Këshillat e pediatres, çfarë duhet të dimë për zhvillimin dhe rritjen e fëmijës 0-3 vjeç
Share This Article
Në lidhje me zhvillimin e fëmijës duhet të mendojmë që para konceptimit të frutit ( para se çifti të ketë planifikuar një shtatzani).
Fëmija nuk është një i rritur në miniaturë. Fëmijëria ka ligjet e veta të zhvillimit
Faktorët që ndikojnë në zhvillimin e të porsalindurit janë:
– Kultura e mirë rritjes
– Niveli ekonomik
– Politikat shëndetësore
– Faktorët Mjedisorë
– Faktorët hormonalë, gjenetike etj.
Me rritje kuptojmë ndryshimet e trupit në madhësi, përmasa dhe forcë.
Zhvillimi është përsosja cilësore, nga ana funksionale e indeve.
Ndër faktorët që radhitëm më sipër do të veçonim rolin që ka mjedisi, kryesisht ushqimet që hamë, infeksionet, ndotjet kimike, helmet e mbetjeve industriale që derdhen pa kriter në shtrate lumenjsh dhe më pas vaditen bimët që hamë., etj, etj. Këto janë përgjegjës për efektin teratogjen, duke shkaktuar keqformime tek i porsalinduri.
Vlerësimi i raportit peshë- gjatësi bëhet në dinamikë.
Pas çdo matje shënohet të dhënat në një kurbë grafike që është individuale dhe bëhet krahasimi me kurbën standarte, ideale.
Në muajin e parë rritet 3,5cm. Nevojat kalorike në këtë moshë janë 115 kcal/kg peshë në ditë. Fle 18-20 orë. Zgjohet vetëm kur do të pijë idetë ndërtohet.
Muaji i dytë karakterizohet nga një zhvillim i vrullshëm motor dhe emocional.
Në muajin e tretë ngre kokën, nga pak. Buzëqesh me nënën. Ndjek me sy objekte në lëvizje.
Fëmija 4 muajsh nxjerr tinguj, “aaa, ngah” . Kthen kokën nga vjen muzika.
Fle 14-16 orë. Shton nga 2 cm në muaj.
Në moshën 5-6 muaj shpreh kënaqësinë me klithma gëzimi. Rrotullohet nga barku në shpinë.
Në muajin e shtatë fillon të rrijë ndenjur 1-2 minuta.
Në moshën 7-9 muaj rritet 1,5 cm në muaj.
Në 8 muajsh ecën këmba-doras.
Pas 9 muajsh ecën anës divanit disa hapa.
Një vjeç trefishon peshën e lindjes. Luan me të afërmit.
Shpreh shenja pëlqimi ose mospëlqimi.
Në 15 muajsh fillon të ecë.
Flet 15-20 fjalë.
Nëse nuk ecën deri në 18 muaj, kjo mbetet për t’u vlerësuar.
Dhëmbi i parë del afërsisht 6 muajsh. Dalja e dhëmbë e të qumështit përfundon rreth moshës tre vjeç.Gjithsej 20 dhëmbë.
Në vitin e dytë fëmija luan me kube, hidhet, vrapon.
Në tre vjeç ka të zhvilluar uni-n. I duket se çdo gjë është e vetja, zemërohet.
Pas moshës tre vjeç, vajtja në kopsht i më tej kompetencat gjuhësore. Është më i shoqërueshëm Flet fjali të shkurtra. Gjithsej 50-100 fjalë. Kuriozohet për gjithçka. Njeh ngjyrat. Vishet vetë.
Shkaqet e vonesës në rritje janë:
Ndryshimet gjenetike në kromozome
Çrregullimet hormonale
Anemitë e lindura
Sëmundjet metabolike
Keqthithja e ushqimit në zorrët dhe kequshqyerja.
Një sëmundje shumë e rëndësishme e moshës fëminore është hipotiroidizmi i lindur ( kongenital). E ndeshim disi rrallë por mbetet për tu vlerësuar niveli i hormonit TSH sa herë kemi vonesë të zhvillimit mendor të fëmijës.
Hormoni i tiroides është shumë i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin mendor.
Kretinizmi ( ulja e funksionit të tiroides) është njohur 2000 vite më parë.
Shkaqet , mendohet të jenë tre:
1- Defekt i zhvillimit të gjëndrrës tiroide
2- Defekt i biosintezës së hormoneve tiroidienë.
3- Hypotiroidizëm kongenital tranzitor.
Shenjat: përgjumësi, temperatura e trupit më e ulët se normalja, anësitë rrinë gjithmonë të ftohta, lëkura dhe flokët e thatë, edemë, gjuhë të madhe, vonesë e thellë mendore, çrregullime të rritjes kockore me anësi të shkurtra dhe gushë të zmadhuar.
Diagnoza: Bëhet matja hormonale.
•Niveli i TSH në serum është i lartë dhe FT4 shumë i ulët.
Pra, niveli i hormoneve
funksionon sipas parimit feed-back, dmth kur rritet hormoni që prodhohen nga truri ( Tireostimulues) ulet ai që prodhohen në tiroide ( FT4).
• Echo e tiroides.
• Shintigrafia e tiroides.
Mjekimi është zëvendësues, i thjeshtë. Vazhdon gjithë jetës me Letrox.
Ndjekja në dinamikë bëhet nga specialisti endokrinolog. Mjekimi quhet i suksesshëm kur rritja dhe zhvillimi arrijnë vlerat normale.