Kategorite

Me te lexuarat

Ushtrime fizike/ Joga, një ndihmë ndaj osteoatritit

joga osteoatrit

Joga është një praktikë mijëravjeçare që e ka origjinën nga India. Konsiderohet një mënyrë jetese, më shumë se sa një praktike e thjeshtë sportive apo aktivitet fizik. Përfitimet nga ndjekja e jogës janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme.

Ky lloj sporti na ndhmon të menaxhojmë më mirë stresin e përditshëm por dhe në përballimin e patologjive të ndryshme.

Në këtë artikull do të flasim për mënyrën e praktikimit të jogës për të na ndihmuar në rastet e osteoatritit.

Për më tepër, do të analizojmë dhe simptomat e kësaj sëmundjeje që mund ti qetësojë joga dhe disa ushtrime të thjeshta.

ÇFARË ËSHTË OSTEOATRITI

Osteoatriti është një patologji kronike që prek kryesisht moshat mbi 60 vjeç, por që mund të prekë çdo moshë, sidomos të rritur.

Kjo sëmundje dëmton sistemin muskoskeletor, duke rrezikuar në veçanti shëndetin e kyçeve. Simptomat më të zakonshmë te osteoatritit janë: ndjeshmëri në këtë zonë, ënjtje dhe ngurtësim, humbje të elasticitetit, sinovit, keqformim, inflamacion dhe osteofitet.

Faktorët e rrezikut të lidhura me osteoatritin janë të ndryshme. Mes tyre, mosha, gjinia (gratë preken më shumë), obeziteti, lëndimet, sforcimet e tepërta, si dhe predispozicioni gjenetik dhe disa sëmundje metabolike, si hemokrematoza.

Osteoatriti është një sëmundje që zhvillohet ngadalë dhe që ndikon në cilësinë e jetës së atij që vuan. Aktualisht nuk ka një trajtim për të.

Trajtimi ka të bëjë më shumë me simptomat dhe karakterizohet nga: ndërhyrje kirurgjikale, ilaçe analgjezike, inflamatore josteroide, injeksione kortizonike, fizioterapi dhe rehabilitim.

Për më tepër ka disa zakone që ndihmojnë në trajtimin e osetoatrozës dhe që menaxhon simptomat, duke parandaluar apo shmangur dhe parandalimin e tij.

JOGA DHE SIMPTOMAT E OSTEOATRITIT

Joga hyn te aktivitetet e domosdoshme për të lehtësuar simptomat e osteoatritit. Përfitimet e saj janë të lidhura me një sërë faktorësh, mes të cilave:
Forcë dhe rezistencë.
Elasticitet.
Ekuilibër.
Menaxhimin e stresit.
Cilësinë e jetës.

STUDIMET PËR JOGËN DHE OSTEOATRITIN

Një studim analitik i kryer në 2019-tën mbi efikasitetin e jogës në trajtimin e osteoatritit ka kryer kërkime të ndryshme mbi këtë argument. Rezultatet treguan prova të pamjaftueshme përsa i përket efekteve pozitive të jogës në trajtimin e dhimbjeve të osteoatritit, krahasuar me llojet e tjera të ushtrimeve.

Sidoqoftë, shkencëtarët mendojnë se rekomandohet praktikimi i jogës për osteoatritin në gju.

Sipas të dhënave klinike të një studimi të bërë në pacientët mes 30 dhe 75 vjeç dhe me diagnozë atritit në gju, janë analizuar të dhënat e trajtimit me joga të llojit IAYT.

Rezultatet treguan se atje ku u zbatua IYAT kanë pasur përmirësim të LHGS (prova e forcës së grushtit, dora e majtë) dhe në lidhje me zgjatjen e gjurit, krahasuar me grupin e kontrollit.

JOGA PER PACIENTËT ME OSTEOATRIT

Ka lloje të ndryshme të jogës. Sidoqoftë, Arthritis Foundation ka dhënë disa rekomandime, duke pasur parasysh se disa lloje jogash janë më të përshtatshme tek pacientët me atrit.

Pozicioni i malit

Ky është një ushtrim i lehtë për tu kryer. Fillon duke bashkuar gishtat e mëdhenj dhe duke mbajtur thembrat paksa të ndara. Ndërsa marrim frymë thellë, duke hapur gjoksin, duart vendosen pëllëmbë më pëllëmbë, në nivelin e zemrës. Pastaj, i ngremë, duke i sjellë mbi kokë, dhe pastaj ngremë kokën lart.

Luftëtari

Luftëtari është një ushtrim joga në të cilin do të stërvitim muskujt e barkut, këmbët dhe vithet. Bëhet si më poshtë:
pasi pozicioni të jetë stabilizuar, hapim këmbët, duke krijuar një distancë prej rreth një metër dhe njëzet (1.20) midis thembrës së këmbës përpara dhe gishtit të madh të këmbës prapa.
Pastaj, rrotullojmë këmbën (në të djathtë, nëse është këmbë e djathtë, dhe kështu në të majtë) dhe përkulim gjurin për të formuar një kënd 90 °.

Në këtë pikë, ngrijeni dorën lart, duke mbajtur pëllëmbët sa më afër së bashku. Pastaj, marrim frymë thellë dhe ndërrojmë këmbët.

Pozicioni i këpucarit

Për të kryer këtë ushtrim, uluni në tokë, duke shtrirë këmbët përpara. Pastaj, përkulni gjunjët, duke bashkuar thembra të këmbëve dhe duke u përpjekur t’i afroni thembrat në legen.

Lërini gjunjët të bien anash, pa i shtyrë poshtë; domethënë, pa u përpjekur të provojmë më shumë. Mbajeni këtë pozicion për një minutë, pastaj shtrijini këmbët dhe kthejeni këmbët në pozicionin e tyre origjinal.

Pozicioni i shkopit

Filloni nga një pozicion i ngjashëm me atë të mëparshëm: ulur në tokë, me këmbët tuaja të bashkuara dhe të zgjatura, pa u përkulur gjunjët. Nëse dëshironi dhe nëse ju bën më komode, uluni në një rrogoz.

Stabilizoni shpinën dhe mbajeni drejt.

Duart në anë, me pëllëmbët lart. Në të njëjtën kohë, këmbët duhet të qëndrojnë drejt, me shputën përpara. Qëndroni në këtë pozicion për një minutë.

MOS HARRONI! E rëndësishme të dëgjoni trupin tuaj dhe ti jepni rëndësi sinjaleve që ju jep. Nëse ndjeni dhimbje apo bezdisje duhet të ndalni. Ideja është tek qetësimi i dhimbjes dhe përmirësimi i cilësisë së jetës, jo e kundërta./ MeMjekun.com