Kategorite

Me te lexuarat

Të njohim ilaçet/ Antimykotikët, çfarë duhet të dimë dhe kur përdoren

antimykotik

Kandidozat janë infeksione shumë të përhapura tek njeriu. Nganjëherë ato bëhen problematike për shëndetin.

Candida albicans jeton normalisht në gojë, vesh, zorrë, në lëkurë apo vijat urinare etj.

Përfaqësuesi kryesor i klasës së antimykotikëve është Nistatina.
Është një antibiotik i prodhuar nga streptomycina, i tretshëm në ujë.

FARMAKOLOGJIA

Nistatina merret nga goja, në formë sirupi për fëmijë por edhe me tableta.
Nuk përthithet në gjak, prandaj e përdorim kryesisht për mykun e zorrëve. Jashtëqitet me anë të feçeve.
Përdorim tjetër është në formën e aplikimit në lëkurë në formë pomadash ose kremërash.
Qarkullojnë në tregun farmaceutik me emra të ndryshëm tregtarë, por principi aktiv është një substancë antimykotike.
Gjithashtu edhe pjesë përbërëse e produkteve të higjenës si shampo me përmbajtje shtesë të një substanca antimykotike.

– Natamycinë konsiderohet si preparate i zgjedhur në sy të shkaktuara nga Fusarium solani.

 

Lexo edhe-  Candida albicans, myku ngjitës. Cilat janë llojet dhe trajtimi

 

– Amfotericina B përdoret në mykozat e brendshme, sistemike. Kjo, falë strukturës që e bën të aftë të lidhet me ergosterolin e membranës së mykut.
Gjen aplikim në pacientët me imunitet të kompromentuar, me ulje të numrit të leukociteve, në temperaturë të lartë, kur nuk i gjendet shkaku, e shoqërojnë edhe me antibiotikë me spektër të gjerë.

Ketokonazoli: ( Nizoral)
është derivati i parë sistemik që përdoret nga goja.
Ka spektër të gjerë. Vepron jo vetëm ndaj candidas por
edhe ndaj Histoplazmozës, disa amebave dhe Leishmaniozës.
Farmakologjia:
Përthithet mirë nga goja.
Përqëndrimi plazmatik arrin brenda 1-2 orësh.
Lidhet 90% me proteinat plazmatike.
Metabolizohet në mëlçi.
Eliminohet kryesisht nëpërmjet rrugëve të tëmthit.
Doza ditore për të rritur është nga 400mg- 800 mg në ditë, në varësi të gjendjes.
Tolerohet mirë.
Merret pas ushqimit.
Reaksionet anafilaktike janë përshkruar rrallë.
Shqetësimet nga ilaçi mund të jenë në formën e kruarjeve në lëkurë, ndonjëherë diarre ose trazira në bark.
Kundërindikacionet:
Nuk duhet të përdoren gjatë shtatzanisë dhe periudhës së ushqyerjes me gji të fëmijës.
Përgjysmohet doza në rastet me dëmtim të funksionit të veshkave.

Mikonazol dhe Flukomazol përdoren gjerësisht në format e jashtme, në mykun e thonjve, të lëkurës, si përbërës në ovulet për përdorim në rrugët gjenitale.
• Krem 2% Nizoral
Aplikohet në lëkurën e prekur : në palat e gjoksit, në Dermatit nga pampers, etj.
Zakonisht një ose dy herë në ditë ose siç udhëzohet nga mjeku juaj. Dozimi dhe gjatësia e trajtimit varet nga lloji i infeksionit që trajtohet.

DAKTARIN Xhel Oral
Përbërës aktiv : mikonazol
Çdo gram i Daktarin Oral Gel përmban 20 mg mikonazol.
Jepet vetëm me recetë nga mjeku
Xhel i bardhë ka shije portokall.
Rekomandohet në
trajtimin lokalisht në gojël i kandidozës së orofaringut.(fytit)
Xheli i mikonazolit është për përdorim te të rriturit, fëmijët dhe foshnjat 4 muaj e lart.
1 lugë matëse është ekuivalente me 124 mg mikonazol për 5 ml xhel.
Foshnjat: 4-24 muajsh: 1.25 mL (1/4 lugë matëse) xhel, aplikuar 3-4 herë në ditë pas ngrënies. Çdo dozë duhet të ndahet në pjesë më të vogla dhe xheli duhet të aplikohet në zonën e prekur, me një gisht të pastër. Xheli nuk duhet të aplikohet në pjesën e pasme të fytit për shkak të mbytjes së mundshme. Xheli nuk duhet të gëlltitet menjëherë, por të mbahet në gojë për aq kohë sa të jetë e mundur.
Të rriturit dhe fëmijët 2 vjeç e lart: 2.5 ml (1/2 lugë matëse) xhel, aplikuar katër herë në ditë pas ngrënies.
Trajtimi duhet të vazhdojë për të paktën një javë pasi simptomat janë zhdukur.
Për kandidozën orale, protezat e dhëmbëve duhet të hiqen natën dhe të pastrohen me xhel.
Kundërindikimet :
Hipersensibiliteti i njohur ndaj mikonazolit.

-Solucion Mycoster 1% dhe 8% (ciklopiroks),, përdoret për onikomikozën.( Infeksion i gishtave të këmbëve dhe thonjve) Sidomos në personat diabetikë.
Aplikohet lokalisht tek rrënja e thoit.
Tek fëmijët mbi 12 vjeç mund të përdoret vetëm me recetë nga mjeku. Mjekimi vazhdon 2-6 javë në varësi të shkallës së infeksionit.

 

Artikull i pergatitur nga dr. Zerina Sheme