Kategorite

Me te lexuarat

Të njohim ilaçet/ Suramin, antivirali që po studiohet për COVID-19

suramin

Shkencëtarët janë duke kërkuar me patjetër një antiviral efektiv për të luftuar COVID-19, i cili tashmë ka shkaktuar miliona vdekje në të gjithë botën.

Në një studim të botuar kohët e fundit sqarohet mekanizmi i frenimit të SARS-CoV-2 nga një frenues jo-nukleotid i quajtur SURAMIN.

Krahasuar me SARS-CoV dhe MERS-CoV, sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes koronavirus 2 (SARS-CoV-2) ka transmetueshmëri shumë më të madhe dhe prandaj ka shkaktuar një pandemi më shumë sesa një shpërthim lokal.

SURAMIN është një përbërës polianionik me një mekanizëm veprimi ende të panjohur!!!

Suramin është përbërësi i parë në llojin e vet që tregon se ka një aktivitet frenues ndaj SARS-CoV-2 dhe është premtues për përdorim si një ilaç kundër COVID-19!

Suramin është një ilaç që është përdorur për të frenuar dhe trajtuar disa sëmundje të mëparshme ( sëmundja Afrikane e gjumit, Verbëria e lumenjve, Virusi Zika dhe Virusi Chikungunya) për më shumë se njëqind vjet.

Suramin mund të parandalojë lidhjen, hyrjen dhe lëshimin viral në qelizat pritëse nëpërmjet ndërveprimeve me Proteinat Kapside Virale.

Hulumtimet e fundit kanë treguar se është një frenues in vitro i infeksionit SARS-CoV-2 në kulturën qelizore duke parandaluar hyrjen e virusit dhe kjo ndodh për shkak të frenimit të tij të fuqishëm të ARN polimerazës së varur nga ARN SARS-CoV-2 (RdRp), e cila është një enzimë thelbësore e ciklit jetësor viral.

Suramin mendohet të jetë 20 ose më shumë herë më i fuqishëm se REMDESIVIR, i cili aktualisht është i vetmi ilaç i aprovuar kundër COVID-19.

Faktori CC50 (përqendrimi i kërkuar i ilaçit për të zvogëluar qëndrueshmërinë e qelizave me 50%) i suraminës është mbi 1000 μM, kjo gjë tregon kufirin e lartë të sigurisë.

Një studim i përqasjes me RdRp nga disa viruse sugjeron se mbetjet që vijnë në kontakt me Suramin janë ruajtur, duke treguar kështu zbatueshmërinë e gjerë të Suramin në infeksione të shumta virale.

Gjatë studimit InVitro, Suramin u shfaq si frenues i efektshëm i RdRp dhe me përqendrime efektive mikromolare, citotoksiciteti ishte i ulët, duke treguar kështu, dobinë e mundshme për trajtimin e COVID-19.

Studiuesit tregojnë se Suramin është një frenues i drejtpërdrejtë dhe i fuqishëm viral RdRp me anë të frenimit të drejtpërdrejtë.

Suramin është frenuesi i parë jo-nukleotid i SARS-CoV-2 RdRp, dhe tregon potencialin për të zhvilluar analog të Suramin si dhe formulime të ilaçesh të ndryshme si frenues të fuqishëm dhe efektivë të replikimit viral SARS-CoV-2!

Artikull nga Dr.Gerald KOLA
Mjek Internist dhe Këshillues Mjeksor

Nr Tel: +355 67 207 1231

Klinika Tirana Health Clinic