Hormoni i paratiroides dhe shqetësimet në kocka
Share This Article
Hormonit i Paratiroides është përgjegjës për disa çrregullime në kocka, si në moshat pediatrike ashtu edhe në osteoporozën e moshës së tretë.
Në organizëm gjenden 4 gjendra të vogla, të cilat janë të vendosura afër gjendrës tiroide. Këto quhen gjëndra paratireoide. Pesha e këtyre 4 gjëndrave së bashku është 0.05-0.3 g. Qelizat e këtyre gjëndrave sekretojnë hormonin, i cili quhet parat-hormon (PTH) por edhe paratireokrin.
Parathormoni e rregullon metabolizmin e Kalciumit dhe fosforit në organizëm. Ky hormon e siguron një përqendrim mjaft konstant e këtyre elelmenteve në gjak (Ca= 9-11 mg %, P= 3-5 mg %). Kur mungon ky hormon atëherë bie sasia e Kalciumit në gjak (hipokalcemia), kurse në të njejtën kohë rritet sasia e fosforit, sepse në organizëm kalciumi dhe acidi fosforik janë të depozituara në kocka në formë të kripës së kalciumi-fosfatit. Sekretimi i parathormonit varet nga kalcemia.
Edhe bashkëveprimi i ngushtë i hormonit të paratiroides me vitaminën D (e cila në vetvet mund që quhet hormon) rregullon bilancin e calciumit dhe të fosforit në të gjitha indet e trupit, sipas mekanizmit feed-back.
•Hipokalcemia shkakton rritjen e sekretimit, kurse hiperkalcemia (lexo këtu) e zvogëlon sekretimin e parat-hormonit. Rritja e Ca në gjak (hiperkalcemia) e zvogëlon ngacmueshmërinë neuromuskulore. Në këtë rast dobësohen muskujt, shfaqen çrregullime në lëvizjet e zorrëve. Kur rritet sekretimi i kalciumit përmes urinës pas një kohe krijohen edhe gurëzat në veshka
Hypo parat-hormoni paraqitet kur krijohet hormon në sasi të vogla. Shfaqet për shkak të dëmtimit të gjëndrave paratirodie gjatë operimit të gjëndrës tireoide ose infektimit. Në këtë rast zvogëlohet përqendrimi i kalciumit në gjak e lidhur me këtë rritet ngacmueshmëria neuromuskulore. Te këta pacientë kemi ngërçe të muskujve të ndryshëm, e kjo dukuri quhet tetania.
• Rritja e sasisë së parathormonit quhet hiperparatirodizëm. Kjo rritje shkaktohet gjatë shfaqjes së tumoreve të gjëndrave paratireoide. Kur rritet krijimi i hormonit rritet edhe sekretimi i fosforit në urinë. Kjo shkakton zvogëlimin përqendrimit të fosforit në gjak dhe rritjen e Ca, i cli mobilizohet prej kockave. Si pasojë jep dobësim të kockës.
Artikull nga dr. pediatre Zerina Sheme. Per me teper mund te ndiqni videon me poshte