Kategorite

Me te lexuarat

Pse janë të rrezikshme bombulat e oksigjenit mjekësor pa recetë mjekësore

Covid-19 Corona, ky element viral tashmë i kthyer në një pandemi globale vazhdon të zgjerojë rrezen e saj të infeksionit, por matematikisht violencë e saj po bie gradualisht.
Sigurish ardhja e dimrit do vazhdojë të ketë një ritëm të lartë infeksionesh dhe humbje jete në një numër të caktuar por fatmirësisht humbjet e jetëve po bie me anë të një numri faktorial të vogël.

ermand mertenikaSiç e kemi përmendur dhe më parë ky element viral godet alveolen (njësinë tonë më të vogël të pulmoneve / mushkrive) duke u shumëzuar me anë të një progresioni gjeometrik për një kohë të shkurtër.
Aktualisht në këtë moment përdorimi i pajisjeve të tjera më të lehta është i mundshëm duke evituar përdorimin në masë të aparaturave të shkallës së rëndë të cilën ne i quajmë Ventilatorë Reanimacioni / Respiratore.
Intubimi Endotrakeal, kjo fazë e fundit e aplikimit është duke u evituar gradualisht pasi pacientët e infektuar me COVID po mbahen nën terapi oksigjenimi me maskë ventilimi ose me tuba intranazale, një lajm i mirë.

Gjatë kësaj periudhe ne kemi një rënie të aktivitetit të Covid-19 krahasuar 6-7 muaj më parë pasi duke patur parasysh që po bashkëjetojmë me Covid-19 Corona, sistemi imunitar i qytetarëve po fillon të fitojë një adaptim ose një imunitet të lehtë ndaj këtij virusi, pra në një farë mënyrë kemi një periudhe relaksacioni të Covid-19. Pra hera herës do kemi oshilacione të numrit të të infektuarve por që aktualisht nuk flitet për valë të tjera.

Tashmë kemi një përdorim në masë të gjeneratorëve të oksigjenit dhe bombulave të oksigjenit të cilët po ndihmojnë pacientët të ruajnë vlerën normale të nivelit të oksigjenit në gjak (94-99%).
Pra, vlera normale e oksigjenit në gjak e matur me Sensorë Oksimetrik të monitorit të pacientit ose me sensorët oksimetrik portable duhet të jeteë(94-99 ose 100%)
Rënia e vlerës se oksigjenit nën vleren 94% pra 85-93% e cila është një vlerë nën-normale duhet të trajtohet menjëherë pasi qelizat e kuqe të gjakut (Eritrocidet nuk oksigjenohet në vlerën e duhur). Pra, celulat e kuqe (Eritrocidet saturohen me oksigjen) shpërndahen në të gjithë indet dhe organet e trupit ndërsa rënia e vlerës së oksigjenit do të thotë mos oksigjenim dhe mungesë saturimi në vlerë normale. Pikërisht kjo situatë fillon të dëmtojë celulën e kuqe të gjakut dhe rënia e vlerës gjithnjë e më tepër nga 80-60 është një fazë ku celulat kalojnë në një gjendje akute (pra degjenerim gradual i celulës e cila shkon deri në vdekjen e saj)
Pikërisht tashmë përdorimi i gjeneratorëve të oksigjenit ka dominuar mënyrën e trajtimit me terapi oksigjeni por ajo që më bën përshtypje është fakti se pacientët po përdorin pa recetë të ashtuquajturat “Bombulat e oksigjenit” të cilët kanë over-presure shumë të madhe.
Këto bombula përmbajnë oksigjen të lëngshëm me një përqëndrim apo presion shumë të lartë deri në 180 atmosferë dhe pikërisht janë shumë të dëmshme pasi siç e dimë oksigjeni është një element kimik i cili ndizet shpejt në flakë dhe presioni i lartë në bombul nga pakujdesia mund të shkaktojë shpërthimin e bombulës duke shkatuar dëme të mëdha materiale dhe njerëzore.

