Kategorite

Me te lexuarat

Dhimbje gjatë frymëmarrjes/ Shkaqet, rreziqet dhe këshilla

dhimbje frymemarrje

Dhimbja gjatë frymëmarrjes përshkruhet në pjesën më të madhe të rasteve si një :dhimbje ndërkostale”, pra, ndjesia e shpimit mes dy brinjëve, apo si një dhimbje e lokalizuar në kraharor dhe shoqëruar ndonjëherë me simptoma të tjera si dispnea (ndjesia e frymëmarrjes së vështirë), marramendje, të vjella, djersitje, ethe dhe kollë.

Në këto raste dhimbja e referuar gjatë frymëmarrjes nuk është e izoluar, por vendoset në një kontekst më të gjerë që është “dhimbja në gjoks”, dhe mund të jetë tregues i një sërë patologjive të ndryshme për të cilat kërkohet një trajtim më i thellë.

Nëse ndodh të keni dhimbje gjatë frymëmarrjes nuk duhet të alarmoheni, por të ruani qetësinë, ti kushtoni vëmendje llojit të dhimbjes dhe të ndiqni se si vijon më pas.

SHKAQET

Në pjesën më të madhe të rasteve dhimbja gjatë frymëmarrjes perceptohet si një ndjenjë pickimi që shfaqet papritur.
Kjo lloj dhimbje quhet si ndërkostale dhe varet nga:

Nevralgjitë ndërkostale (gjendje e butë e rrallë që ndodh për shkak të keqfunksionimit të nervave ndërkostal)

Inflamacion i kërceve

Infeksione te herpes zoster

Tërheqje e muskujve ndërkostal (më e shpeshtë tek atletët)

Trauma të brinjëve

Ngërçe të mëskukjve ndërkostal

Efekte pas një ndërhyrje kirurgjikale kardiake apo në gjoks

Në disa raste dhimbja gjatë frymëmarrjes shfaqet në periudhë ankthi apo stresi dhe në momente të paparashikuara si ulur në tavolinë, gjatë pushimit apo duke parë tv. Në këtë rast ndodh për shkak të tensioneve muskulare të trupit që shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe jeta vegjetative.

Në disa raste dhimbja gjatë frymëmarrjes mund të jetë sekondare për shkak të:
Refluksit gastro-ezofag

Polmoniti apo bronshiti

Sëmundje të tjera që mund të shfaqin dhimbje gjatë

frymëmarrjes, janë të lidhura me ndryshime strukturore kockore si skolioza dhe hernie diskale.

Dhe e fundit, duhet të kujtojmë gjendjet më të rënda të lidhura me organte në brendësi të kraharorit, zemra, perikarditi, ezofagu, aorta etj, të cilat janë në gjendje të shkaktojnë dhimbje gjatë frymëmarrjes, mes të cilave:

Perikarditi

infarkti kardiak

diseksioni i aortës

Embolia polmonare

Në këtë rast dhimbja do të jetë e papritur dhe e vazhdueshme dhe duhet patjetër të shkoni në urgjencë sa më shpejtë të jetë e mundur.

ÇFARË DUHET TË BËNI NË RAST DHIMBJESH?

Nëse dhimbja gjatë frymëmarrjes është shfaqur kohët e fundit dhe nuk shoqërohet me simptoma të tjera ka tendencë të shuhet në mënyrë spontane pas disa orësh dhe ndodh për shkak të gjendjes së ankthit apo stresit.

Në këtë rast duhet të:

uleni dhe të qetësoheni

vendosni një dorë në bark apo kërthizë

merrni frymë nga hunda, pa u nxituar për të paktën dy sekonda

nxirreni frymën ngadalë, për të paktën katër sekonda

KUR DUHET TË SHKONI TE MJEKU?

Rekomandohet ti drejtoheni mjekut apo të shkoni në Urgjencë në të gjitha rastet e dyshimta dhe veçanërisht nëse:

rrahjet e zemrës janë të përshpejtuara dhe të çrregullta
dhimbjet gjatë frymëmarrjes nuk pushojnë por kanë tendencë të shtohen me kalimin e kohës

ndjesia e dhimbshme shoqërohet me frymëmarrje të shpejtë dhe dhimbje që shkon në qafë apo krah, ka të përziera dhe të vjella.

dhimbja me frymëmarrjen vjen nga një ndjesi e fortë shtypëse në gjoks që nuk të lejon të marrësh frymë me qetësi.

DIAGNOZA

Dhimbja gjatë frymëmarrjes mund të jetë diçka që ndodh në gjendje stresi apo ankthi, por edhe “spiune” e një patologjie më të rëndë dhe që ka nevojë për konsultë mjekësore.
Për të pasur një diagnozë të saktë, duhet të konsiderojmë gjithmonë intensiteitn e dhimbjes, fillimin e saj dhe evoluimin e kësaj dhimbjeje,si dhe vlerësimin nëse shoqërohet me simptoma të tjera.

Mjekut mund të ndërhyjnë menjëherë (për shembull në rastin e infarktit, embolisë) apo të kërkojë testime të mëtejshme për të vendosur shkakun e dhimbjes së referuar gjatë frymëmarrjes:

Radiografi të toraksit

elektrokardiograma

analiza hematokimike

gatroskopi.

TRAJTIMI

Trajtimi varet nga shkaku dhe është shumë i ndryshëm; mund të kërkohet konsultimi i specialistëve të ndryshëm (pneumologu, kardiologu, ortopedi) sipas rastit.

Nëse, siç ndodh më shpesh, dhimbja gjatë frymëmarrjes është me origjinë ndërkostale, është e mundur të merrni ilaçe anti-inflamatore ose ilaçe analgjezike për të zvogëluar dhimbjen, sipas këshillës së mjekut tuaj.

Së fundi, është gjithmonë e këshillueshme që të përqafoni një stil jetese të shëndetshme dhe të shmangni pirjen e duhanit./ MeMjekun.com