Kategorite

Me te lexuarat

Çfarë është rakitizmi? Domethënia, simptomat dhe trajtimi

rakitizem

Rakitizmi është një gjendje që prek më shumë zhvillimin e kockave në moshën foshnjore.

Shkakton dhimbje, zvogëlim të ritjes dhe formim të kockave të dobëta, të paafta për të mbajtur peshën e trupit.

Mungesa e kalciumit dhe vitaminës D është arsyeja më e zakonshme e shfaqjes së rakitizmit, me përjashtime në të cilat gjendet një defekt gjenetik që çon në thithjen / sintezën e dëmtuar të të njëjtave substanca. Deri më sot, kjo është një gjendje që është zhdukur ndjeshëm në botën perëndimore, por për fat të keq akoma shumë e shpeshtë në vendet e Botës së Tretë.

Trajtimi në përgjithësi bazohet në suplementin e kalciumit dhe vitaminës D dhe e njëjta strategji duhet të ndiqet me qëllim parandalimin.

Nëse rakitizmi nuk korrigjohet ndërkohë që fëmija është ende në rritje, deformimi skeletor dhe zvogëlim i trupit mund të bëhen të përhershme. Në të kundërt prognoza është e mirë, aq sa deformimi skeletor shpesh përmirësohet dhe zhduket me kalimin e kohës.

Tek të rriturit është një gjendje e ngjashme, megjithëse është e lidhur me shkaqe të ndryshme dhe merr emrin osteomalacia.

Lexo edhe- Luksacioni koksofemoral, një formë e Rakitit tek fëmijët

SHKAQET

Siç e përmendëm më sipër, arsyeja kryesore e rakitizmit është mungesa e vitaminës D dhe/ose kalciumit.

Vitamina D prodhohet kryesisht përmes ekspozimit në diell (rreth 90%), ndërsa një sasi e vogël e saj vjen nga ushqimi (burim i mirë janë veza, disa lloje peshqish si salmoni apo skumbria)

Ndërsa kalciumi ndodhet tek produktet e qumështit, disa perime si lakra dhe brokoli dhe disa ujëra mineralë.

Një numër i vogël ir asteve megjithatë lidhet me praninë e difekteve gjenetike që ndërhyjnë në përthithjen e këtyre dy substancave.

Lexo edhe- Rëndësia e vitaminës D dhe si duhet ta marrim

Faktorët e rrezikut

Rakitizmi është më i zakonshëm tek fëmijët me origjinë aziatike, afro-karaibe dhe Lindjes së Mesme
Të porsalindurit nëna e të cilëve ka mungesë të vitaminës D.
Fëmijët prematurë (furnizimi me vitaminë D nuk është i mjaftueshëm.
Fëmijë të ushqyer vetë me gji në vende që kanë ekspozim të ulët ndaj diellit.
Patologji që ndërhyjnë në përthithjen dhe metabolizmin e vitaminës D/ Kalciumit (celiakia, sëmundje inflamatore të zorrëve, fibroza cistike, çrregullime të veshkave…)

SIMPTOMAT

Simptomat kyçe të rakitizmit janë zhvillimi i kockave të dobëta dhe shumë të buta, të cilat çojnë në:

Dhimbje, që mund ta bëjë pacientin e vogël ngurrues për të ecur apo lëvizur dhe për shkak të lodhjes së shpejtë;

Deformim të kockave (trashje të kaviljes, pulseve dhe gjunjëve, zhvillim të këmbëve të harkuara, kocka e kafkës e butë dhe simptomë më e rrallë përkulje e shtyllës kurrizore.

Ndryshim dentar (dhëmbët janë të butë, rriten më ngadalë dhe preken më shpesh nga kariesi)
Vonesë në rritje,
Vonesë në zhvillimin e aftësive motorike (ecje, vrapim…)
Dhimbje muskulare
Rritje të rrezikut të frakturave.

DIAGNOZA

Diagnoza është kryesisht klinike, d.m.th. kryhet gjatë vizitës mjekësore, përmes vëzhgimit të deformimeve të kockave dhe dobësisë së pikave specifike të skeletit siç është kafka.
Gjithashtu mund të bëhet radiografia dhe analizat e gjak/urinë për kalciumin, vitaminën D, fosfatazë…).

TRAJTIMI

Trajtimi i rakitizmit nuk mund të ndahet nga plotësimi me kalcium/ Vitaminë D.

E rëndësishme është që ti përmbaheni dozave të dhëna nga pediatri, që mund të ndryshojnë me kohën në funksion të moshës dhe peshës së fëmijës; në rastin e mbidozës mund të krijohet gjendja e hiperkalcemisë (sasi e tepërt e kalciumit në gjak) që mund të shkaktojë:

Rritje të sasisë së urinës së prodhuar, me pasojë rritje të etjes
Humbje të oreksit
Shqetësime gastrointestinale si të përziera, të vjella, kapsllëk, dhimbje barku…)
Marramendje
Dhimbje koke
Dhimbje kockash.

PARANDALIMI

Për të reduktuar rreziqet e lidhura me rakitizmin këshillohet që:
Të ndiqet një regjim ushqimor i shëndetshëm, i ndryshëm dhe i balancuar,
Ekspozimi rregullisht në diell duke zbuluar sa më shumë lëkurë të jetë e mundur,
Vlerësoni me pediatrin përdorimin e mundshëm të suplementit të vitaminës D./ MeMjekun.com

Burimi referues: NHS