Nga cikli menstrual tek kockat, ja pse gratë duhet të marrin magnez?
Share This Article
” Magnezi, një aleat i mirëqenies femërore: ja si ta përdorni dhe pse do të bëjë dallimin në ekuilibrin trup-“mendje”
Ka ditë që zgjohemi të lodhur, a ju ka ndodhur edhe juve kjo? Pa forcë, të papërqendruar dhe me kokë që duket diku tjetër. Sidomos në ditë të caktuara të muajit, ose në periudhat më stresuese, ndjenja e rraskapitjes mund të shfaqet papritur dhe të kthehet në mënyrë ciklike. A e dini se lodhja që mund të ndjeni rregullisht mund të lidhet me një mungesë minerali? Po, është e drejtë: një nga shenjat e mungesës së magnezit ka të bëjë me lodhjen, shqetësimin e muskujve, nervozizmin dhe vështirësinë për të fjetur. Por si magnezi mund të kontribuojë në mirëqenien e grave?
Lexo edhe– Nivel i lartë i magnezit në gjak, çfarë tregon
Gabimi më i madh që bëjmë
Ne nuk i japim rëndësi të mjaftueshme magnezit, por përkundrazi ky mineral që është themelor për ekuilibrin e organizmit tonë, është i pranishëm në organizëm me një përmbajtje midis 1600 dhe 2300 mEq. 60% e magnezit gjendet në kocka, 40% në muskuj dhe 1% në plazmë.
Një gabim thelbësor që bëjmë është të marrim magnez vetëm në raste urgjente, kur ndihemi të ezauruar. Gabim! Për shembull, në fazën premenstruale me lodhje dhe shqetësime të përsëritura të muskujve, është e rëndësishme të ruhet një ekuilibër i qëndrueshëm në mirëqenien e trupit, duke shmangur situatat emergjente si çekuilibrat e papritur të shkaktuara nga mangësitë.
Përfitimet e magnezit për gratë
Magnezi është një nga mineralet më të pranishme në trupin e njeriut. Pjesa më e madhe e tij shpërndahet në indet e kockave, por magnezi merr pjesë në reaksione të shumta qelizore, nga funksioni i muskujve dhe sistemit nervor deri te metabolizmi i energjisë dhe funksioni psikologjik. Kjo shpjegon sesi mangësitë e magnezit, përgjithësisht të nënvlerësuara, ndikojnë në një numër tepër të lartë të mekanizmave trupor, nga stresi deri te ndjenja e rraskapitjes.
Doza e rekomanduar ditore e magnezit për një të rritur është afërsisht 300 mg. A jeni grua? Magnezi është aleati juaj i çmuar sepse mund të lehtësojë lodhjen dhe çrregullimet e nervozizmit, duke ndihmuar në relaksimin e muskujve.
Si ta ndihmojmë trupin tonë?
Të ushqyerit në përgjithësi mund të sigurojë sasinë e duhur të magnezit, megjithatë përllogaritja nuk është aq e thjeshtë: ka periudha në të cilat stresi rritet dhe mungesa e kohës ndihet, për të mos përmendur çështjen që lidhet me shëndetin e grave, kështu që ka faktorë shtesë për të marrë në konsideratë. Cikli menstrual, shtatzënitë e mundshme, menopauza së bashku me gjithçka që mund të sjellë, na bëjnë të reflektojmë mbi ekuilibrin kompleks psiko-fizik në nivel hormonal dhe sesi mineralet luajnë një rol themelor në mirëqenien tonë, shpesh në një mënyrë të padukshme dhe pak të konsideruar.
Studimet klinike kanë theksuar se mungesa e magnezit mund të luajë një rol të rëndësishëm në simptomat premenstruale, si dhe në çrregullimet që lidhen me menopauzën. Suplementi i duhur i magnezit ndihmon për të luftuar stresin dhe çrregullimet që lidhen me lodhjen, duke mbështetur energjinë, zemrën dhe sistemin nervor.
Nuk është gjithmonë e lehtë të kesh nën kontroll gjithçka, por… sa herë që arrijmë të bëjmë diçka për mirëqenien tonë, është vërtet një arritje. Në një botë që lufton kundër kohës, të dish të kujdesesh për veten është suksesi ynë i vogël i përditshëm.
Mos harroni rëndësinë e një diete të larmishme dhe të ekuilibruar dhe një stili jetese të shëndetshëm. Para se të merrni, lexoni paralajmërimet në paketim. / MeMjekun.com
SHËNIM: Informacionet e publikuara në portalin memjekun.com kanë vetëm qëllim informues dhe në asnjë rast të zëvendësojë përcaktimin e diagnozës, përshkrimin e trajtimit apo raportin direkt mjek-pacient dhe vizitën te specialisti. Gjithmonë rekomandohet t’i drejtoheni mjekut apo specialistit për çdo shqetësim që të keni.