vetvete.
Pavarësisht kësaj, duhet të mësojmë të largohemi nga këta persona dhe ata që vuajnë nga sindroma e bletës Mbretëreshë pasi janë dëmtues.
Pa qenë të vetëdijshëm, ata na bëjnë pjesë të mungesave të tyre, të pasigurive të tyre dhe të frikës që nuk e njohin veteveten.
A keni njohur ndonjë që ka vuajtur nga sindroma e bletës Mbretëreshë? Keni njohur dikë që ju rrethon në punë apo miq?/ MeMjekun.com