Kategorite

Me te lexuarat

Psikologji/ Masat u lehtësuan, këshillat e ekspertëve për ankthin për jetën pas izolimit

Irena danjolli

Tashmë me lehtësimin e masave kufizuese për shkak të pandemisë së koronavirusit, ekspertë të shëndetit mendor në botë japin alarmin për ankthin pas izolimit. Frika për të dalë nga shtëpia dhe mund të infektohesh, frika për humbjen e vendit të punës dhe për ekonominë kanë shtuar shqetësimin tek njerëzit edhe pse këto masa janë lehtësuar.

Irena Danjolli, punonjëse sociale, thotë se ende nuk po përballemi me një normalitet të sigurtë dhe kjo shton ankthin dhe shqetësimin tek njerëzit. Ajo këshillon që njerëzit të mendojnë sa më shumë pozitivisht, të shijojnë natyrën dhe diellin dhe pse do të duhet kohe të përshtatemi me një kthim në normalitet.

Tashmë si në të gjithë botën dhe në Shqipëri ka nisur lehtësimi i masave kufizuese për shkak të pandemisë nga koronavirusi. Shumë njerëz u përballën me humbjen e vendeve të punës, sa ka ndikuar papunësia në shëndetin mendor të njerëzve?

Tremujori i parë i vitit 2020 riktheu krizën më të madhe të papunësisë në vend. Në vetëm 30 ditë kanë humbur vendin e punës 61 mijë persona duke rritur papunësinë në vend me 37 %. Largimet masive nga puna erdhën për shkak të situatës së diktuar nga pandemia Covid 19.Me rënien ekonomike botërore të gjithë po përjetojnë me simptoma të ngjashme pasi miliona njerëz janë larguar nga puna për shkak të Covid-19. Kjo tanimë do të jetë një pandemi globale e papunësisë. Unë e quaj një krizë brenda një krize. Përfshirja e mëtutjeshme e këtyre figurave dramatike është shpejtësia me të cilën shumë nga ne papritmas u gjendëm pa punë ose të hedhur poshtë nga punëdhënësit tanë . Kjo është, natyrisht, një sfidë financiare për shumë njerëz që papritmas kanë humbur të ardhurat e tyre, por gjithashtu paraqet një sfidë psikologjike. Shumë të pa punë përveç fondit të sigurisë që mund të kënë marrë janë drejtuar dhe pranë fondacioneve të ndryshme të bamirësive për t’ia dalë me shpenzimet jetësore por prapë është e vështirë. Ndërsa njerëzit humbasin vendet e punës, dhe të ardhurat dhe sigurinë, ndikimi psikologjik te ata të lënduar nga kjo përplasje ekonomike mund të jetë e madhe.

Ndërkohë që masat kufizuese po lehtësohen ekspertë të shëndetit mendor kanë paralajmëruar për një fenomen që quhet ankthi për jetën pas izolimit. Pra, në filim krijuan një masë sigurie, një strehë të sigurtë dhe teksa fillimisht na u desh të përshtateshim me izolimin, tani pas dy muajsh na duhet të përshtatemi me jetën jashtë. Si ta kuptojmë këtë?

Përpara se të përballeshim me Covid 19 të gjithë ne ishim mësuar me nje rutinë aktive të përditshme të jetës tonë. Më pas u përballem me një pasiguri shëndetësore , distancimin social , më pas u përballëm me probleme ekonomike dhe pa punësi. Krejtë pa pritur u ndodhëm përballë një ndryshimi rrënjësor të mënyrës tonë të jetesës si dhe përballë shumë të panjohurave dhe pasigurive të ndryshme jetike . Këto janë janë stresorët paraprak të cilët ndikuan në krijimin e ankthit tek njerëzit. Vetë qënies njerëzore i duhen minimalisht 21 ditë për t’u përshtatur me një situatë ndryshe , dhe deri diku të gjithë ne “sikur u mësuam” me këtë gjendje , përdorëm teknologjinë që të ishim sa më afër të dashurve tanë, kaluam kohë me familjet tona lexuam , gatuam, bëmë ushtrime në shtëpi , por shumë nga ne u përballën me ankth dhe panik . Disa njerëz nuk u drejtuan për ndihmë pranë shërbimeve të shëndetit mendor dhe kjo gjëndje ankthioze u akumulua tek to. Nëse me ankthin nuk punojmë per luftimin e tij ai qëndron aty dhe na ndjek gjatë gjithë kohës . Me lehtesimin e masave pas nje përshtatjeje prej 60 ditësh me këtë situate , mendohet që do kemi përsëri përballje me ankthin e ndryshimit të mënyrës së jetesës, do jemi përsëri përballë të pasigurtës, intensiteti i të prekurve vetëm sa ka filluar të bierë që domethënë ekziston akoma frika dhe pasiguria se mund të prekemi dhe ne në momentin që do dalim ose do jemi në kontakt me të tjerë. Çeshtja kryesore është puna tek të gjithë, një pjesë kanë frike të dalin në punë se ndjejnë pa siguri nga virusi, një pjesë ndjehen të pa sigurt ekonomikisht sepse me të dalë në punë po përballen me shkurtime të pagave dhe një pjese do dalin te kerkojne pune sepse janë pushuar për shkak të gjendjes dhe në këtë periudhë është e vështirë të gjesh një punë sepse prane çdo biznesi po bëhen shkurtime pozicionesh pune. Nuk po përballemi akoma me një normalitet të sigurtë, është pak e vështirë të thuhet qe gjërat do jenë sic i kemi lënë para izolimit. Këto stresor dhe pasiguri normalisht do na përballin me ankthin e jetës. Sidomos njerëz që u perballën që gjatë periudhës së izolomit me ankth dhe nuk punuan për luftimin e tij në kohë , do kemë akoma më shumë vështirësi.

Cilat janë këshillat tuaja për njerëzit për përballimin e kësaj situate që nga ekspertë botëror është quajtur një fenomen emergjent?

Këshilla e parë është të mendojme sa me gjate dhe sa më shumë pozitivisht. Me lehtësimin e masave do kemi mundësi të shijojmë natyrën , diellin dhe të bëjmë aktivitet fizik edhe në shtëpi. Këshilla kryesore është për të gjithë ata që po përballen gjithë këto kohë me ankthin, të drejtohen pranë specialisteve të shëndetit mendor , që të jenë sa më të qetë mendërisht që ti rikthehen punës dhe normalitetit. Duke qënë se është një situatë që po na çon drejt rikthimit në normalitet dhe një të njohure përshtatja do kërkojë kohën e saj por do ndodhë më lëhtë se përballja me situatën që ishim këto dy muaj./ MeMjekun.com