Eshtë sëmundje infektive që shkaktohet nga virusi Epstein- Barr.
Ky virus infekton rreth 95% të popullatës, po vetëm në 1/3 e të infektuarve shkakton sëmundje. Vlen të theksohet se edhe brenda këtij grupi, rreth 2/3 e kalojnë sëmundjen si katare të thjeshta.
Moshat më të prekura janë nga 4 në 15 vjeç, pa përjashtuar moshat e tjetra,…
Otiti media është infeksion ose inflamacion i veshit të mesëm.
Ndodh në zonën midis membranës timpanike dhe veshit të brendshëm.
Kur fëmija ka infeksion, qelbi mblidhet prapa membranës së timpanit ( daulles së veshit), duke u shoqëruar me temperaturë. Edema e shkaktuar rrit presionin në veshin e mesëm. Kështu shpjegohet dhimbja.
SHKAQET
• mikrobet, kryesisht pneumokoku,
• viruset si…
Ka prindër që hezitojnë ta përdorin mjekimin me aerosol e cila është e thjeshtë, e domosdoshme në rastet që do t'i përshkruajmë më poshtë, Pa efekte anësore.
Çfarë është aerosoli?
Marrja e disa ilaçeve në formë avulli është një metodë bashkëkohore, e cila rekomandohet si mjekim shoqërues në disa situata inflamatore ose infeksioze të rrugëve të frymëmarrjes.
Në…
Laringitet akute janë infeksione të shpeshta të moshës pediatrike. Prekin kryesisht fëmijët të moshës 3 muaj deri në 5 vjeç. Në fëmijët mbi 5 vjeç shenjat janë më të zbutura. Kanë karakter sezonal, pra lidhen me ndryshimet e motit.
SHKAQET
Shkaqet janë kryesisht virusale, ( virusi respirator sinsicial, hemofilus influenze , Echo- viruset, adenoviruset): më pak…
Është shenjë e shpeshtë për të cilën prindërit paraqiten në klinikat pediatrike.
Me anë të këtij informacioni do të doja të ndërgjegjësohen disa prindër që shkojnë direkt tek farmacisti dhe marrin ilaç për parazitët e zorrëve.
Më poshtë po radhisim arsyet pse i dhemb barku fëmijës, sipas shpeshtësisë:
- Sa herë që fëmijët ftohen, kanë skuqje të fytit,…
Është një sëmundje infektive që shkaktohet nga një mikrob në fyt, i cili quhet streptokok Beta hemolitik i grupit A. Ekzotoksinat që lëshon në gjak ky mikrob janë përgjegjëse për pikat e kuqe në lëkurë, (ekzantema).
Sëmundja takohet në formë sporadike, rrallë endemike. Prek më tepër fëmijët e moshës 3-10 vjeç, me frekuencë më të lartë…
Adoleshenca është mosha e vullnetit të pavetëdijshëm, e rritjes së vrullshme dhe energjive të mëdha. Kjo periudhë shoqërohet me konfuzion, çrregullime të personalitetit dhe ndryshime të mëdha biologjike dhe psikosociale.
Gjithashtu kërkohet një kujdes i veçantë për higjenën e lëkurës. Aknet dhe dalja e qimeve e bëjnë lëkurën të yndyrshme dhe të infektueshme më shpejt. Adoleshentët…
Të vjellat gjatë udhëtimit ndodhin për shkak të impulseve, ngacmimeve që stimulohen nga lëvizja e shpejtë e syve, ose nga aromat brenda në makinë. Nën moshën dy vjeç rekomandohet të mos e ushqesh shumë para udhëtimit. As me stomakun bosh, por në përgjithësi ushqime të thata të cilat thithin lëngjet e stomakut. Mundohuni për ta…
Diarreja akute është infeksioni më i shpeshtë i stinës së verës, në moshat pediatrike. Diarretë e verës, janë më tepër me origjinë mikrobike, si psh mikrobi i salmonelës , shigelës, Stafilokoku ( tek qumështi i akulloreve) dhe Escherichia Coli.
Më rrallë janë ato parazitare nga Lamblia , Ameba, Adenoviruset, Vibrioni i kolerës, etj.
Kanë një shenjë të…
Një fëmijë që ushqehet me gji, normalisht, kur hyn në muajin e gjashtë fillojmë t'i mësojmë ushqimet me përbërje kryesisht perime. Kjo është formula klasike e shkëputjes nga gjiri, e cila zgjat afro gjashtë muaj.
Nga mosha 5-7 muajsh fëmija ushqehet 5 herë me 6 orë pushim natën. Janë tre vakte të mëdha dhe dy të…