Shkaktojnë 20% të infeksioneve respiratore tek fëmijët, çfarë janë mykoplazmat
Share This Article
Mykoplazmat janë mikroorganizma të gjalla, më të voglat që ekzistojnë.
Ato nuk klasifikohen as si viruse, as si bakterie, as si rikecie.
U izolua në vitin 1944 në pacientë me pneumoni atipike. Ajo shkakton 20% të infeksioneve respiratore në moshat pediatrike. Më shpesh preken moshat 3-9 vjeç (70% e rasteve me mykoplazma.) Më pak moshat e tjera. Rrallë në moshën nën 1 vjeç sepse mbrohet nga qumështit i gjirit të nënës.
Këto mikroorganizma janë pa mur qelizor prandaj dhe forma e tyre ndryshon shpesh. Ato ngjitin në rrugët e frymëmarrjes me anën e një proteina duke zhvilluar më tej shenjat e sëmundjes.
Nuk shkatërrohen nga antibiotikët e grupit të penicillinës. Janë aerobe dhe kanë veti hemolitike.
E gjejmë si infeksion bashkëshoqërues në të sëmurët kronikë me asthma ose imunodeficiencë. Risku për të marrë këtë infeksion në kopësht, çerdhe është 12%.
Ekzistojnë 10% e personave të jenë mbartës. Ato nuk çfaqin shenja klinike. Zhvillohet më shumë në vjeshtë.
Periudha e inkubacionit zgjat 1-3 javë.
Përhapet me spërklat e pështymës.
Shenjat klinike:
Çfaqen në bazë të organit që preket.
Më të shpeshta janë
•Bronkiolitet,
•Laringitet
•Infeksione të veshit të mesëm( 27% e rasteve)
•Pneumonitë atipike.
Shenjë kryesore është temperatura, nga subfebrile deri në 39°C. Ndonjëherë dhimbje veshi dhe majisje.
Kolla është e thatë, e ashpër, në 40 % të rasteve shoqërohet me ëheezing. Pas disa ditësh kolla bëhet me sekrecione të trasha që mezi çkoliten.
Dobësi e përgjithshme, dhimbje fyti, rëndim në krahëror.
DIAGNOZA
Vendoset me anë të izolimit direkt me tampon nga fyti, ose më pas bëhen provat serologjike specifike dhe jo specifike, PCR , Rö grafi të mushkërive . Gjak komplet.
Prania e antikorpeve IgM flet për një infeksion që ka kaluar, ndërsa IgG mbeten të rritura për shumë javë.
Për të vënë diagnozën na ndihmon sezonaliteti, historia e sëmundjes, shenjat klinike, ekzaminimet ( kryesisht serologjike)
Nuk fiton imunitet të përhershëm nga mykoplazma, pra mund të sëmuresh përsëri.
TRAJTIMI
Mykoplazma është e ndjeshme ndaj antibiotikëvet të grupit të Makrolideve (Eritromycina, Klaritromycina, Azitromycinë).
Efekt të mirë kanë dhënë edhe grupi i fluorokinoloneve
( Ciprofloksacina) , por nuk përdoren nën moshën 18 vjeç për shkak të efekteve anësore në moshat fëminore.
Zgjat 10-14 ditë , por mund të shkojë deri në 4 javë.
Komplikacionet janë nga më të ndryshmet, në varësi të organit që preket, psh rrugët urinare, meningoencefalitet, mëlçia.
Komplikacioni më serioz është me çfaqje në lëkurë në formë petekie, bulëzash, urtikarie e deri në formën e eritema multiforme dhe sindroma Steven Johnson.
Mënyra më e mirë për tu mbrojtur është higjena e banesës dhe ajo e jetës kolektive, çerdhe, kopshte shkolla, klorinimi i përditshëm i dyshemeve, dorezat e dyerve.
Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme