Kategorite

Me te lexuarat

Çfarë është ARN e virusit?

Virusi COVID-19 është ndër viruset me përmbajtje ARN. Edhe studimet e shumta për prodhimin e vaksinës lidhen me ARN e virusit, duke përdorur një molekulë, që quhet ARN mesazhere ( informative).

Kjo krijohet në laborator, mbahet në një solucion yndyrnash, futet në qelizat e trupit, në qelizat e muskulit, aty kodon për të prodhuar me anë të ribozomeve një proteinë “çelës” që virusi e përdor për të krijuar memorien imunologjike.

• Pak informacion se çfarë është ARN- ja në përgjithësi:
Kuptimi i strukturës dhe funksionit të ARN-së na ndihmon të kuptojmë se si të hedhim një çelës terapeutik në atë që bën ARN-ja COVID-19 – të pregatitet një vaksinë.

Roli biologjik:

Molekula e ARN-ës është e ndërtuar vetëm prej një vargu polinukleotidik. Ka peshë molekulare më të vogël se ADN-ja. Gjendet më tepër në citoplazmë. Roli i saj biologjik është të marrë pjesë direkt në procesin e sintezës së proteinave. Biosinteza e proteinave kryhet në ribosome. Pra, ribosomet janë “fabrika” të qelizave në të cilat krijohen proteinat.

Në qelizë gjenden tri lloje të ARN-ës.

1- ARN-ja(Acidi Ribonukleik) informative (ARNi) gjendet në ribosom. Kjo ARN i kopjon informatat gjenetike nga ADN-ja e bërthamës, prej së cilës edhe vetë sintetizohet. ARNi, Prandaj quhet edhe mesazhere.
E krijuar në bërthamë prej ADN-ës, kalon pastaj në ribosme dhe merr pjesë direkt në sintezën e proteinave.
Është pikërisht ky fraksion i ARN-së që ka përdorur shkenca për prodhimin e vaksinës, duke dhënë një efektivitet të lartë të saj.

2- ARN-ja transportuese ose solubile (ARNt dhe ARNs) gjendet në citoplazmë të qelizës. Ka për funksion transportimin e aminoacideve prej pjesëve të ndryshme të citoplazmës në vendin e sintezës së proteinave: në ribosome. Për çdo lloj të aminoacidit ekziston një ARNt e veçantë. Meqenëse në qelizë gjenden 20 lloje aminoacidesh, atëherë ka edhe 20 lloje të ARNt.

3-ARN-ja ribosomale (ARNr) gjendet bashkë me proteinat, hyn në ndërtimin e ribosomeve, prej nga edhe e ka marrë emrin.

Ndërtimi dhe llojet e ARN

Tek disa viruse bimore dhe shtazore p.sh. te virusi që shkakton poliomelitin, te virusi i SIDA-s, te virusi i Rausit i cili shkakton kancerin etj, materiali trashëgues është ARN, kështu që gjenet e tyre janë segmente të ARN.
ARN është produkt parësor i gjeneve, d.m.th. i ADN dhe ka strukturë të ngjashme me ADN, mirëpo për dallim ARN është molekulë lineare i përbërë nga një zinnxhir shumë më e vogël se molekula e ADN.

ARN është përbërës i kromozomeve i të gjithë organizmave të gjallë,
Në përqindje më të madhe gjendet në bërthamëz dhe në ribozome. ARNi-informativ perben 5% te ARN ARNt-transportus perben 10% te ARN ARNr-ribozomal perben 85% te ARN.

Në qelizë ekzistojnë disa lloje të ARN-ës, të cilat dallohen në mes tyre për nga ndërtimi dhe funksioni. Gjenden në bërthamë të qelizës në sasi të vogël e më tepër në citoplazmë.

ARN-ja është e ndërtuar prej dy bazave purine: adeninës dhe guaninës, dy bazave pirimidine: citozinës dhe uracilit, prej pentozës- ribozës dhe acidit fosforik.

Uracili dhe riboza janë njësi specifike strukturore të ARN-ës, të cilat nuk gjenden në ADN. Molekula e ARN-ës është e përbërë vetëm prej një vargu nukleotidesh.

Kjo molekulë ka mbi 150 vite që studiohet nga shkencëtarët. Me ndihmën e bio-teknologjisë sot është arritur që ARN të përdoret në disa terapi të gjeneve të kancerit.

Artikull i përgatitur nga dr. Zerina Sheme