Të njohim ilaçet/ Antikoagulanti Clopidogrel, çfarë duhet të dimë
Share This Article
Clopidogrel është një ilaç antikoagulant, që parandalon formimin e mpiksjeve të gjakut e për rrjedhojë bllokimin e arterieve.
Këshillohet sidomos për të parandaluar mpikjsen e gjakut pas një infarkti apo iktusi, por edhe nëse vuan nga sëmundje kardiovaskulare.
Doza e këshilluar e Clopidogrel është ajo e 75 mg një herë në ditë. Trajtimi duhet të nisë me një dozë unike prej 300 mg në rastin e sindroës së koronares akute, me përjashtim të pacientëve mbi 75 vjeç me infarkt akut të miokardit dhe rritje të segmentit ST.
SI DHE PSE FORMOHET MPIKSJA?
Mpiksjet janë masa që formohen kur gjaku ngurtësohet, duke kaluar nga gjendja e lëngët në të ngurtë. Në varësi të vendit ku formohet mpiksja, merr emrin e trombit apo emboli.
Hemostaza është një proces që ruan integritetin e një sistemi qarkullues të mbyllur dhe me presion të lartë pas dëmtimit të enëve të gjakut. Ka dy lloje hemostazash:
Primare: përfshin të gjithë proceset e formacionit të tapës së trombociteve përmes ngjitjes, aktivizimit, sekretimit dhe grumbullimit të trombociteve.
Sekondare: përfshin aktivizimin e sistemit enzimatik të koagulimit (mpiksjes) që synon të sintetizojë trombinën dhe fibrinën për të stabilizuar mpiksjen.
Lexo edhe- Hemostaza dhe testet më të zakonshme për kontrollimin e saj
Pasi të formohet mpiksja fillon fibrinoliza. Gjatë këtij procesi fiziologjik, pasi riparohet dëmi në inde, sisteme të ndryshme punojnë për të hequr mbetjet e mpiksjes.
Kur mekanizmat e hemostazës dhe fibrinolizës ndryshohen, shfaqen gjendjet patologjike si hemorragjia apo tromboza që çojnë në sëmundje kardiovaskulare. Nga ana tjetër, kushte dhe faktorë specifik favorizojnë formimin e mpiksjes si:
Obeziteti
Ndërhyrja kirurgjikale
Faktorë gjenetikë
Jeta sedentare
Shtatzënia
Tumori
Sëmundje të mëlçisë ao veshkave.
Mënyra më e mirë për reduktimin e rrezikut është një stil jetese aktive, ushqyrje e shëndetshme dhe shmangia e substancave të dëmshme, si duhani dhe alkooli.
SI E KRYEN EFEKTIN NË ORGANIZËM CLOPIDOGREL
Për të dhënë efektin e tij antikoagulant, clopidogrel duhet të aktivizohet në mëlçi. Me fjalë të tjera, më parë duhet të metabolizohet për të gjeneruar substancën aktive. Pasi të formohet metaboliti, në mënyrë selektive dhe të pathyeshme pengon grumbullimin e trombociteve.
Këtë e bën duke frenuar kompleksi më të rëndësishëm për fibrinogjenin: kompleksi glikoproteik GIIB/ IIIA. Inaktivizimi i këtij faktori parandalon bashkimin e fibrinogjenit me pllakat, për rrjedhojë grumbullimin e trombociteve.
Ndërsa metaboliti i clopidogrel modifikon në mënyrë të pakthyeshme receptorin e trombociteve, pllakat që janë ekspozuar ndaj tij do të ndryshohen për tërë jetën. Përveç kësaj, ajo gjithashtu pengon grumbullimin e trombociteve të shkaktuar nga agonistët e tjerë.
Lexo edhe- E lidhur me hemorragjinë/ Pse duhet analiza e fibrinogjenit dhe çfarë tregojnë vlerat
EFEKTE TE PADESHIRUARA
Si çdo ilaç, edhe clopidogrel ka efektet anësore dhe të padëshiruara.
Testet klinike dhe studimet e kryera tregojnë një tolerance të mirë ndaj ilaçit, megjithatë ragimi kryesor i pafavorshëm i tij është hemorragjia.
Kjo shfaqet kryesisht gjatë muajit të parë të trajtimit. Krahasuar me ilaçet e tjera si aciti acetilsalicilik, copridogrel prdhon hemorragji të vogla gastrointestinale dhe dispepsi.
Pa dyshim, rrit rrezikun e vuajtjes nga diarrea dhe skuqja e lëkurës.
Reagime të tjera anësore që mund të ndodhin gjatë trajtimit me këtë antikoagulant janë:
Purpura
Mavijosje.
Hematoma.
Epitaksi.
Neutropenia.
E rëndësishme të theksohet është se trajtimi shoqërues i clopidogrel dhe acidit acetilsalicilik rrit ndjeshëm rrezikun e vuajtjes nga gjakderdhja krahasuar me monoterapinë.
MOS HARRONI!
Clopidogrel është një ilaç që merret me acidin acetilsalicik për të shmangur formimin e mpiksjes në personat e që kanë pasur episode kardiovaskulare.
Duhet të keni parasysh efektet e padëshiruara të këtij ilaçi, veçanërisht kur jepet në kombinim me antikoagulantë të tjerë; në këto raste mund të shkaktojë gjakderdhje të rëndë. Mos harroni: përshtatja e një stili të shëndetshëm jetese është forma më e mirë e parandalimit të çdo sëmundjeje./ MeMjekun.com