Çfarë është artroskopia? Si kryhet dhe për se shërben
Share This Article
Artroskopia është një ndërhyrje kirurgjikale që bëhet nga ortopedi për të diagnostikuar dhe kuruar çrregullimet e kyçeve.
Vetë fjala artroskopi vjen nga greqishtja: artro- kyç dhe skopein- shoh dhe termi pra do të thotë “të shohësh në brendësi të kyçeve”.
Ajo kryhet më shumë për gjurin, kaviljen, shpatullën, bërrylat, kyçet e dorës.
Kërkon përdorimin e një pajisjeje, artroskop, për të ekzaminuar kyçet. Pajisja është një tub i butë metalik, me përmasat e ngjashme të një pipëze dhe përmban një burim dritë dhe një telekamera. Pajisja transmeton pamjet në ekran në mënyrë që kirurgu të ndërhyjë në brendësi të kyçit. Për më tepër kjo pajisje shërben edhe për të vendosur mjetet kirugjike që duhen për të trajtuar disa gjendje të kyçeve.
Duke qenë se instrumentizimi i përdorur në artroskopi është në miniaturë, teknika kërkon vetëm prerje të vogëla të lëkurës dhe kjo nënkupton që procedura ka disa avantazhe krahasuar me kirurgjinë e hapur tradicionale, mes të cilave:
Më pak dhimbje post operatore, shenja shërohet më shpejt, më pak rrezik infeksionesh, dhe pacienti mund të shkojë në shtëpi që ditën e ndërhyrjes.
Me këtë teknikë mund të vëzhgohen ligamentet, indet dhe kërcet në zonat ku ndërhyhet. Mund të vlerësohet dhe shkalla e lezionit dhe nëse është e nevojshme të riparohet apo korrigjohet problemi.
Kirurgjia artroskopike ka marrë mjaft vëmendje vitet e fundit nga publiku pasi është përdorur shpesh dhe në dëmtimet sportive të shkallës së parë dhe bëhet fjalë për një mundësi të çmuar teraputike për të gjithë pacientët ortopedikë.
REKOMANDIMET
Artroskopia mund të rekomandohet për qëllim diagnostikues, apo dhe për trajtimin e një sërë problemesh që lidhet me kyçet.
Teknika është e nevojshme për të studiuar dhimbjet e kyçeve, ngurtësinë e tyre, enjtjet e kyçeve, zhvendosjen apo dobësim të tyre.
Në përgjithësi këto probleme analizohën më parë me metoda radiografike, tomografike apo rezonancë magnetike. Kur asnjëra prej tyre nuk jep informacione përfundimtare vijohet me artroskopinë.
Kjo teknikë gjithashtu mund të stabilizojë nivelin e dëmtimit të kyçeve si pasojë e një traume për shembull sportive, apo gjendje që mund të dëmtojë kyçet, sic është osteoartriti.
Artroskopia mund të trajtojë:
Artritin, patologji e shpeshtë që shkakton inflamacion dhe dhmbje kyçesh.
Kisti Baker, mbledhja e lëngut sinovial intra-artikular që shkakton ngurtësi dhe ënjtje.
Shpatulla të ngrira, pra dhimbje dhe ngurtësim i shpatullës.
Sindromi i tunelit karpal, një ndjesi si shpim gjilpërash, mpire dhe ndonjëherë dhe dhimbje të dorës apo gishtave.
Artrofibrozë, apo inde të tepërta, për shkak të një traume të mëparshme që pengon funksionimin normal të kyçit
Nxitje kockash, që janë forma kockore jonormale që mund të shkaktojnë dhimbje të vazhdueshme
Sinoviti, inflamacioni i veshjes së brendshme të kyçeve.
SI KRYHET ARTROSKOPIA
Në përgjithësi përdoret anestezi e përgjithshme dhe në ndonjë rast ajo epiduriale ose lokale. Anestezisti është ai që e vlerëson llojin e anestezisë më të përshtatshme për pacientin, duke dhënë dhe arsyet.
Në rastin e anestezisë lokale kyçi është i pandjeshëm pra nuk ka dhimbje por është emundshme të provokojë ndjeshmëri gjatë procedurës, për shembull një tërheqje e lehtë kur kirurgu ndërhynë në kyç.
Lëkura mbi kyçin dezinfektohet me një solucion antibakteriale dhe çahet pak milimetra në mënyrë që të vendoset artroskopia.
KOMPLIKACIONE
Procdura konsiderohet e sigurtë edhe pse si çdo ndërhyrje tjetër kirurgjikale ka disa rreziqe. Bëhet fjalë për probleme tranzitore si ënjtje, ematoma, ngurtësi dhe bezdisje, të cilat janë normale pas një artroskopie dhe në përgjithësi përmirësohet në ditët apo javët pas procedurës.
Probleme më të rënda, por që janë shumë pak të shpeshta, sipas NHS-së, një në 100 raste janë:
Formimi i një mpiksje gjaku në një gjymtyrë, apo një trombozë venoze e thellë që mund të shkaktojë dhimbje dhe fryrje të gjymtyrës.
Infeksion intra-artikolar, apo artrit septik që vjen me temperaturë të lartë, dhimbje dhe ënjtje të kyçit
Dëmtim aksidental të nervit afër kyçit, një dëm i tillë mund të shkaktojë mpirje dhe humbje të ndjesisë së përhershme ose të përkohshme./ MeMjekun.com