Urtikaria shfaqet me disa ënjtje ( papula) në lëkurën e trungut, fytyrës, anësive. Ato kanë ngjyrë rozë të ndezur dhe kruhen shumë. Madhësia e tyre varion nga 2-3 mm deri në 2-3 cm, ose edhe më shumë. Duke u bashkuar njëra me tjetrën i japin lëkurës pamjen në formë hartash. Lëkura ngjan si e djegur…