Është sëmundje kronike që shoqërohet me rritjen e sheqerit në gjak. Tek adoleshentët vihet re tendencë në rritje i diabetit melitus, i varur nga insulina.
Mungesa e insulinës shkakton një uri të qelizës për glukozë, ndërkohë që në gjak ka shifra të larta të glicemisë.
Mendohet se është një sëmundje autoimune që ndodh në persona të predispozuar…
Helmimet aksidentale të fëmijëve mund të ndodhin nga gëlltitja e medikamenteve të gjyshërve, nga gëlltitja e detergjentëve, nga shishet me hidrokarbure që mbajmë në shtëpi, si psh benzinë, toluen etj.
Gjithashtu mund të ndodhë dhe nga thithja e avujve toksike që krijohen edhe nga bashkimi i disa substancav, nga disa kërpudha, barishte helmuese etj.
Për dijeni: Një…
Në klinikat pediatrike, peshën kryesore e zenë sëmundshmëria akute.
90% e tyre janë infeksione të rrugëve të frymëmarrjes dhe diarreike. Pjesa tjetër janë sëmundjet kronike dhe procedurat administrative.
Prandaj mjeku pediatër përballet shpesh me përdorimin e antibiotikëve.
Infeksionet kanë dy shkaqe kryesore:
•Mikrobike, që janë rreth 60% të infeksioneve akute.
•Virusale, të cilat nuk mjekohen me antibiotikë.
Ka raste kur prindërit…
Ndër sfidat e vështira të fushës së mjekësisë, mbetet ethja e zgjatur, kur sëmundja mbetet e paqartë për më shumë se një javë.
Shpesh, në infeksionet virale temperatura vjen në normë pas një jave. Nëse kjo vazhdon më tej, mjekët thellohen në analiza, për të gjetur shkakun e vërtetë të temperaturës.
Në 70% të rasteve janë sëmundjet…
Ndër sëmundjet kronike të fëmijëve, vendin e dytë e zë Epilepsia, pas Asthmës. Shkaqet janë të panjohura. Epilepsia është një çrregullim i valëve elektrike të trurit.(shpërthim i papritur)
Ajo mund të trashëgohet. - - ka shkaqe të tjera gjenetike.
-nga infeksionet e trurit nga mikrobet por edhe disa infeksione parazitare.
-traumat e lindjes,
-goditje të trurit”
- Faktorët që mund…
Populli i quan me termin jo të saktë, "mish i huaj në hundë". Hunda është shpesh, porta e parë e infeksioneve tek fëmijët. Ajo preket shpesh nga kataret e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Në moshën 0-1 vjeç hasim shpesh bllokimin e hundëve nga sekrecione të bardha ose të trasha të verdha . Kur sekrecionet bëhen…
Kordoni i kërthizës është një lloj përcjellësi që e ka origjinën që në javët e para të ngjizjes dhe që përmban vaza gjaku që lidhin fetusin me placentën e nënës.
Një strukturë atomike e përkohshme, që gjatë shtatzënisë garanton furnizimin me gjak, oksigjen dhe ushqyes për fetusin si dhe shkëmbimin e mbetjeve dhe që me lindjen…
Gjej rastin të jap një informacion të shkurtër për të eliminuar paragjykimet dhe keqkuptimet që lindin në praktikën pediatrike.
Me termin Hemoglobinopati kuptojmë një grup anemish me bazë nga dëmtimet gjenetike. Ato shprehen me dëmtime sasiore dhe strukturore të vargjeve të hemoglobinës. Nuk kanë lidhje me anemitë nga mungesa e hekurit, të cilat i hasim shpesh…
Gluteni është një proteinë që ndodhet tek disa ushqime që hamë. Mendohet që, tek disa persona, enzima e cila ndihmon zbërthimin e glutinës në zorrë, të shkaterrohet për arsye të ndryshme gjë që sjell edhe reaksionin imunitar.
Me sa duket nga mënyra e ushqimit që hamë, fillojnë dhe mbarojnë shumë probleme shëndetësore. Këtu duhet të kërkojmë…
Mykoplazmat janë mikroorganizma të gjalla, më të voglat që ekzistojnë.
Ato nuk klasifikohen as si viruse, as si bakterie, as si rikecie.
U izolua në vitin 1944 në pacientë me pneumoni atipike. Ajo shkakton 20% të infeksioneve respiratore në moshat pediatrike. Më shpesh preken moshat 3-9 vjeç (70% e rasteve me mykoplazma.) Më pak moshat e tjera.…