“Mos prekni sytë!”, a është konjunktiviti mes simptomave të COVID-19?
Share This Article
Konjunktiviti mes simptomave të COVID-19 ka fituar hapësirë në lajmet e ditëve të fundit. Dhe pse bëhet fjalë për një simptomë që shoqata të ndryshme mjekësh e kishin vërejtur që në fillim të pandemisë, prania e saj tashmë është e konfirmuar.
Ekipi shëndetësor amerikan ka qenë i pari që dha alarmin. Në çdo rast, as CDC amerikane e as OBSH nuk e kanë përfshirëë konjunktivitin në protokollin e diagnostikimit. Në literaturën shkencore ekzitojnë dy studime mbi këtë argument:
Një studim i u publikuar në Journal of Medical Virology ka izoluar SARS-CoV- 2 në sekrecionet okulare të disa pacientëve, duke zbuluar praninë e koronavirusit në konjunktivën e syrit.
Një tjetër studim, i publikuar në New England Journal of Medicine, ka studiuar të dhënat e 1099 pacientëve kinezë të konfirmuar me COVID-19. Në 1 p2r për qind të rasteve është regjistruar dhe kongjestioni konjunktiv.
ÇFARË ËSHTË KONJUNKTIVITI?
Pa pasur parasysh Koronavirusin, konjunktiviti është një nga patologjitë më të shpeshta të syve. Bëhet fjalë për forma të lehta të tij që shërohet shumë shpejt. Ka të bëjë me një inflamacikon të konjunktivës së syrit, një membranë mukoze e butë që gjendet në brendësi të qepallave e që mbulon bulbën e syrit në pjesën e jashtme. Kur është i inflamuar, vazat e vogla të gjakut hollohen dhe syri shfaqet i kuq.
Konjunktiviti mes simptomave të COVID-19 i atribuohet SARS-CoV-2 por jashtë pandemisë aktuale, mund të shkaktohet nga bakteret apo faktorët mjedisorë.
Prandaj, kjo simptomë mund të jetë me origjinë virale, bakteriale apo alergjike. Ka dhe patologji të tjera të lidhura me konunktivitin, si sindromi Sjögren, një sëmundje kronike autoimune.
KONJUNKTIVITI MES SIMPTOMAVE TË COVID-19, SIPAS AKADEMISË AMERIKANE TË OFTALMOLOGJISË
Akademia Amerikane e Oftalmologjisë ka publikuar një deklaratë duke grumbulluar informacione të dërguara nga punonjësit në frontin e parë të luftës. Konjunktiviti konsiderohet simptomë e koronavirusit.
Hipoteza mbështetëse për këtë është se spërklat që mbartin virusin e COVID-19 depozitohen në konjuktivën e syrit. Kujtojmë që transmetimi i virusit bëhet përmes spërklave të personit të infektuar
Kjo nuk ndodh vetëm në transmetimin e drejt për drejtë, por duhen konsideruar dhe grimcat që depozitohen në sipërfaqe dhe që i marrim pa dashje në fytyrë e në duar. Prandaj është e rëndësishme dezinfektimi i ambienteve dhe larja e duarve.
Sipas Akademisë Amerikane të Oftalmologjisë, pacienti që shfaq konjunktivit dhe temperaturë, si dhe një simptomë respiratore, duhet patjetër të të konsiderohet potencialisht i prekur nga COVID-19. Aq më tepër nëse ka një lidhje epidemiologjike, me fjalë të tjera, ka qenë në kontakt me një pacient të infektuar, apo vjen nga zona gjeografike në rrezik.
Në bazë të këtyre të dhënave, Akademia rekomandon ekipet shëndetësore të mbrojnë edhe sytë dhe jo vetëm hundën dhe gojën. Kjo simptomë e re e sëmundjes i ndryshon masat mbrojtëse duke i bërë më të ashpra.
SI TË PËRBALLENI ME SIMPTOMAT E REJA TË KORONAVIRUSIT?
Qoftë konjunktiviti, qoftë humbja e nuhatjes apo shijes, dhe diarrea duhet të konsiderohen me vëmendje në kontekstin aktual. Dhe pse OBSH nuk i ka përfshirë ende në listën e simptomave kryesore, shoqatat mjekësore këshillohen të realizohet tamponi atyre që kanë këto shenja.
Të gjendur përballë një situate pandemie, është e detyrueshme të merren masa të shpejta që reduktojnë shkallë e infeksionit. Për këtë arsye, kujdesi është maksimal dhe vëmendja ndaj këtyre simptomave është më i lartë se zakonisht.
Ata që kanë një nga këto simptoma të koronavirusit duhet të flasin me mjekun. Siç thotë dhe Ministria e Shëndetësisë, në rast dyshimesh duhet të telefononi 127. /MeMjekun.com