Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Yearly Archives: 2020

Zorrët e irrituara (IBS)/ Regjimi ushqimor i FODMAP

Sindromi i zorrëve të Irrituara (angl: IBS- Irritable bowel syndrome) është një shqetësim që prek shumë njerëz duke shkaktuar simptoma si ngërçe e dhimbje barku, ënjtje, diarre ose kapsllëk. Megjithëse ndonjëherë shqetësimi është i madh, në përgjithësi nuk konsiderohet e rrezikshme, dhe deri më sot nuk njihet shkaku i saktë, nuk ka një analizë specifike për…

Read more

analize

Norfloksacina, pse përdoret dhe efektet anësore

Norfloksacina (angl: norfloxacin) është një antibiotik që i përket grupit të quinolone-ve, që vepron si një baktericid me spektër të gjarë ndaj mikroorganizmave patogjenë aerobë gram-negativ dhe gram-pozitiv. Lexo edhe- Djegie dhe bezdisje gjatë urinimit? Shkaqet, rreziqet dhe trajtimi Ai pengon sintezën bakteriale të acidit dezoksiribonukleik. Falë fuqisë së tij baktericide është efikas ndaj mikroorganizmave rezistentë…

Read more

lipedema

Lipedema, sëmundja e vështirë dhe pak e njohur

Lipedema ose lipoedema është një sëmundje kronike që prek sidmos gratë. Karakterizohet nga mbledhja jonormale indit yndyror në ijet. Ndryshe nga celuliti, mund të zbresë deri tek gjunjtë dhe të shkaktojë dhimbje intensive. Përfaqëson jo vetëm një problem shëndetësor por dhe estetik me gjithë ndikimet e saj psikologjike. Kush preket prej saj do të vërë re një…

Read more

rls sindroma kembeve nuk pushojne

Psikologji/ Sindroma e këmbëve që nuk pushojnë

Sindroma e këmbëve që nuk pushojnë(angl: RLS- Restless LegsSyndrome) është një çrregullim tipik neurologjik i gjumit. Pacienti i prekur percepton dëshirën e pandalshme për të lëvizur këmbët, si ilaç i vetëm për të gjetur lehtësim dhe rehati nga dhimbja e këmbëve. Kjo sindromë njihet edhe si sindroma e Ekbom, një sëmundje neurologjike e karakterizuar nga simptoma…

Read more

fsh

Çfarë është analiza e FSH-së dhe vlerat e larta dhe të ulëta

Hormoni folikolo-stimulues (FSH) prodhohet nga pjesa e përparme e hipofizës, gjendrës endokrine në kokë. Ajo bën pjesë e të ashtuquajturës gonadotropina dhe si i tillë vepron duke rregulluar funksionimin korrekt të gonadeve (testikujt e vezoret, respektivisht tek meshkujt dhe femrat). Tek meshkujt, veprimi i saj zhvillohet në nivelin e tubulave semifinoze të testikujve, ku hormoni stimulon…

Read more

ateroskleroza

Arterioskleroza apo ateroskleroza/ Simptomat, shkaqet dhe trajtimi

Ateroskleroza është një proces që ka të bëjë me grumbullimin e pllakave në brendësi të murit të arteries (arterie janë vazat e gjakut që çojnë gjakun e oksigjenuar në zemër dhe pjesë të tjera të trupit) Ndërsa kur themi arteriosklerozë nënkuptohet një forcim i përgjithshëm, me humbjen e elasticitetit të mureve të arterieve. Sipas këtyre dy përkufizimeve,…

Read more

shoku hipovolemik

Gjendja e shokut hipovolemik/ Shkaqet, simptomat, rreziqet dhe trajtimi

Me fjalën “shok” (angl: Shock) kuptojmë një gjendje çekuilibri qarkullues ku organet nuk marrin sasinë e mjaftueshme të gjakut dhe oksigjenit që përmban, për pasojë vuajnë dhe në mungesë të një trajtimi, shkaktohet vdekja. Në terma mjekësore një ulje e furnizimit me gjak përcaktohet si një reduktim i perfuzionit (qarkullimit) apo thjesht hipoperfuzion. Në rast shoku…

Read more