Koronavirusi dhe diabeti, çfarë duhet të dimë
Share This Article
Për shkak të alarmit të shkaktuar nga koronavirusi shumë pacientë të prekur nga diabeti dhe ata që kujdesen për ta duhet të marrin masa parandaluese. Pandemia nga COVID-19 është e re dhe ka sumë të panjohura për mënyrën se si lëviz.
Deri tani nuk kemi informacion të saktë në disa aspekte, si përhapja e virusit, rrezja e ceprimit, fiziopatologjia e tij. Shkencëtarët kanë arritur të evidentojnë kategoritë në rrezik, si të moshuarit, personat imunodepresiv dhe diabetikët.
Edhe pse koronavirusi është një patogjen që nuk nxit një vdekshmëri të lartë në kushte normale, kategoritë e përmendura kanë tendencën të kenë komplikacione të rënda dhe të përballet me pasoja fatale. Rast i veçantë është prania e njëkohshme e COV ID-19 dhe diabetit.
Në artikullin më poshtë do ju shpejgojmë se si të adoptojnë strategjitë e duhura të parandalimit në rastet kur vuajnë nga diabeti dhe disa këshilla ushqyerje që janë të dobishme për të mbrojtur shëndetin e këtyre njerëzve
KORONAVIRUSI DHE DIABETI
Të shkosh në spital nuk është një ide e mirë, vetëm nëse keni një kuadër të rëndë simptomatologjik. Dhe në rast të kësaj të fundit mos ngurroni të telefoni 127. Gjithashtu është e rëndësishme të konservoni ushqime për nevojat tuaja për të gjithë periudhën e izolimit në shtëpi dhe derisa rreziku i infektimit të virusit të ketë përfunduar. Gjithashtu duhet të keni mjetet e kontrollit të glicemisë, ashtu si dhe ilaçet e përshtatshme për të rregulluar këtë parametër
Në rast se një diabetik preket nga COVID-19 këshillohet të informohet personeli mjekësor për të ditur me saktësi sa shpesh duhet të kontrollohen vlerat e glicemisë. Gjithashtu duhet të theksohet se nuk duhet të ndërpritet asnjë ilaç, pa ju thënë mjeku. Disa ekspertë thonë se NSAID mund të komplikojnë rjedhën e sëmundjes, por nuk ka studime shkencore për të vërtetuar këtë pretendim. Në çdo rast është mirë të shmanget vetëmjekimi dhe të ndiqen hap pas hapi këshillat e ekspertëve.
REGJIMI USHQIMOR NDAJ INFLAMACIONIT DHE VIRUSIT
Koronavirusi shkakton polmonit dhe mund të dëmtojë jetën e një individi. Për këtë arsye ushqyerja ka gjithmonë qëllimin të reduktojë inflamacionin. Provat shkencore kanë treguar se disa lloje ushqimesh, si hudhra apo disa lloj perimesh kanë karakteristika antiinflamatore. Duke marrë këtë në konsiderate këshillohet konsumi dhe në situata të tilla.
Studime të fundit tregojnë se kurkumaja mund të ndihmojë në parandalimin dhe përmirësimin e kushteve të disa patologjive polmonare. Falë aftësive antioksidante dhe antiinflamatore në fakt, bëhet një aleat i mirë për të luftuar sëmundje. Megjithatë ende nuk ka prova të vërtetuara totalisht dhe për këtë.
REKOMANDIMET
Duke qenë se ka pak të dhëna në dispozicion të shëndetësisë mbi këtë virus, është e rëndësishme të theksohet rëndësia ekstreme që merr parandalimi në kushtet e mëparshme të diabetit apo patologjive të tjera. E nevojshme është të që respektohet sa më shumë higjiena e duhur për të shmangur kontaktin, dhe të mos dilni nga shtëpia, vetëm në rast se është shumë e nevojshme.
Njerëzit që i përkasin kategorive në rrezik kanë jnë rrezik më të madh për të pasur komplikacione të rënda. Si rezultat, duhet të jenë të qartë se si të reagojnë në rast se do të nisnin të shfaqeshin simptomat e sëmundjes. Duke ndjekur këshillat e sakta ushqyese mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave, dhe pse nuk ka studime specifike pasi bëhet fjalë për një patologji jashtëzakonisht të fundit.
Si përfundim, duhet të theksojmë se është thelbësore parandalimi i kolapsit të sistemit shëndetësor. Dhe për këtë qëllim, nuk duhet të shkoni në spital, vetëm në raste ekstreme nevoje. Duhen lajmëruar autoritett kompetente nëse do të shfaqeshin simptoma apo dyshoni se jeni infektuar nga sëmundja./MeMjekun.com