Ankthi gjatë shtatzënisë, këshillat e psikologes
Share This Article
Tek çdo grua shtatëzënë po të vëmë re gjatë një bisedimi dëgjojmë biseda të cilat përfshijnë shqetësime të tilla si meraku ose frikë për ecurinë e saj dhe procesin e lindjes.
Ato shqetësohen për nivelin e të vjellave, shqetësohen nëse ushqimi që ato konsumojnë është mjaftueshëm edhe për bebin gjithashtu nëse kanë qenë gati fizikisht shëndetshëm për pritjen e një shtatëzënie ( femrat që janë kosumuese të duhanit apo alkoolit). Femrat të cilat kanë provuar ankth para shtatëzanisë janë të njohura pak a shumë me simptomat e tij. Shpesh ato mendojnë që do të jenë“nëna të mira” dhe se nuk janë të gatshme për tu kujdesur për fëmijën e tyre. Për këtë arsye ato kanë ndjenja faji dhe turpi prandaj edhe nuk kërkojnë ndihmë por e izolojnë problemin brenda vetes.
-Në këtë pritje të ëmbël kujdesuni për veten tuaj duke I dhenë përparësi jo vetëm dietës ushqimore por edhe gjendjes shpirtërore e asaj mendore.
-Kujdesi për veten gjatë kësaj periudhe I shkon automatikisht edhe kujdesit për bebin.
Mos e izolo frikën tënde, kërko ndihmë!
Artikull nga psikologe Juliana Dulla
Nr. Tel +355 69 823 2247