5 arsye pse nuk duhet ta konsideroni Omicron si grip të zakonshëm
Share This Article
Pyetja mbeti si një erë e keqe në ajër, duke heshtur grupin e vogël të miqve dhe familjes plotësisht të vaksinuar gjatë një darke.
“Pse mos të infektohesh me Omicron dhe i jep fund? A është i butë? A rrit imunitetin?”
Ata janë njerëz të mirëarsimuar dhe të vaksinuar dhe pyetja e tyre ishte e sinqertë, duke e dëgjuar në shumë rrjete sociale.
Por ekspertët mjekësor janë të irritur nga kjo ide. “Infektimi i qëllimshëm me Omicron është “si për inat”, thotë dr. Paul Offit, drejtori i Qendrës së Edukimit të Vaksinave në spitalin e fëmijëve në Filadelfia.
“Si të kapesh me një zjarr të madh”, thotë dr. Robert Murphy, drejtori ekekutiv i Institutit Havey për Shëndetin Glbopal në Universitetin e Mjekësisë në Northwestern.
“Dhe është përhapu nga të gjithë llojet e njerëzve, të vaksinuar, me doza të përforcuar dhe të pavaksinuar. Do ishte çmenduri të mos mernit masa pasi është si të luash me dinamitin” thotë dr. Murphy.
Nëse ju ka shkuar në mendje ta merrni lehtë këtë çështje më poshtë janë pesë arsye pse duhet të keni kujdes edhe me Omicron.
-
Nuk është “një e ftohtë e keqe”
Temperaturë e lartë, dhimbje trupi, nyje limfatike të fryra, dhimbje fyti, kongjestion i rëndë raportohen shpesh si raste të lehta me variantin Omicron duke i lënë njerëzit të dobësuar fizikisht për disa ditë thotë Murphy.
“Njerëzit po flasin për Omicron si një i ftohtë i keq, por nuk është i tillë. Ajo është një sëmundje kërcënuese për jetën”, vijon ai.
Një studim i fundit në mbi 1 milionë njeëz i publikuar në Qendrën Amerikane të Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit, CDC, zbuluan se rreziku më i lartë i infektimit me COVID-19 ishte tek të vaksinuarit mbi 65 vjeç, njerëzit me imunitet të dobët apo persona që vuajnë nga gjendje shëndetësore si diabeti, sëmundje kronike të veshkave, kardiake, neurologjike apo të mëlçisë.
Sidoqoftë dhe njerëz që nuk i kanë këto simptoma mund të sëmuren rëndë. “Unë tani kam një pacient të vaksinuar që ka marrë dhe dozën përforcuese mbi 65 vjeç pa faktorë rreziku dhe që është në gjendje të rëndë në spital”, thtoë dr. Murphy.
Sigurisht, është e vërtetë që nëse infektoheni me variantin Omicron të COVID-19 krahasuar me Deltën ka më pak gjasa shtrimi në spital, apo kujdesi intensiv, por sipas ekspertëve kjo nuk do të thotë se nuk është një sëmundje e rëndë, është më pak e rëndë. Por nuk do të thotë se ka 0 % shanse për të vdekur.
-
Mund të keni COVID e zgjatur
Humbja e ndjesisë së shijes dhe nuhatjes është bërë një simptomë e zakonshme e rasteve të buta me COVID-19. Studimet tregojnë se rreth 80% e njerëzve e rikuperojnë aftësinë brenda një muaji apo më shumë, por të tjerët ende nuk mund të nuhasin apo shijojnë pas gjashtë muajsh ose më shumë. Disa njerëz të pafat mund të mos i rifitojnë kurrë këto dy shqisa.
Forma të rënda të COVID të zgjatur dëmtojnë mushkëritë, zemrën dhe veshkat, si dhe shëndeti mendor.
-
Ju po e përhapni tek fëmijët
Çdo sjellje e rrezikshme që mund t’ju ekspozojë ndaj Omicron, siç është mosmbajtja e maskës, mosndjekja e udhëzimeve për distancimin social ose grumbullimi, veçanërisht në ambiente të mbyllura, potencialisht do të ekspozojë të tjerët që më pas mund ta bartin virusin te fëmijët e tyre.
Të dhënat nga Akademia Amerikane e Pediatrisë tregojnë një prirje rritëse të infeksioneve te fëmijët, e cila tejkalon shumë “kulmin e valëve të kaluara të pandemisë”.
Infeksionet me Covid-19 tek fëmijët kanë qenë zakonisht të lehta deri më tani në pandemi, por numri i madh i rasteve të shkaktuara nga varianti shumë ngjitës Omicron po shton numrin e fëmijëve në spitale.
-
Rëndohet sistemi shëndetësor
Duke u infektuar qëllimisht me çdo variant të SARS-CoV-2, që është emri zyrtar i koronavirusit të ri, “ju do të vazhdoni pandeminë dhe do të mbingarkoni sistemin e kujdesit shëndetësor,” tha dr. Murphy.
Operacionet e planifikuara do të ndërpriten dhe zyrtarët e kujdesit shëndetësor janë të shqetësuar se sistemi shëndetësor i vendit nuk do të jetë në gjendje të bëjë punën e tij.
“Sistemi i kujdesit shëndetësor nuk është krijuar vetëm për t’u kujdesur për njerëzit me Covid. Ai është krijuar për t’u kujdesur për fëmijët me apendiksit dhe njerëzit që kanë sëmundje në zemër apo të plagosur në aksidente me makinë,” tha për CNN Dr. Ashish Jha, dekan i Shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit Brown.
-
Mos u përzieni me nënën Natyrë
A ka qenë ndonjëherë një ide e mirë për tu infektuar me një sëmundje me qëllim? Ata të një moshe të caktuar do të kujtojnë kur prindërit organizonin “festa kundër lisë së dhenve” për t’i ekspozuar fëmijët e tyre të vegjël ndaj një fëmije të infektuar. Për shkak se rastet e lisë së dhenve të të rriturve janë më të rënda, ideja ishte që fëmija ta kapte atë herët për ta “kaluar”.
“Oh, kjo ishte gjithashtu një ide e keqe,” rrëfen dr. Offit. Ai tregoi një histori për një film edukativ mbi vaksinat që kishte bërë vite më parë dhe kameramani zbuloi se kishte një motër që e kishte çuar fëmijën e saj në një festë kundër lisë së dhenve. Fatkeqësisht, fëmija vdiq nga infeksioni.
“Mos u ngatërro me Nënën Natyrë”, tha ai. “Ajo po përpiqet të na vrasë që kur ne u zvarritëm nga oqeani në tokë.”. /MeMjekun.com
Burimi: CNN
SHENIM: Informacionet e publikuara në portalin memjekun.com kanë vetëm qëllim informues dhe në asnjë rast të zëvendësojë përcaktimin e diagnozës, përshkrimin e trajtimit apo raportin direkt mjek-pacient dhe vizitën te specialisti. Gjithmonë rekomandohet t’i drejtoheni mjekut apo specialistit për çdo shqetësim që të keni.