Tërmeti prodhon te njerëzit një tronditje emocionale, duke shkaktuar zakonisht ankth, frikë dhe sulme paniku. Ankthi është përgjithësisht një emocion i dyanshëm: nga njëra anë ai mund ta shtyjë individin të japë maksimumin përmes një seri procesesh dinamike nervore, fiziologjike, sjelljeje dhe njohëse që çojnë në adaptim; nga ana tjetër, ai mund të kufizojë ekzistencën…
Shqipëria është një nga vendet me sizmicitetin më të lartë në Europë. Vendi ynë bën pjesë në Ballkan dhe dihet që Ballkani është një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Në zonën mesdhetare ndodhin rreth 15% e tërmeteve në botë, ndërsa pjesa tjetër, rreth 80% e tërmeteve, ndodhin në unazën e Paqësorit. Pikërisht kjo është…
Ditët e ftohta të dimrit shoqërohen me temperatura të ulëta. Në zona të ndryshme të vendit kjo stinë shoqërohet edhe me rreshje dëbore dhe ngrica. Qëndroni të sigurtë dhe të shëndetshëm duke planifikuar më parë masat e nevojshme që ju duhet të merrni.
Siguroni shtëpinë tuaj gjatë dimrit
Shumë njerëz preferojnë të qëndrojnë në ambiente të mbyllura…
Kur flasim për diabetin i referohemi zakonisht një gjendje patologjike të karakterizuar nga ndryshimi i metabolizmit të sheqernave, me pasoja të shfaqjes së një glicemie të lartë dhe simptomave të tjera të lidhura me të.
Diabeti insipid është një sëmundje e rrallë, që me diabetin e zakonshëm (diabeti melit) ndan vetëm emrin dhe një simptomë, poliurinimin…
Termi rraskapitja nervore (në mjekësi nevrastenia, “lodhja e nervave”) tregon një gjendje ekstreme të lodhjes mendore dhe fizike që vjen pas një stresi të fortë që mund të jetë: ekonomik, nga puna, nga shkolla, familjare, sociale dhe interpersonale.
Në kuptimin e përbashkët të termit, “rraskapitja” do të thotë pikërisht konsumi, zbrazja e energjisë personale që çon…
Stina e dimrit vjen bashkë me virozat e stinës dhe gjendjet gripale, të cilat prekin miliona njerëz në botë, dhe qindra mijëra prej tyre shtrohen në spital dhe raste të tjera arrijnë deri në humbje jete.
Kushdo mund të preket nga gripi dhe problemet serioze që lidhen me të, por disa persona kanë një rrezik më…
Shumë pak njerëz e dinë rëndësinë e mëlçisë së shëndetshme për të qenë të shëndetshëm dhe për të rregulluar metabolizmin e trupit. Sipas Fondacionit Kanadez të Mëlçisë, ky organ jetësor i trupit tonë kryen më shumë se 500 detyra mes të cilave:
Lufton infeksionin
Neutralizon toksinat
Prodhon proteina dhe hormone
Kontrollon nivelin e sheqerit në gjak
Favorizon koagulimin e gjakut
Një…
Nëse do të donit të ishit në peshën tuaj optimale dhe të konsumonit ushqimet më të shëndetshme në botë, çfarë do të ju duhej të konsumonit: vezë, omletë vegjetariane, kos natyral pa yndyrë apo proteina me kalori të ulëta?
Ky është regjimi që ndjek pjesa më e madhe e atyre që merren me humbjen e peshës.…
12 tetori është Dita Botërore e Artritit, e sëmundjeve reumatizmale e një mes tyre është edhe Henoch-Schonlein Purpura (HSP) për të cilën kemi vendosur të flasim në këtë ditë.
Kjo sëmundje përfshin inflamacionin e enëve të vogla të gjakut. Më shpesh shfaqet tek fëmijët. Simptomat kryesore janë skuqje dhe mavijosje të vogla, të cilat krijohen kryesisht…
Mjeku androlog, Evi Dani, shpjegon se si mbi ç’bazë është i ndërtuar sistemi i riprodhimit, si ndikon konkretisht stresi mbi këtë sistem dhe çfarë mund të bëhet në këto raste:
Doktor, çfarë hormonesh marrin pjesë në sistemin e riprodhimit të një mashkulli?
Riprodhimi te meshkujt është i varur nga një sistem hormonal, që është specifik vetëm për…