Bombulat e oksigjenit duhet të evitohen në përdorim pasi kjo nuk është zgjidhje. Përse?
Pacientët të cilet kanë vlera oksigjeni 84-93% mund të trajtohen në mënyrë të sigurtë me gjeneratorë oksigjeni vlera e të cilëve u shkon 5-10litra/min flovv, kjo vlere e flovv-t është mëse e lejueshme për terapinë e oksigjenimit. Pra, gjeneratorët e oksigjenit ekstratojnë oksigjenin nga ajri me anë të sistemit elektronik dhe filtrave.

Personat të cilëve vlera e oksigjenit u zbret nga 80-60 duhet menjëherë të dërgojnë në qendrat spitalore për të marrë trajtimin teurapeutik të oksigjenimit në mënyrë të sigurtë.

Çfarë ndodh nëse ne përdorim bombulat e oksigjenit në raste të tilla.

Bombulat e oksigjenit siç e përmendëm dhe me parë kanë një presion shumë të lartë të oksigjenit të lëngshëm brenda bombulës. Kanë valvulën dhe Manometrin.

– Bombula e Oksigjenit (Presioni 150 – 200 atmosfere)
– Valvula (Metal i thyeshëm)
– Manomentri ( Kalibratori i vleris si oksigjenit)

Shkaqet e rrezikshmërisë:

– Nëse kemi një bombul oksigjeni në shtëpi dhe padashje e afrojmë në një ambient shumë të ngrohtë, afër sobës ose afër ndonjë rezistence çfarë ndodh ???? (Mbase një shpërthim i bombulës si rezultat i presionit të oksigjenit të lëngshëm shumë të lartë “Over-Pressure”

– Nëse bombulën e afrojmë në një temperaturë të ftohtë dhe nëse bombula rrëzohet, valvula mund të thyhet (pasi në temperatura të ftohta metalet fitojnë vetinë e thyeshmërisë). Nëse valvula thyhet, presioni është aq i lartë saqë përsëri bombula mund të shpërthejë dhe mund të shkaktoje dëme të mëdha materiale dhe dëme njerëzore (humbje jete)

– Personat të cilët kanë vleren e oksigjenit nën 80 do u presohet oksigjen 15 – 20 Litra në minutë (Sasi shumë e larte e presures në Mushkeri / Pulmone) kjo mund të shkaktojë rupture ose dëmtim akut dhe ekstrem të lobeve të mushkërisë duke i shkaktuar hemorragji nga Presura e Manometrit.

– Nëse manometri dëmtohet, çfarë ndodh? Dëmtimi i manometrit do të thotë që ne nuk e kalibrojmë dot vlerën e oksigjenit për tu aplikuar tek pacienti dhe kjo do shkaktojë dëmtim të madh të mushkërive duke i shkaktuar Rupturen (çarje dhe hemorragji)

KËSHILLAT:

1- Në këtë kohe pandemie e rëndësishme është të kemi një Puls-Oksimeter në familje ku çdo ditë të masim vlerën e oksigjenit në gjak.

2- Në rast se vlera e oksigjenit bie nga 93 – 85 përdorni Gjeneratorët e Oksigjenit (jane të sigurtë)

3- Në rast se vlera e oksigjenit bie nga 84 – 60 (personi duhet të dërgohet për trajtim më të specializuar në qendren spitalore për trajtimin e sigurtë me oksigjeno-terapi)

4- Mbroni veten me anë të maskës qoftë dhe të lehtë (FFP2) për të evituar marrjen e sasisë së madhe të elementit viral (Covid-19)

5- Disinfektoni duart shpesh herë me alkool mbi 70% ose disinfektante me përmbajtje alkooli.

6- Mbani distance të paktën 1 metër nga tëe tjerët.

7- Hani shëndetshëm dhe ushqime jo me përmbajtje të lartë sheqeri dhe kolesteroli.

8- Aplikoni gjimnastikë apo vrapim të lehtë në mëngjes dhe në darkë.

Artikull nga inxhinieri

Bio- Fizikant

Ermand Mertenika