Aditivët ushqimorë/ Maltodextrin, çfarë duhet të kemi parasysh për këtë lloj sheqeri
Share This Article
Maltodextrin është një karbohidrat që zakonisht gjendet në suplementet sportive dhe në ushqimet e përpunuara. I përket grupit të sheqernave me indeks të lartë glicemik që mund të përdoret dhe si trashës.
Ai është një përbërës i zakonshëm tek ushqimet industriale të shumëpërpunuara. Pra duhet të dimë efektin e tij në trupin e njeriut dhe nëse është i sigurtë për shëndetin konsumi i tij. Më poshtë po japim disa informacione për të, në mënyrë që herën tjetër kur ta lexoni këtë emër në etiketën e një produkti të dini për çfarë bëhet fjalë.
PËR ÇFARË SHËRBEN MALTODEXTRIN
Funksionet e maltodextrin janë të ndryshme, sipas produktit ku gjenden. Në produktet të shumëpërpunuara vepron si trashës. Ky përbërës përmirëson karaktertistikat organetleptike të shumë ushqimeve.
Ky sheqer gjendet shpesh dhe tek pijet energjike për sportistë, qëllim kryesor i të cilit është të vonojë shfaqjen e lodhjes. Mungesa e maltodextrin gjatë ushtrimeve fizike është në gjendje të nxisë sintezën e glukogjenit, sipas një kërkimi të publikuar në Journal of Strength and Conditioning Research.
Mbajtja e niveleve të përshtatshme të këtyre nutrientëve zvogëlon lodhjen dhe përmirëson performancën. Glukogjeni është një farë rezerve glukoze që mund të ketë nevojë për mëlçinë kur i duhet të rrisë prodhimin e energjisë.
Lexo edhe- Alergjia ndaj aditivëve ushqimorë, simptomat dhe trajtimi
SI MERRET MALTODEXTRIN
Në përgjithësi, maltodextrin është një pluhur i bardhë dhe i tretshëm që mund të merret në ushqime të ndryshme si orizi, misri apo gruri.
Për të marrë këtë përbërës, ushqimet e mësipërme duhet të nënshtrohen një procesi industrial që ndryshon vetitë e tyre ushqyese. Amidonet i nënshtrohen temperaturave të larta, pastaj shtohen enzimat për të përshpejtuar dekompozimin e tyre. Më pas, vijohet me procesin e hidrolizës, nga e cila merret maltodextrin.
Produkti përfundimtar përmban një energji prej 4 kcal për gram, njësoj si karbohidratet e tjerë. Ajo që e dallon sheqernat e tjerë është indeksi i tyre glicemik, i njohur si aftësia për të rritur nivelet e glukozës në gjak.
Në këtë kuptim, maltodextrin ka një indeks glicemik më të lartë se sheqeri i zakonshëm, dhe shkakton stres të lartë pankreatik. Një konsum i zgjatur i tij mund të dëmtojë pankreasin dhe shkakton rezistencë ndaj insulinës.
A ËSHTË E SIGURTË PËR SHËNDETIN?
Megjithëse Maltodextrin është konsideruar e shëndetshme nga Food and Drug Administration (FDA), efekti i saj tek personat sedentarë është i diskutueshëm. Ka prova shkencore të mjaftueshme për të konfirmuar se marrja e tepërt e karbohidrateve rrit rrezikun e zhvillimit të patologjive metabolike.
Disa studime të publikuara në Nutrinets e lidhin marrjen e maltodextrin dhe aditivëve të tjera ushqimorë me mikrobiotën e zorrëve. Një gjendje e tillë rrit inflamacionin sistemik në organizëm, e me këtë incidencën e patologjive komplekse dhe kronike.
Në rastin e sportistëve, megjithatë situata është ndryshe. Këshillohet marrja e rregullt e karbohidrateve për të garantuar riintegrimin e substancave ushqyese të humbura gjatë ushtrimeve fizike. Kjo praktikë zvogëlon incidencën e lëndimeve muskulare.
Një nga qëllimet e ushqyerjes në sport është rivendosja e rezervave të glukogjenit. Pra, rezulton e nevojshme marrja e karbohidrateve.
KUR NUK DUHET KONSUMUAR MALTODEXTRIN
Të prekurit nga diabeti apo çrregullime metabolike duhet të shmangin marrjen e këtij sheqeri me indeks të lartë glicemik. Në të kundërt, shëndeti i tyre do të vuajë. Sipas ekspertëve, pacientët me këto patologji i përgjigjen më mirë një regjimi ushqimor të varfër me karbohidrate, sesa konsumit të kontrolluar të këtyre sheqernave.
Gjithashtu, kush vuan nga disbioza e zorrëve nuk i këshillohet konsumi i rregullt i aditivëve ushqimor si malodextrin. Kjo pasi mund të ndryshojë mikrobiotën, favorizon përhapjen bakteriale në zonat afër me zorrën e hollë, duke lehtësuar nisjen e disa patologjive.
ALTERNATIVA NDAJ KËTIJ PËRBËRËSI
Industria ushqimore përdor shpesh alternativa të maltodextrin për të garantuar karakteristikat e duhura organoleptike në ushqimet e prodhuara. Më i zakonshmi është sheqeri, mjalti apo melasa.
Kjo nuk do të thotë se alternativat janë më të shëndetshme se maltodextrin, pasi dhe konsumi i tyre rregullisht nuk këshillohet. Pra, ideale do të sihte kufizimi dhe zvogëlimi i marrjes së karbohidrateve për të mbrojtur shëndetin. Sidomos ata që bëjnë një jetë sedentare duhet ti kushtojnë vëmendje këtij aspekti.
Për atletët problemi qëndron ndryshe,pasi sheqeri është burimi kryesor i energjisë. Sidoqoftë dhe në këtë rast nevojitet një kontroll për të siguruar që efektet të mos bëhen të dëmshme.
MALTODEXTRIN NJË ADITIV USHQIMOR I ZAKONSHËM
Maltodextrin kryhen një sërë funksionesh në industrinë ushqimore. Sidoqoftë nuk është shumë i përshtatshëm për shëndetin, pasi përdorimi për një kohë të gjatë shkakton shqetësime të ndryshme.
Sidoqoftë nuk duhet të përjashtohet tërësisht nga regjimi ushqimor, është e nevojshme të njohim produktet që përmbajnë këtë aditiv dhe të reduktojmë konsumin. Duhet të dini se është praktikë e mirë leximi me kujdes i etiketave ushqyese për të parë praninë e maltodextrin.
Në rastin e sportistëve mund të konsumohen nëse është në pijet energjike. Në rast dyshimesh, flisni me nutricionnistin i cili do ju përgjigjet pyetjeve tuaja./ MeMjekun.com