Rrjebulla e fëmijëve, si të trajtojmë sëmundje kronike
Share This Article
Njihet gjerësisht si rrjebulla e fëmiëjve por flasim për dermatitin atopik, shkaqet e së cilës janë ende të panjohura.
Pediatrja Zerina Sheme na tregon se çfarë është ajo dhe si trajtohet.
Dermatiti atopik (ekzema ose rrjebulla e fëmijëve) është një sëmundje kronike, me shkaqe të panjohura. 75 % e pacientëve me dermatit atopik kanë histori familjare ose personale për sëmundje alergjike. Incidenca e dermatitit atopik në familje rritet kur një prind ka sëmundje alergjike (astma alergjike, riniti alergjik dhe/ose dermatitit atopik)
SIMPTOMAT
Shenjat klinike të kësaj sëmundjeje janë skuqje, kruarje të lëkurës në fytyrë, prapa veshit, por edhe në trung, në palat e sqetullave, qafës dhe tek të ndenjurat. Lëkura e prekur bëhet më e brishtë, krijon skuama ( kore të imta të bardha, ndonjëherë gjakoset ose lëshon pak lëng të tejdukshëm, i cili më pas zë kore. Nën koriçkat e lëkurës mund të mbivendoset infeksione mikrobike të lëkurës.
TRAJTIMI
Mjekimi është me dy mënyra, pomada lokale ose shurupe me ketotifen (Antihistaminik), siç e rekomandon mjeku.
Hidratimi i mirë i lëkurës është mjaft i rëndësishëm në trajtimin e dermatiti atopik në çdo stad të sëmundjes. Rekomandohen banja e përditshme për 5-10 min. Pas banjës, lëkura të mos fshihet menjëherë por të përdorim kremra hidratues kur lëkura është e lagët, me qëllim që të mbrojnë lëkurën.
Kortikosteroidet lokale: për fytyrën rekomandohet hidrokortizon 1% dy herë në ditë. Në trup kortizonikë me fuqi të mesme si fluocinolon ose triamcinolon ose desonide. Kortizonikët duhet të përdoren për një kohë të shkurtër për të shmangur efektet anësore të tyre.
Personalisht nuk jam për trajtimin me
kortizonikët, me tableta nga goja,
Do ti kushtoja më shumë vëmendje largimit të shkaktarëve , kur ato gjënden.
Është vënë re që pas përdorimit të
antibiotikëvet në raste mbi infeksioni bakterial ky dermatit acarohet.
Pra, të bëjmë kujdes kur përdorim antibiotikë. Preferohet të shmangen ato të grupit të penicilinave.
Antihistaminikët për të qetësuar pruritin (kruajtjen). Trajtimi i infeksioneve mykotike dhe virale shoqëruese bëhen me mjekimet përkatëse.
– Identifikimi dhe eliminimi i faktorëve acarues. Lëkura e pacientëve me dermatitit atopik është e thatë, e ndjeshme dhe irritohet mjaft lehtë, prandaj duhen të evitohen sapunët që shkaktojnë tharjen e lëkurës. Pacientët me dermatitit atopik duhet të minimizojnë djersitjen ; të flenë në ambientet me temperaturë konstante dhe lagështirë 45-55%.
Dyshekët prej leshi dhe pupla, dhe kafshët që mund të luajë fëmija, duhet të evitohen. Veshjet duhet të jenë prej pambuku.
Noti është i rekomandueshëm. Por larjet në pishina sjellin tharje të lëkurës nga klori, prandaj rekomandohen dushet menjëherë pas daljes nga pishina.
Varet nga ndjeshmëria e lëkurës ndaj disa faktorëve alergjikë, të cilat mund të jenë ushqimorë ose të ambientit ( aromatizuesit , detergjentët larës ( letrat e lagura), mykrat ( kur ka përdorur antibiotike).
Alergenët që thithen nga rrugët e frymëmarrjes dhe ushqimet mund të jenë faktorë shpërthyes. Veza, peshku, produktet e sojës, kikirikët, drithërat janë produktet ushqimore më të shpeshta që mund të shpërthejnë dermatitin atopik.
Provat alergjike të lëkurës japin një informacion më të gjerë në këtë drejtim. Dermatiti atopik shoqërohet me sëmundje të tjera atopike (astma, riniti alergjik, urtikaria) dhe rritje të IgE.
Një infeksion që vazhdon më shumë se dy javë mund të ketë origjinë nga një dermatit atopik ( rrjebëll )
Zakonisht një dermatit atopik ka tendencë të zgjasë deri në dy tre vite.
Në verë përmirësohet. Në dimër acarohet përsëri.
Profilaksia : kërkon largimin e shkaktarit, nëse është e mundur.
Duhet bërë banjë çdo ditë me ujë të bollshëm.
Ecuria është e mirë. Vetëm një numër i vogël rastesh kanë tendencë të kthehen në ekzemë kronike./ MeMjekun.com