Simptoma/ Çfarë është galaktorrea dhe si trajtohet
Share This Article
Galaktorrea jo puerperale është një gjendje e karakterizuar nga shfaqja e sekrecioneve të qumështit nga gjiri, jashtë kontekstit fiziologjik të ushqyerjes me gji.
Duhet të kemi parasysh se është një simptomë, jo një sëmundje, dhe gjithashtu mund të prekë burrat dhe fëmijët.
SHKAQET
Shfaqja e galaktorrea lidhet fort me hiperprolaktineminë, apo një prodhim i tepërt i prolaktinës, (hormoni që normalisht është përgjegjës për prodhimin e qumështit pas shtatzënië; tre janë shkaqet kryesore:
Prolaktinoma (tumori beninj i hipofizës)
Efektet anësore të ndonjë ilaçi (antidepresivë, kontraceptivë, antipsikotikë, antiulçer etj…)
Stimulim i tepërt i gjirit
Dëmtime të hipofizës
Patologji të tjera si pamjaftueshmëri kronike e veshkave, epilepsi, hipotiroidizëm, cerozë.
Vetë ajo mund të jetë shkak i rritjes së nivelit qarkullues të prolaktinës në rastet idiopatike, pra, pa shkak.
Burrat
Më e shpeshtë është tek femrat, por sekrecionet latante mund të ndodhin dhe tek meshkujt, në përgjithësi si pasojë e rritjes së sasisë qarkulluese të prolaktinës në rastet e galaktorresë pa shkak.
Zvogëlim i testosteronit (shpesh i shoqëruar dhe me gjinkeomastia.
Të porsalindurit
Zhvillimi i galaktorresë tek i porsalinduri lidhet me një sasi të madhe të estrogjeneve që kanë kaluar plaçentën dhe kanë arritur qarkullimin tek i porsalindurit. Në këtë rast bëhet fjalë për një simptomë të përkohshme që zgjidhet shpejt në mënyrë spontante.
Faktorët e rrezikut
Galaktorrea është më e zakonshme tek gratë e moshave mes 20-35 vjeç.
SIMPTOMAT
Galaktorrea në vetvete është simptomë dhe jo sëmundje; karakterizohet nga prodhimi i sekrecionit të qumështit nga gjiri, jashtë kontekstit fiziologjik të ushqyerjes me gji
Ajo mund të jetë spontane ose e provokuar, si për shembull stimulimi i thithkës së gjirit dhe i njëanshëm apo dyanshëm, pra njëri gji apo të dy.
Duke qenë se shoqërohet me prodhimin e tepërt të prolaktinës lidhet shpesh me simptoma tipike si për shembull:
thatësi vaginale, amenorrea (mungesë menstruacionesh) apo oligominorrea (menstruacione të çregullta) te gratë
mosfunksionim erektil dhe zvogëlim të dëshirës tek burrat
dhimbje koke
probleme me shikimin
infertilitet.
RREZIQET DHE PROGNOZA
Diagnoza lidhet ngushtë me shkakun e saj; duke u kufizuar tek vëzhgimi i simptomave galaktorrea shpesh zgjidhet pa trajtim, por rekomandohet që ti drejtoheni mjekut për një diagnozë të saktë.
Vëzhgimi i një sekrecioni jo-qumështor (gjakosje, e verdhë….) kërkon një vëmendje të menjëhershme pasi nuk përjashtohet mundësia e treguesit të një tumori në gji.
DIAGNOZA
Diagnoza e shkaqeve të galaktorreas në përgjithësi parashikon këto hapa:
vizitë mejkësore (anamneza dhe analizat objektive)
test shtazënië
analizë e lëngut të prodhuar
analizë gjaku (prolaktinë, TSH, testosteron…)
ekografi dhe/ose mamografi të gjirit
rezonancë magnetike cerebrale apo tomografi kompjuterike-TAC në rastin e dyshimit të prolaktinomës.
SI TRAJTOHET
Meqënëse prodhimi i qumështit është një shenjë dhe jo një sëmundje, trajtimi në përgjithësi bëhet për patologjinë bazë, kur kjo e fundit vihet re; në rastet e një prodhimi të tepërt të prolaktinës mund të merrni mjekime për të kundërshtuar rritjen e kësaj sasie./ MeMjekun.com
Burimi: Cleveland Clinic